www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Despotati i Artes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Despotati i Artes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Despotati i Artes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Despotati i Artes Empty
MesazhTitulli: Despotati i Artes   Despotati i Artes EmptyFri Oct 21, 2011 9:51 pm

Pas përmbysjes së Perandorisë Serbe, në krahinat e Epirit vazhdoi të qëndronte si sundimtar Simeon Uroshi. vëllai i car Stefan Dushanit, por ky e humbi shpejt kontrollin mbi krahinat e veta. Feudalët serbë, grekë, arbëreshë e vllehë hynë midis tyre në lufta të ashpëra të cilat vazhduan disa dhjetra vjet. Më 1358 feudalët grekë, të dëbuar nga Epiri gjatë sundimit serb të Stefan Dushanit, nën udhëheqjen e Niqiforit, një pasardhës i despotëve të Epirit, u përpoqën të ripushtonin tokat e humbura. Por ata ndeshën tani jo vetëm në kundërshtimin e Stefan Uroshit, por dhe të arbëreshëve. “Arbëreshët - shkruan kronisti bizantin i kohës, Kantakuzeni, - qenë kundër Niqiforit -. Niqifori donte përmes rivendosjes me përdhunë, t’i kthente feudet në gjëndjen që ishin tetë vjet më parë. Porse plasi shpejt një kryengritje e arbëreshëve. Despoti Niqifor me stratiotët e tij grekë dhe me mercenarë turq, u mund në lumin Aheloos (Aspropotam) prej fisnikëve arbëreshë me ushtritë e tyre që lëviznin shpejt dhe ra i vrarë”.
Kjo fitore në të vërtetë forcoi më tepër feudalët arbëreshë se sundimtarët serbë. Nga radhët e bujarëve shqiptarë u shqua Gjin Bua Shpata, zoti i Angjelokastrës në Etoli. Gjin Bue Shpata duke e ndjerë vehten të fortë, u shkëput nga vartësia e sundimtarit serb, Thoma Preljuboviçit, i cili zuri vendin e vjehrrit, Simeon Ureshit, që vdiq.
Në fillim, Thoma Preljuboviçi u mundua t’i zhdukte pabesisht me vrasje feudalët arbëreshë, por nuk ia arriti dot qëllimit. Kjo solli afrimin e Gjin Bue Shpatës me Pjetër Loshën, zotin e Artës, dhe luftën, e tyre të përbashkët kundër sundimtarit serb. Më 1373 Pjetër Losha e rrethoi Janinën, qëndrën e Thoma Preljuboviçit, dhe e rrezikoi aq sa ky, per të shpëtuar, i premtoi Loshës miqësinë, birit të tij vajzën e vet për grua dhe një sasi tokash si prikë. Një vit më vonë Pjetër Losha vdiq. Gjin Bua Shpata gjeti rast dhe bashkoi zotërimet e veta me ato të Pjetër Loshës. Qëndra e kësaj principate u bë Arta. Më vonë Gjin Bua Shpata zgjeroi sundimin në jug deri në gjirin e Korinthit kurse në veri, deri në Gjirokastër, sundimtari i së cilës. Gjin Zenebishi, u fut nën vartësinë e tij.
Forcimi i Gjin Bua Shpatës solli bashkimin kundër tij të feudalëve serbë e grekë, të cilët me ndihmën e forcave napolitane që ishin vendosur në Epir e sulmuan atë, më 1379, në Artë. Gjini i la ushtritë armike të rrethonin kryeqendrën e tij, kurse ai vetë, me një pjesë të forcave arbëreshe qëndroi jashtë. Rrethimi vazhdoi gjatë, deri sa Gjin Bua Shpata i theu armiqtë shumë keq përpara Artës. Gjin Bua Shpata e vazhdoi luftën kundët despotit serb të Janinës, Thoma Preljuboviçit, i njohur, për mizoritë që kryente ndaj arbëreshëve me mbiemrin Albanokton (vrasës i shqiptarëve). Thomaj, për të shpëtuar nga sulmet e Gjin Bua Shpatës, i dha këtij motrën e vet për grua. Por kryengritjet dhe sulmet e arbëreshëve vazhduan. Për t’u mbrojtur nga këto sulme, despoti serb thirri ushtritë turke që kishin arritur në atë kohë deri në Thesali. Sulmet e arbëreshëve u ashpërsuan edhe pas vdekjes së Thoma Preljuboviçit, kundër despotit të ri Esau Buondelmonte, i cili mundi të qëndronte në këmbë vetëm me ndihmën e ushtrive turke.
Fitoret e Despotatit të Artës i forcuan edhe më tepër feudalët arbëreshë. Por zhvillimi i mëtejshëm i këtij despotati, sikurse edhe ai i principatave të tjera, u pengua nga turqit të cilët në këtë kohë kishin pushtuar Maqedoninë e Thesalinë dhe filluan të invadonin teritoret e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Despotati i Artes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Despotati i Epirit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum