www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FITORE BUNJAKU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FITORE BUNJAKU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FITORE BUNJAKU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:17 am

FOTOGRAFIA

Babë e nënë
Shumë i dua,
Me emrin FITORE
Më kanë pagëzuar.

Më shihni, e bukur jam
Si kam qenë e vogël
Fotografi nuk kam.

S’isha dembele për asgjë
Se fotografitë e mia
I kisha grisur një nga një.

E vogël kur isha
Po nuk e di sa
Nëna më thonë
-Sa shumë ke qa’.

Tani në këtë moshë
Kam shumë fotografi,
Nuk e di a jam e bukur
Sikur isha fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:18 am

VEÇ LUM…

Babë e nënë
I dëgjon,
Fjalët e tyre
Lart i çmon.

Sjellje të mira
Në shkollë bën,
Mësues e nxënës
I respekton.

Po në gënjeshtër
S’e gjen dot,
Goja “lum”
Për Drilonin thotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:18 am

FSHATI I GJYSHIT

Ku ka shumë burime,
Ku drunjtë prekin qiellin,
Ku blegëron bagëtia,
Ku vringëllon kosa në livadh,
Ku ka shumë lindje fëmijësh,
Ku është lëvruar ara,
Ku është hedhur fara,
Ku lind dielli më i ngrohtë,
Aty ku ka ujë të ftohtë,
-Atje ka lindur gjyshi im,
Edhe babi që i fali gëzim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:18 am

FËMIJËT E DARDANËS

Lindi dielli e perëndoi hëna
Të mërzitura ka shumë nëna,
Të mërzitura e të pikëlluara
Po aq shumë të përmalluara.

Në DARDANË pikon shi
Të hendikepuar ka shumë fëmijë
Është DONJETA, ARIANITI,
BESA edhe SHPRESA
Këta fëmijë
Kanë nevojë për lumturi .

Prindërit e tyre
Punojnë ditë e natë
Që ata t’i gëzojnë
Me nga një dhuratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:19 am

E PYETA GJYSHEN

E pyeta gjyshen
- Kur vjen daja
Nga Gjermania?
-Biri im
Kur të piqet qershia.

Erdhi qershori
U poq qershia
Prapë s’erdh daja
Nga Gjermania.

E pyeta gjyshen
- Pse nuk erdhi daja
Nga Gjermania?

Vjen o bir i gjyshes
Kur të hiqet Serbia
-Kur t’ hiqet Serbia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:19 am

ZONJA DRENUSHË

Ka veshur fustan
Zonja Drenushë,
I përngjan fluturës
Që fluturon në fushë.

Sa bukur qesh
Zonja Drenushë,
Sa shumë i përngjan
Lulëkuqes në fushë.

Sa shumë punon
Zonja Drenushë,
I përngjan bletës
Që zukat në fushë.

Sa bukur këndon
Zonja Drenushë,
I ngjan zogut
Që ***ëron në fushë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:19 am

JEMI DY SHOQE

Jemi dy shoqe
Luajmë e këndojmë,
Mësimet dhe detyrat
Kurrë nuk i harrojmë.

Vjen koha e mësimit
Në shkollë për të shkuar
Me detyra të kryera
Mësuesin duhet gëzuar.

E kur të kthehemi në shtëpi
Me pesa në fletore,
I gëzojmë dhe prindërit
-Kështu vazhdojmë prore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:19 am

O MOJ FLUTUR

O moj flutur
Bukuroshe
Më shëmbëllen
Në timen shoqe
Pse s’ më pyet
Moj dallëndyshe,
Pse e kam zemrën
Të ndarë në dyshe!

Pse moj flutur
Aq shpejt fluturon
Mos vallë
Shoqen time kërkon!

Atëherë flutur
- Fluturo
Kthehu shpejtë
E më trego!

Më thuaj shoqen
Ty ta gjeta,
Të gëzohem një herë
Unë e shkreta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:20 am

SHKRIMTARI

Kur ti fle
Zgjuar është ai njeri,
Frymëzimet
Një pas një
-Shkruan poezi.

Natë e ditë mbi libër rri
Ndalet pushon nganjëherë,
Frymëzimi kur i vjen
Shkruan përsëri.

Shkruan ai njeri
Kur hyn e kur del
Me figura
Krijon model.

Për të një ditë
Është si një orë,
Gjithnjë duke shkruar
Veç me laps në dorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:20 am

SHKOLLA

Shkolla është dritë e dituri
Shtëpi e dashur për çdo fëmijë,
Për në shkollë - herët e me nxitim
Vrapojnë nxënësit për mësim.

Në shkollë mësojmë shkrim-lexim
-Diturinë e qesim në log,
Shkojmë përpara me nxitim
Herë në këmbë e herë si zog.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:21 am

NXËNËSIT

Ne nxënës jemi
Si yjet në qiell,
Xixëllonja natën
Ditën diell.

Ne nxënës jemi
Çantat me gëzim
Pesat nëpër fletore
Shpërndajnë shkëlqim.

Ne nxënës jemi
Bukuri e jetës,
Vulë e gëzimit
Formulë e së vërtetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:21 am

LIBRI

Në libër mësojmë
Dritë e dituri
Çdo fjalë në libër
Është flori.

Me të pëshpëritin
NITI E NITA
Nga fjalët e tyre
Shkëlqen drita.

Në brendi të tij
Komb e atdhe
Është vendlindja
Lumë çfarë libra
Kemi ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:21 am

DJALI DHE ZOGU

Në degë druri
Zogu qëndron
Djalëkeqi
Me gurë qëllon.

Zogu lotin s’e ndal dot
Disa fjalë ia thotë,
- Hodhe gur për dritare
Ç’të bëra unë
Që më vrave...

Me sjelljet tua
S’je i mirë,
Prej teje unë
Nuk jam i lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:22 am

RINIA

E ëmbël është jeta
Posaçërisht rinia
Do të ishte pa vlerë
Po të mos ishte liria.

Rinia duhet të punojë
Më shumë të mësojë
Të bëhet dritë në errësirë
Përpara të na çojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:22 am

LULE

Lule je e ngjashme
Me nënën time,
Se kur të shoh ty
Si nëna me fal gëzime.

Lule je e ngjashme
Edhe me time motër,
Si ajo më falë freski
Në timen votër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:23 am

MOS KE FRIKË

Zog i bukur
Mirë të vërej
Pse vështron
Andej - këndej?

Mos ke frikë
Për folenë,
U prish e vjetra
Ndreqim të renë.

I yti është
I tërë bliri
Ta fal ty
-O zog më i miri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:23 am

PRANVERA

Fushat dhe malet
Plot gjelbërim,
Hedhin valle fëmijët
Sa shumë kanë gëzim.

Me ngrohtësi
Fryn era,
Natyra me lule
-Deri te dera.

Si fëmijët në djep
Rritet edhe bima.
Në livadhe e ara
Bie shi me vetëtima
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU EmptyFri Apr 15, 2011 9:23 am

E KAM NJË MOTËR

(Flora Brovinës)

E kam një motër
Nga Prishtina
I ngjanë drenushës
-Flora Brovina
Të pashë një natë
Në televizor
Të përqafova fort
Dhe të thashë:
Poezi të shkruaj,
Këngë të këndoj
Motra ime e dashur
Kurrë nuk do të harroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




FITORE BUNJAKU Empty
MesazhTitulli: Re: FITORE BUNJAKU   FITORE BUNJAKU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

FITORE BUNJAKU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Bunjaku mposht kampionin e Gjermanisë
» Alban Bunjaku, hettrik për Arsenalin
» Fitore minimale e Valencias
» Fitore minimale e Realit
» Juve shënon fitore
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum