| Poezi Per Babin (Jo Personale} | |
|
Autori | Mesazh |
---|
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:42 pm | |
| Babi im
Me quante qik, goce dhe vashe Me babin time punonim bashke Nje dite pa pritur degjova nje lajme Babi i semure nena me tha. Ju ofrova afer ne sy ta shikoja C'do punojme sot babi a nuk ma thua? Sot nuk do punojme me tha ai mua Do pushojme pak se nuk me bejne duart. Atehere do dal vet te punoj sot Jo, jo me tha sot ketu me mua do qendrosh Rrija afer dhe e shikoja si merrte fryme Nganjehere edhe mbyllte syte. Babi me shiko i thoja e ai hapte syte Me trego dicka te mire qe dua te degjoj Cka te te tregoj o babi im sot ty? Deshiron ate tregimin me biciklet? Cilin me thote ai nuk e mbaj ne mend Kur me mesove te ngas bicikleten E une nga vetebesimi theva koken Filloi ai te qeshet por nuk kishte fuqi Keshtu ditet kalonin e ai dobesohej cdo dite Nje dite ne mengjesi ai mbylli syte Babi me shiko i thash une perseri Atehere nene peshperiti dicka; Prej tash e tutje ti me nuk ke baba. |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:43 pm | |
| Emri yt
Emri yt sot eshte i gdhendur ne merme beshke me dy data 16.08.1949 ---- 09.05.2004 njera ishte data me e gezuar per ne e tjetra do jete data me e mallkuar.
Por ti ti nuk je poshte atij mermeri: Ti nuk banon atje... Ti banon ne kujtimet e mrekullueshme qe na ke len... Banon ne optimizmin tend Ne gezimin qe ke ditur te na dhurosh
Ti jeton ne profumin e luleve qe aq shume i adhuroje... JEton ne buzeqeshjen qe ke len ne personat qe ke dashur, dhe ne lotet e atyre qe te kujtojne,
Ke qene nje baba i mrekullueshem, Dua qe ta dish kete, Dua qe te dish qe ti per mua JETON... BABI... Ti JETON NE ZEMREN TIME... PER GJITMONE |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:43 pm | |
| PËR TY BABI
Të shkruaj sonte Babi Nesër do të vij tek varri Të tregoj se bija jote Është e djegur nga malli!
E di që s'të vjen mirë E di që ndryshe më mësove E di që jam gabim Po ndryshe s'mund të veproj!
Besën që ta dhash E mbaj, nuk e shkeli kurrë Se gjithmon më thoje Ti je e fort, si t'ishe burrë
Nganjëherë Babi Kur biej në gjumë Në ëndërr më vjen Ti Më thua me zë të ëmbël ,,Bijë të dashta shumë"
Tash të lutem Babi Mos më duaj mua Duaje mbesën ,afroje Në vend meje, ledhatoje!! |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:43 pm | |
| BABI, JAM PËRMALLUAR
Jam përmalluar shumë Të kërkoj me mallëngjim Të thërras me zë të shterrur Tek Ti kërkoj strehim!
Më merr Babi atje Dua të të kam pran Dua të qaj në prehër Se shumë vuajtje kam!
Asgjë nuk shof me sy Më janë errësuar Vetëm këto duar të zgjatura Më mbetën duke të kërkuar!color] |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:43 pm | |
| Babi!
Mos mendo qe te harrova Qe nuk shkruaj per Ty Kam dhembje o Babi Kam shum lot ne sy!
Me mungon ai preher i Yti Ku koken kam mbeshtet Kur qaja per te kaluaren E kisha shum me leht!
Ai ze i Yti i embel me mungon Keshillat qe i degjoja cdo dite Bije behu e fort me thoje Nuk ja vlen me u merzit!
Nuk jam e degjueshme o Babi Askend nuk po e degjoj Shpesh nga vuajtjet qe kam ne zemer Edhe miqet e mij i injoroj!
Injorante nuk isha kurr Si duket nga dhembja e fitova Nuk po mundem te pajtohem Me humbjet qe perjetova! |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:44 pm | |
| Fjala Jote E Fundit -----------------
Per femiun ishe femi Per te riun ishe i ri Per plakun ishe plak Ah sikur te ngjaja pake
Erdha tek varri Yt Me sy mbushur lot Te pyeta per at qe me mundon Por Ti nuk me pergjegjesh dot
Me ka humb rruga Babi A thua nga mallengjimi Tani nuk dij as vete Ku eshte fundi as fillimi
Mendoj ne vete si e marr Ah sikur te isha gure varri Te qendroj ke koka jote E vdekur per Se gjalli
Babi!!!!! Te gjithe shkruajn Per Nena Proze e poezi E une kete qe shkruaj Ta kushtoj vetem Ty
Te dashta per se gjalli Te dua edhe ne varr Per fjalet qe i shkrova Te lutem ma bane hallall
Kujt ti ankohem babi Per at qe me mundon Te gjithe ma kthyen shpinden Askush s'me degjon |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:44 pm | |
| Babi!
Mos mendo qe te harrova Qe nuk shkruaj per Ty Kam dhembje o Babi Kam shum lot ne sy!
Me mungon ai preher i Yti Ku koken kam mbeshtet Kur qaja per te kaluaren E kisha shum me leht!
Ai ze i Yti i embel me mungon Keshillat qe i degjoja cdo dite Bije behu e fort me thoje Nuk ja vlen me u merzit!
Nuk jam e degjueshme o Babi Askend nuk po e degjoj Shpesh nga vuajtjet qe kam ne zemer Edhe miqet e mij i injoroj!
Injorante nuk isha kurr Si duket nga dhembja e fitova Nuk po mundem te pajtohem Me humbjet qe perjetova |
|
| |
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} Sat Apr 30, 2011 9:44 pm | |
| .BABI! Sa shum me mori malli Sa shum kohe kaloj Pa Ty Babi i dashur Sa veshtir te jetoj!
Lulet qe ke mbi varr T'i ujita me lot Te them Babi ime Jame e merzitur sot!
Tani Babi im Me mall te perqafoj Do t'largohem ngadal Me gjate s'mund te qendroj! |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi Per Babin (Jo Personale} | |
| |
|
| |
| Poezi Per Babin (Jo Personale} | |
|