lola Përgjegjës b> font> i Forumit b> font>
Numri i postimeve : 29035 Data regjis. : 05/11/2009 Age : 34 Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)
| Titulli: Aurela Gaçe zyrtarizon lidhjen e saj Tue Apr 26, 2011 4:09 am | |
| Vëmendja e gjithë shqiptarëve së fundmi është e përqendruar tek ajo. Përfaqësimi i saj në Eurovizion e legjitimiton më së miri këtë arsye. Por ndërsa së fundmi, lajmet në faqet e kulturës flasin për turnetë e promovimit të këngës “Feel the passion”, në vende të ndryshme të Europës, Aurela Gaçe vjen sot me një lajm që i përket jetës së saj private. Pikërisht marrëdhënia e saj e dashurisë, tashmë është bërë zyrtare. Aurela Gaçe nuk ka dashur më ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Skerdin, djaloshin që prej gati dy vjetësh është kthyer nga Anglia, për të vazhduar sipërmarrjet e tij private në Tiranë. Kjo edhe për faktin se këngëtarja shihet shpesh e më shpesh në shoqërinë e tij. E gjithashtu sepse tashmë kjo marrëdhënie është e konsoliduar. E pyetur, këngëtarja e famshme pohon se “ndihem e lumtur dhe kam gjetur atë qetësi që kam kërkuar prej kohësh”. Në të vërtetë, Skerdi ka qenë shumë pranë kohëve të fundit me Aurelën. Ai e ka mbështetur atë gjatë gjithë kohës, që ajo përgatitet për në Festivalin Europian. Ka qenë prezent përkrah këngëtares nga një cep i Shqipërisë në tjetrin, gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Feel the passion” dhe siç kemi mësuar, do të jetë bashkë me këngëtaren edhe në Festivalin Eurovizion, nata e parë e të cilit do të mbahet në 10 Maj në Dusseldorf, të Gjermanisë. Siç e shihni, edhe në këtë foto çifti duket mjaft i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe gëzimin e dashurisë Aurela duket se e ka reflektuar gjatë gjithë kësaj kohe, jo vetëm në portretin e saj, por në gjithë daljet e saj televizive. Kujtojmë këtu intervistën e saj në spektaklin “E diell” dhe ngacmimin që i bëri prezantuesi i njohur, Adi Krasta, në lidhje me dashurinë… Situatë që Gaçe si gjithmonë e kaloi me sportivitet, por duke mos ia dhënë kënaqësinë Krastës për këtë lajm të bukur, edhe pse në fakt reagimi në fytyrë nënkuptonte se artistja kishte diçka që e mbante të fshehtë. Por, Skerdin dhe Aurelën, përveç dashurisë duket se i lidh edhe muzika. Pasi edhe Skerdi, i cili prej shumë vitesh ka jetuar në Greqi, e më pas për rreth 3 vjet ka jetuar në Angli, ka mbaruar studimet për muzikë. Nuk dihet se cilat do të jenë planet e mëtejshme të çiftit, duke qenë se Aurela Gaçe prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo që me siguri dihet tashmë priten ndryshime përsa i përket “vendbanimit” të artistes. Megjithëse është herët për të folur për të ardhmen e dy të rinjtë. E rëndësishme është fakti se të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Këngëtarja Aurela Gaçe ndërkaq në datën 29 prill do të niset drejt Dusseldorfit, për të çuar deri në fund misionin e saj me këngën “Feel the passion”! |
|