www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Principata e Durresit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Principata e Durresit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Principata e Durresit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Principata e Durresit Empty
MesazhTitulli: Principata e Durresit   Principata e Durresit EmptyFri Oct 21, 2011 9:53 pm

Qysh në gjysmën e parë të shek. XIV, bujarët Topiaj i zgjeruan me shpejtësi pronat dhe i forcuan pozitat e tyre shoqërore dhe politike. Zotërimet a tyre feudale ndodheshin në viset midis Durrësit Krujës e Tiranës. Tanush Topia e rriti gjatë çerekut të dytë të këtij shekulli pushtetin e vet si vasal i mbretit anzhuin të Napolit. Më 1338 papa i Romës dhe mbreti Robert e njohën atë si sundimtar të krahinave që përfshihen midis lumejve Shkumbin e Mat dhe i dhanë titullin kont. Por ai e ndjeu vehten aq të fuqishëm sa i prishi marrëdhëniet me kryezotin e tij, mbretin Robert. Shkas për këtë qe martesa e Tanushit me Helenën, bijën natyrale të Robertit, të cilën ai e rrëmbeu në Durrës kur ajo po udhëtonte për t’u martuar me një princ frëng në Greqi. Grindja që lindi midis tyre vazhdoi disa vjet dhe gjatë kësaj kohe Tanushi sundoi pothuajse i pavarur. Roberti mundi ta zhdukte Tanush Topinë duke e vrarë atë bashkë me të shoqen me pabesi në Napoli, ku i kishte ftuar gjoja për t’u pajtuar me ta.
Tanushi la trashigimtar birin e vet Karlin. Ndonëse i ri, ky u shqua si një bujar energjik. Me 1359, Karli u bë sundimtar më vehte në domenën e Topiajve. Pastaj futi nën sundimin e vet edhe feudalët e mëdhej të Shqipërisë së mesme si Muzakët, Skurajt, Matarangët. Karli i vuri syrin Durrësit që ki shte rëndësi të posaçme për të, qoftë si kryeqendër e zotërimeve të veta, qoftë si qytet me të ardhura të mëdha. Më 1362 e rrethoi qytetin, por Karlit i mungonte flota për të plotësuar rrethimin edhe nga deti. Durrësi këtë radhë shpëtoi, por u detyrua t’i paguante Karlit një tribut vjetor.
Për të marrë Durrësin ai filloi të përgatiste një flotë dhe të ndërtonte në Melie, vend bregdetar në veri të Durrësit, një kështjellë që të kishte strehë për flotën e vet. Pajisja a Karl Topisë me një flotë të armatosur e shqetësoi Republikën e Venedikut, e cila shikonte te kjo flotë një rrezik për anijet e saj në Adriatik. Në maj të vitit 1364 Republika urdhëroi komandantin e flotës së vet në Adriatik të vëzhgonte ndërtimin e kështjellës, të shembte atë dhe t’i digjte anijet e arbëreshëve duke i akuzuar ata si “kusarë” dhe armiq të Venedikut. Njëkohësisht po atë vit, me nxitjen e Venedikut, Gjergj Balsha, zoti feudal i principatës që ishte krijuar në të njëjtën kohë në veri të Shqipërisë, sulmoi principatën e Durrësit. Në këto luftime, të cilat u zhvilluan në luginën e Matit, Karl Topia e mundi Gjergj Balshën, të cilin e zuri rob. Lufta midis tyre mori fund përkohësisht me ndërmjetësimin e Raguzës.
Pas këtyre ngjarjeve, Venediku u përpoq të afrohej me Karl Topinë. Më 1366 republika e shpalli atë qytetar të Venedikut. Në letrën drejtuar Karlit ajo e quante atë “zot të Arbërisë në viset bregdetare të Durrësit” (Dominus Albaniae in partibus versus marittimam de Durachio) Por dy vjet më vonë, Karl Topia, me ndihmën e flotës që kishte përgatitur, e sulmoi dhe e pushtoi Durrësin. Marrëdhëniet me Venedikun u keqësuan përsëri dhe midis të dy palëve filloi një luftë e gjatë kundër anijeve të njëra tjetrës. Për të gjetur një mbështetje në grindjen me Republikën e Venedikut, Karl Topia lidhi aleancë me dy rivalët e saj, Raguzën dhe Hungarinë.
Pushtimi i Durrësit e armiqësoi Karl Thopinë dhe me anzhuinët, të cilët pretendonin gjithnjë sundimin mbi këtë qytet. Princi Ludovik i Navarrës, i shoqi i një princeshe anzhuine që pretendonte, si trashëgimtare, titullin e dukeshës së Durrësit, organizoi më 1372, me ndihmën e papës, një ekspeditë ushtarake kundër Karl Topisë, “armikut të vjetër” të anzhuinëve dhe mori qytetin. Por Karl Thopia i përzuri shumë shpejt anzhuinët nga Durrësi. Më 1374 u miqësua me papën, i cili i njohu titullin Kont i Madh i Arbërisë.
Zgjerimi dhe forcimi i principatës së Durrësit u bë pengesë për bujarët Balshë, sundimtarët e principatës së Shkodrës, të cilët synonin gjithashtu të shtrinin sundimin e vet në tërë Shqipërinë. Republika e Venedikut gjeti rastin dhe nxiti Balshët kundër Karl Topisë. Balshët këtë radhë patën edhe përkrahjen e papës. Lufta midis tyre filloi më 1382; Balsha i II e shtiu në dorë atë vit Durrësin. Karl Topia i ndodhur ngusht, iu drejtua për ndihmë ushtrive turke, të cilat në atë kohë kishin përparuar deri në Maqedoni. Më 1385, me ndihmën e ushtrive turke të komanduara prej Hajredin Pashës, i mundi ushtritë e Balshës në fushën e Savrës, në jug të Lushnjës, ku u vra edhe vetë Balsha i II. Gjithë zotërimet e principatës bashkë me qytetin e Durrësit hynë prapë nën sundimin e Karl Topisë.
Ushtritë turke që ndihmuan Karl Topinë u larguan shpejt nga Shqipëria. Megjithatë ardhja e tyre e përkohëshme tregoi rrezikun e afërm që kërcënonte si Shqipërinë ashtu dhe pozitën e Venedikut në Adriatik. Kjo e shtyu papën dhe sidomos republikën e Venedikut të afroheshin me Karl Topinë, i cili kishte nxjerrë gjithashtu mësime nga lakmitë e turqve.
Pas këtyre ngjarjeve Karl Topia nuk rrojti shumë. Ai vdiq më 1388 dhe la trashëgimtar birin e tij, Gjergjin (1388-1392). Karl Topia ka qenë një nga sundimtarët më të shquar të Shqipërisë në shekullin XIV. Ai mundi të nënshtronte gjithë bujarët e Shqipërisë së mesme dhe hodhi kështu themelet e një shteti feudal shqiptar të pavarur. Në burimet e kohës ai përmendet me tituj të ndryshëm, si sundimtar, duke ose princ i Arbërisë (Princeps’ Albaniae). Në mbishkrimin e tij në tri gjuhë që gjindet në kishën e manastirit të Shën-Gjon Vladimirit (Elbasan) të cilën e rindërtoi ai, quhet latinisht “Princ i Arbërisë”, sllavisht “Zot i arbëreshëve”, greqisht “Sundimtar i gjithë tokës së arbëreshëve”.
Karl Topia synonte të bashkonte të gjitha viset e Shqipërisë në një shtet të vetëm, por këtë synim nuk e realizoi dot. Më 1388 kur vdiq Karli dhe kur filloi sundimin e vet biri i tij, Gjergj Topia, turqit filluan depërtimin në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Principata e Durresit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Revoltat e Strategeve te Durresit
» Maqedonia kërkon portin e Durrësit
» Gjyste Vulaj do festojë 10 vite karrierë në plazhet e Durrësit dhe Ulqinit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum