www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm Empty
MesazhTitulli: Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm   Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm EmptyTue Feb 15, 2011 11:54 am

Dita e saj e zakonshme fillon me një kafe turke dhe një dush të ngrohtë, ndërsa pas ushtrimeve ajo kthehet në shtëpi për të përgatitur drekën. Më pas u kthehet provave të serialit dhe provave të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kështu nis dhe mbaron një ditë e aktores kosovare Yllka Gashi. Përveç që është e angazhuar në serialin vendor “Familja Moderne”, gjatë një bisede për Telegrafi.com, Yllka ka treguar se është e angazhuar edhe në dy shfaqje teatrore në repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Dita ime zakonisht fillon me një kafe turke dhe një dush të ngrohtë, pastaj shkoj në fitnes dhe kur përfundoj ushtrimet zakonisht kthehem në shtëpi për të përgatitur drekën. Më pas vijnë provat e serialit dhe eventualisht sipas orarit mujor të Teatrit Kombëtar, mbrëmjet shoqërohen me shfaqjet që i kam në repertor”, ka pohuar Yllka për Telegrafi.

“Momentalisht jam e angazhuar me prova e xhirime të sezonit të nëntë të serialit vendor ‘Familja Moderne’. Po ashtu, në repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës kam dy shfaqje. Shfaqjen ‘Heshtje’ nga Refet Abazi me regji të Arta Kallabës dhe shfaqjen ‘Vdekja dhe Vasha’ nga Ariel Dorfman me regji të Fatos Berishës. Muajin e kaluar kam xhiruar një film të metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji të Ariel Shabanit”, ka thënë Gashi.

Yllka ka rrëfyer se është shumë e kënaqur me rrjedhën e jetës së saj dhe është shumë falënderuese që jeta e saj ka plot momente të lumtura, duke mos dashur ta veçojë asnjë prej tyre. Por ndër momentet më të tmerrshme të jetës saj ajo përmend ndarjen me familjen e saj gjatë luftës.

“Jam e lumtur dhe shumë falënderuese që jeta ime ka plot e plot momente të lumtura dhe të kënaqshme, nëse do të duhej t’i selektoja gjithsesi do t’i mbetesha borxh vetes. Ndërsa, nga momentet më të trishtuara në jetë deri tani të parin në listë e kam momentin e ndarjes nga familja ime për një javë rresht gjatë luftës së 99-tës”, ka pohuar aktorja.

Aktorja kosovare po ashtu thotë se ajo irritohet nga pesimizmi, personat negativ dhe ata që të duan për interes.

“Unë jam tip energjik dhe i hareshëm. Më gëzon e lumturon shëndeti i mirë dhe më fisnikëron puna. Irritohem e ‘mërzitem’ nga pesimizmi dhe nuk i duroj dot negativët e interesxhinjtë”, ka shtuar Yllka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Yllka Gashi: Të bëhet të paktën një film i mirë kosovar
» Qka mendoni për yllka?
» Ilira Gashi do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion, Genta Ismajli eleminohet…
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum