www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ja perse bien ne dashuri me truprojat Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ja perse bien ne dashuri me truprojat Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja perse bien ne dashuri me truprojat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Ja perse bien ne dashuri me truprojat Empty
MesazhTitulli: Ja perse bien ne dashuri me truprojat   Ja perse bien ne dashuri me truprojat EmptyFri Jan 28, 2011 12:04 am

Të dashurohesh me truprojat nuk është aspak diçka e jashtëzakonshme, madje ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe afërsitë që të lindë një romancë e vërtetë. Ja disa raste të tilla:

Lidhja intime mes një truproje dhe personit që është vënë në ruajtje mund të jetë shpesh një gjë e zakonshme dhe lehtësisht e arritshme. Orët e gjata të kaluara së bashku, me stres dhe shpesh edhe me përballjen e situatave me rrezik koke mund të bëjnë që lidhje të tilla, që janë të bazuara në besimin reciprok të kalojnë shumë shpejt dhe kollaj kufijtë profesionalë. Histori të tilla janë të shumta dhe sigurisht që “të tretët” nuk ndihen kurrë mirë kur dëgjojnë për lidhjen e gruas, burrit, me njeriun e caktuar për t’i mbrojtur në mirëbesim.

Në vitin 1980, në Britaninë e Madhe, një major i martuar nga jugu i Londrës u çlirua nga detyra e tij një vit pasi ishte caktuar me argumentin se “kishte qëndruar më afër seç duhej me Princeshën Ana, vajzën e Mbretëreshës Elisabet. Peter, të cilit nuk i erdhi aspak mirë nga ky ndryshim i beftë vendosi që në vitin 1984 ta shiste historinë e tij te një tabloid duke dhënë detaje për takimet e tij me Princeshën. Princesha vetë nuk bëri asnjëherë asnjë koment në lidhje me këto pretendime.

Një tjetër rast është ai i të ndjerës Princesha Diana dhe truprojës së saj, Barry Mannakee, i cili gjithashtu u largua nga puna për të njëjtën arsye. Në vitin 1987, Mannaklee, një oficer i martuar e me dy fëmijë u vra në një aksident. Sipas disa zërave, Diana vetë pati frikë se mos ai ishte vrarë pikërisht për shkak të thashethemeve për një lidhje të mundshme mes tyre. Miqtë e Dianës e mohuan të gjithë këtë shpifje për lidhjen mes tyre duke e quajtur këtë lidhje profesionale dhe nëse kishte ndonjë afeksion mes tyre ky ishte i natyrës vajzë-baba. Truproja e kishte ndihmuar Dianën që të kalonte një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj. Një tjetër Princeshë përfundoi e dashuruar me truprojën e saj. Kjo ishte Stefania e Monakos, e cila u martua me ish-truprojën e saj, Daniel Duçruet, në vitin 1995 dhe solli me të dy fëmijë në jetë. Vitin e kaluar dolën fjalë për gruan e dytë të Presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, se kishte lidhje të ngushta me truprojën e saj. Zyra e Zumës e mohoi këtë lajm i cili madje shkonte deri aty sa të thoshte se ajo ishte shtatzënë me truprojën.

Kemi edhe rastet e njerëzve të tjerë të famshëm të botës së show- biz-it si Britni Spears, e cila ka pasur shumë lidhje me truprojat e saj. Një tregues i këtij afeksioni shumë të madh mes dy njerëzish që mund të kalojnë përvoja të vështira në momente të ndryshme është edhe filmi i Hollivudit “Truproja” me Kevin Kostner dhe Uitni Juston.

Kjo është arsyeja që për të qenë një truprojë VIP-ash në shumë vende perëndimore kërkohet që veç trajnimit të mirë fizik dhe psikologjik një kandidat të ketë edhe një mënyrë shumë fortë për të shmangur lidhjet profesionale në detyrë, që ndonjëherë janë edhe rreziku më i madh me të cilin mund të përballet edhe një profesionist shumë i mirë dhe me përvojë. Roli i një truproje është shumë i rëndësishëm dhe bëhet fjalë për individë që kanë shumë cilësi dhe aftësi dhe trajnime deri në shkallën më të lartë. Por në fund të fundit, këta mbeten njerëz që pavarësisht se janë në një profesion mund ta ketë të vështirë ndonjëherë që t’i shpëtojnë kurthit të zemrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ja perse bien ne dashuri me truprojat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Te sakrifikosh nje dashuri per nje dashuri tjeter
» Perse je ende “single”?
» Përse u krijuam!
» Përse nuk falesh ?
» Ja përse do të fitojë PDK-ja
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum