Të shtunën më fillim nga ora 20:45, në koloseumin e vërtetë të futbollit evropian, San Siro, pritet të ndeshin brinjtë dy prej superfuqive më të mëdha të futbollit italian, tradita e Milanit do të ndeshet me epokën e artë Inter, gjenerali i ushtrisë kuq e zi, Dr. Allegri, përballë mercenarit të formacionit vrasës zi-kaltër Maestrao Leonardo, në derbin numër 267-të të Madonninës, vendimtar për atë se kush pritet ta ketë primatin mbi qytetin e modës, Milanon.
A e dini se?
Milani është në pole pozicion për ta fituar Serie A me 62 pikë nga 30 ndeshje, me dy pikë më shumë se vendi i dytë, Inter.
Rossonerët kanë fituar 48 nga 153 ndeshjet ndaj Interit të luajtura deri tani në kuadër të Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka mbrojtjen më të mirë në Serie A me vetëm 22 gola të pranuar këtë sezon. Ata kanë pranuar gol në vetëm pesë nga 11 ndeshjet e fundit.
Kuq e zinjtë dhe Interi nuk kanë barazuar në 12 derbit e fundit. Milani i ka fituar pesë prej tyre.
Katër fitoret e fundit të Milanit ndaj Interit ishin me rezultat minimal 1-0.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Nesta, Thiago Silva, Antonini; Gattuso, Van Bommel, Seedorf; Boateng; Pato, Robinho.
Interi është në pozitën e dytë në Serie A dhe ka sulmin më të mirë në Itali me 56 gola të shënuar.
Nerazzurët kanë fituar 12 dhe kanë barazuar një herë në 15 ndeshjet në krye me Leonardon këtë sezon – këto janë 37 pikë. Nën Rafa Benitezin Interi kishte fituar vetëm 23 pikë në 15 ndeshje.
Me Milanin sezonin e kaluar, Leonardo mposhti dy herë Cagliarin e drejtuar atëkohë nga trajneri aktual i Milanit, Massimiliano Allegri. Sidoqoftë, braziliani i humbi të dyja ndeshjet ndaj Interit, me skuadrën e tij që pranoi gjashtë gola pa shënuar asnjë të vetëm.
Pa qendërmbrojtësin Lucio, i cili është i suspenduar për këtë ndeshje, Interi ka fituar katër dhe humbi një ndeshje këtë sezon.
Interi ka mposhtur Milanin më shumë se asnjë ekip tjetër në Serie A, duke fituar 56 herë në derbin e Madonninës.
Formacioni i mundshëm i Interit (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Ranocchia, Cordoba, Zanetti; Thiago Motta, Cambiasso, Stankovic; Sneijder; Pazzini, Eto'o.
Takimi i fundit
14 nëntor, 2010: Inter 0-1 Milan
Ish-sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ishte diferenca në këtë ndeshje duke shënuar nga penaltia pas vetëm pesë minutash lojë. Suedezi i cili ishte ndalur pa të drejtë nga Materazzi në zonën e rrezikshme arriti që të shënojë nga pika e bardhë. Në një ndeshje tejet monotone, Milani mbeti me një lojtar më pak, por ia doli ta fitonte këtë ndeshje.
Forma e Milanit
Palermo – Milan 1:0
Milan – Bari 1:1
Tottenham – Milan 0:0
Juventus – Milan 0:1
Milan – Napoli 3:0
Forma e Interit
Inter – Lecce 1:0
Bayern – Inter 2:3
Brescia – Inter 1:1
Inter – Genoa 5:2
Sampdoria – Inter 0:2
Ndeshjet kokë më kokë
Inter – Milan 0:1 (14 nëntor, 2010)
Inter – Milan 2:0 (24 janar, 2010)
Milan – Inter 0:4 (29 gusht, 2010)
Milan – Inter 0:2 (26 korrik, 2009)
Inter – Milan 2:1 (15 shkurt, 2009)
Lojtarët kyç:
Mark Van Bommel (Milan)
Mak Van Bommel do të jetë hekuri në mesfushën e Milanit dhe si detyrë kryesore në këtë takim do ta ketë konfrontimin fizik në mesfushë. Van Bomel po vuan nga një lëndim, por ka stërvitur dhe është i gatshëm për këtë ndeshje.
Samuel Eto’o (Inter)
Samuel Eto’o është cilësuar si njeriu më i rrezikshëm i Interit nga trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ndërsa këtu nuk është gabuar strategu milanist pasi kamerunasi pritet që me 19 golat e tij t’i inspirojë zi-kaltrit drejt një triumfi historik. Ndaj mbrojtjes prej platini të Milanit, Samuel Eto’o do të tentojë të vallëzojë dhe t’ia sigurojë titullin Interit.
Epilogu
Milani ka mposhtur Interin në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezonn para tifozëve të Interit, ndërsa do të tentojë ta dyfishojë triumfin me fitoren para rivalëve të qytetit. Sidoqoftë, Interi është skuadra me formën më të mirë dhe përkundër faktit se forma nuk vendos ndeshjet e mëdha, të gjitha indikacionet janë se Nerazzurët do të gjenden në krye të tabelës pas të shtunës.
Parashikimi: Milan 1-3 Inter
Jeni bërë gati për derbin? Ndoshta, por para se t'i përfundoni ato ju tifozë të të dyja taboreve shprehni mendimin tuaj mbi këtë sfidë, rezultatin, fituesin dhe lojën në tërësi. Shprehuni në hapësirën për komente...