www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi nga Ali Podrimja Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi nga Ali Podrimja Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi nga Ali Podrimja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:52 am

RËNKIMI.


Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tend verbuar e kane tytat,
E vatrat shkimbur deri ne nje.

Zogun ne qiell, zogun ta kane vrare
Me duar te mia te cara
Me rrashtat tona te shpuara mbuluar te kane;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Per gjithke e per aske vrare jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpoje,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur maje nje shpate
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:52 am

UNË BIRI YT.

Une biri yt, Kosove, t'i njoh deshirat e heshtura,
t'i njoh endrrat, ererat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gezimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua te kallura;
ta di gjakun qe te vlon ne gji,
dallgen kur te rrahe neteve te pagjumta,
e te shpertheje do si vullkan,
me mire se kushdo tjeter te njoh, Kosove,
Une, biri yt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:52 am

ME JETUE


Erdhe ne jete
Nuk ka me nevoje per kuje, lutje
Kryesorja te jetosh

Kete gur ta hedhesh me larg se Une
Prandaj:
Buken ta pjekesh dy here nen sac
Ujin ta ziesh deri ne shkallen 99
Derisa te mbetesh ti i vetmi kerthi ne ajer
ne kohe kosmos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:53 am

BUKURIA.

Zgjata doren ne livadh lulen me kepute
"Mos - fqiu im i dashur me bertiti-
-do te vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhe me mberri-
-vashen e enderruar kahere.
"Mos! - perseri m'u gjegj fqiu.
Une qava me mall edhe atehere.

Hodha doren ne gjithesi me pikellim-
Çel e mshel syte drite m'u be.
"I lumi ti!" - dikush me bertiti ne perqafim
e kurrgje tjeter s'pashe as ndjeva.
Sot e ate dite, kudo e kerkoj fqiun tim te mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:53 am

KULLA

I

Per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes
baba im ka ngritur nje kulle.
Ne maje te botes e ka ngritur,
deri ne toke e kane rrenuar zoterat.
Motra ime, vellai im kmban jane bere,
baba im atehere perendi ka share.
G^irin e rende ne themel e ka vene
ne shtate konaqe muratore ka kerkuar.
Sa me lart kullen e ka ngritur
10 aq me te forte veten e ka ndier.

II

Nje dite baba im eshte mbyllur
ne qiell i dashuruar, ne toke i harruar.
E kane dale helenet e romaket,
e kane kaluar mbreterit e sulltanet,
e kane kaluar ushtrite e gjeneralet,

e baba im s'ka besuar ne fuqine e gjakut,
ne kaltrine e fjales mitare.

III

Nuk di prej nga, Mjegull ka qene,
do njerez kane ardhur ne te hardhe

pas nje mije vjetesh, para nje milion vjetesh.
Prej lashtesise, thone, kane ardhur
neper mure te pelcitura te Kulles kane hyre.
Gur e m'gur atje jane ngjitur,
ne maje te botes kane mbetur sot e ate dite.

E baba im atehere gurin e rende
ne themel ka vene, gurin e perrallave,
Ne takim me zotin e djallin kane dale
ai kembesor kohesh te serta.

E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:53 am

NJE NATE NGA NETET PA GJUME

Zgjohu, Kosove! Zgjohu, nena ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur syte
mu ne zemer, mu ne shpirt,
si t'i kam hedhur duart rreth belit
per te perqafuar une, ashti yt?
Zgjohu, Kosove!

Nga deget e mia te thyera kush po dahet,
kete cater kush po e le?
Ç'jane keto gjurme gjaku qe po shtohen
neper fytyren tende,
keto varre e murana qe po sillen verdalle
rreth shtepise sime?...
Zgjohu, Kosove! Zgjohu, nena ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosove!...

Sonte vetem mbeta e
ne dere t'oborrit askush me s'po me troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
ne keto troje e suka gjaku.

Thua me eshte e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosove, flake e hershme e ashtit tim
t'pelcitur.
Bota ne ty le te kallet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:53 am

PERTEJ DHIMBJES

Ka rene dege e thyer prej reje ne trupin tend te
shitur. Kosove.

Konaqet e tua deri ne themel po rrenohen,
e pertej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahet e zogut tim te vrare me dashurine e
njerezve te mi te kallur etjeje.

Rreth trupit tend si gjarper mbeshtjelle jam,
vatrat e shkimbura per t'i perflakur,
duar e kembe t'i lidh me lemshin e perrallave te tua -
se s'te leshoj gjalle me gjak, pa te lare pellembe per
pellembe, eshtra e jete ne ty pa i lene
konak e me konak pa te ndezur flake...
10 Kam rene dege e thyer prej reje ne trupin tend te
shitur prej pushkes kobzeze, prej pushkes
se padukshme...
Cila do te jete kenga ime e mbrame dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtepise sime u dogj, ku t'i preh syte,
ku ta shuaj flaken e ujes per ty, Kosove?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:54 am

DASHURIA.


Koha eshte te duhemi,
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me thua: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do t'ma zije priten.
E nen nje kulm banonim,
nga frengjia me dite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.

Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni tash e pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet.
Une do te sjell Lulen nga zemra e bjeshkes,
do ta ndez llamben ne kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coje dashuri pas shtate katundeve
e te renat te forta i kishe.
Kur me deshe, coja dashuri me nje grua te marre
e mehalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe per vete.
Koha eshte te duhemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:54 am

PARISI, VENDLINDJA

Do te hyjme ne Paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese Teuta, Genti,
nuk do te na prese hordhi e eger romake,
nuk do te na prese njeri i gjalle.

Ne Paris do te hyjme;
enderrat do t'i varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do t'i lajme syte, duart lythore,
do t'i leme netet ballkanike pas shpine
vallet, kenget, baladat, perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
t'i biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te Parisit ne metro marramenthi:
do t'i marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pis do te flasim me gishta,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog,
nuk do te derdhim zjarr, vrer,
mbi koke te njeriut,
Evropes se pergjumur s'do t'i perulemi
as perendive te krisura.
Ma jep besen, Lum Lumi,
se nuk do te harrojme vendlindjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:54 am

VETEM, OSE HAMLETI I SEMURE.

Pak po me jep, jeta ime,
e teper po lyp nga Une.

Te te jap s'mundem me teper,
se sa te te ngre ne kembe.

S'mundem me teper se sa te te jap emer,
se sa te te mesoj te ecesh

kah e vertete, kah njerezit,

se sa kohen time per ta falur,
durimin e gurit, zjarrin, kaltrine.

S'mundem me teper te te jap
e ti teper po lyp nga Une.

Ne mes te verberve vetem jam,
ne mes te hijeve, perendive.

Vetem para vetvetes e hapesise e murit,
para dashurise e urrejtjes vetem.

Po ti teper po lyp nga Une
e pak pu me jep, jeta ime.

0 Hamlet, o Harnlet, po vijne
mjeket me mantele te bardha,

me mantele te zeza po vijne,
per te te sheruar, koke e pafjetur e botes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:54 am

*
*
*
*
*
*
*

Re: Poezi nga Ali Podrimja

Mesazh nga BeLti prej Wed Feb 09, 2011 10:13 pm
KUSH DO TA VRASE UJKUN


Dhe letini tha
Po qe se takon
Arbereshin dhe Ujkun
Vraje Arbereshin

Dhe kur fjala i ra ne vesh
Arbereshi buzeqeshi
Dhe drodhi nje cigare

Po qe se me vret mua
more i gjore
Kush do ta vrase Ujkun?!
Mjere kopeja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:55 am

URA E ARTES.

Ti na qenke ajo ura qe ne he.shtje te vdekshme
Te koheve te serta kenduar te ka im ate
Bjeshkeve te Namuna e krahasuar me Ure te Shenjte
Ure moj Ure e Artes

Deri te guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas
Udhe bera vite e vite
Po Hamze Podrimja nga Gjakova ku arriti
Ure moj Ure e Artes
Lumit tim sa vjet i duhen
Neper ty te kaloje me nje lulkuq ne dore
Apo historia jone shtangu ne sqep korbi
Ure moj Ure e Artes

Me nje krah ne qiell me tjetrin ne mishin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:55 am

ANKTHI

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishe...

Caqet e tua heret t'i kam perbire me hijet e mia,
Kosove, perralle e lashte!
Heret m'i ke lidhur kembe e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, ke me pare te shpetoj: veten apo zogjte

e ngrire n'ajer?
Nipave c'tu them per kengen time te vdekjes?
- Heu, edhe kryet po te ma hiqni, tjetra do t'me
kish mbire!

Toka ime digjet
ne cdo pellembe te trupit tim - toka e mallkuar..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:55 am

TI DHE UJI.

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matesh
Kur hijen tende s'mund ta kapercesh me
Qenit ruaju se te kafshon ajo kafshe shtepiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund te shpetosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'eshte simbol i kohes sate as i artit tend

(Une gjthmone ia kam friken edhe Lules edhe
Femres)

Kur te flasesh fol te degjohesh ne bjeshke
te degjohesh ne shkretetire
Per te dyten here mbetesh pa koke ose kush
nuk te beson:
Sa me pak shikoje veten ne pasqyre
Dhe kurre mos mendo: I pari
Ai qe ka ekzistuar para teje jam UNE
Ai qe do te kujdeset per ditet e mia te mbrama
Per endrrat e mia e qetesine je Ti
Me pleh kurre mos u pajto: Nxirre ne gjysme
te nates
ne pike te vapes
Asgje mos rrit asgje mos krijo me dhune
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendesohet
Mund ta kalosh naten ne Kullen time te vetmuar
ne bote
Dhe si te duash Ti Lumi
Kryesorja: jeten ta jetosh pa e vrare
Dhe pa te mbetur ne kembe ndonje therre
e saj e zeze
Bashkudhetari im
Ta provojme vetveten derisa kemi fryme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:56 am

VRIMA E PARE E FYELLIT TIM.

Ç'gurron guri ne gurine
gur guri nder gure me i guri

Gur i gurezuar prane gurit
gurth i nguruar rreth gurit

Gurron guri ne gure guresh
guro guroje gurin ne gurine

Ç'guri prane gurit gur guri
vrime e pare e fyellit tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:56 am

GURI.

(Pres me dite tres perdite)

Hudh gurin ne hapesi
sizifi plak me mund!
Prape e hudh dhe e hudh
vale e me vale e i gjalle.

Pres me dite tres perdite
hapesi e hapesi kerkon!
Rrenje leshon ne mundesi
ne pamundesi erna tremb.

Hudh gurin ne hapesihapesi
ç'pon e ç'pon
Kohera e kohera pergjak
dhe mund Sizifin plak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:56 am

METAFORA E JETËS TIME.

Nese s'flas
jeta ime s'ka qetesi
fjala ime behu Une

Heshtja te te mos shtype
ne gurernulliri

Nese s'flas
jeta ime s'ka qetesi
fjala ime behu Une

Plaga ime
le te marre
fryme thelle
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja EmptySat Apr 30, 2011 1:57 am

NJË DITË.

Nje dite heshtja
do te me gjuaje
me eshtra te mia
ose do ç'mendem duke rrenuar.

Shtat Leshon nje Lulekuq
heshtja ime eshte me e vjeter
se une e me e forte
se vdekja ime.

Ajo eshte pamundesia ime

Heshtja kur fle
numeroj yjet
luaj me hije luaj me thika

E nje fushe te bardhe
shtat leshon
nje lulkuq

Se heshtja ime
ka peshen e gurit te mallkuar
dhe gjuhen e njeriut te gozhduar ne shkemb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi nga Ali Podrimja Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Ali Podrimja   Poezi nga Ali Podrimja Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi nga Ali Podrimja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Poezi nga unë!
» Poezi me foto
» Disa poezi nga une
» NJË POEZI HUMORISTIKE
» POEZI QESHARAKE
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum