www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lambiano
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
lambiano

Numri i postimeve : 362
Data regjis. : 08/12/2011
Location : Earth

Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat  Empty
MesazhTitulli: Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat    Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat  EmptyMon Jan 09, 2012 11:03 pm

Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat  F0109105232752m

Marrëveshja për njohje të diplomave universitare e arritur në Bruksel është e zbatueshme që nga ky muaj. Obligimin për implementimin e kësaj marrëveshje do ta ketë Asociacioni i Universiteteve Evropiane. Kurse, puna do të kryhet nga një përfaqësi që do të hapet në Prishtinë, e cila do të jetë zyra ku do të dorëzohen kërkesat nga studentët për nostrifikim të diplomave.

Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri. Sipas saj, kjo marrëveshje do të mundësojë njohjen e diplomave të studentëve që kanë kryer studimet në të gjitha universitetet në territorin e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshjeje, që sipas saj, do të zbatohet pa ndonjë pengesë dhe se është e zbatueshme që nga 1 janari i këtij viti.

Lehtësirat për zbatimin e saj, ajo ka thënë për “Zërin” se janë saktësuar në këtë marrëveshje, duke filluar nga hapja e zyrës, pastaj zgjedhja e personelit të kësaj zyreje dhe përcaktimi i obligimeve të të gjitha palëve të inkuadruara në këtë marrëveshje.

Tahiri ka bërë të ditur se marrëveshja do të nisë së zbatuari shumë shpejt, ndonëse për këtë nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë. Megjithatë ajo ka theksuar se marrëveshja është duke u zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe Asociacionin e Universiteteve Evropiane.

Ndërsa, stafi që do të ketë përgjegjësinë e punës do të zgjidhet nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane në bashkëpunim me organizatën holandeze SPARK, e cila pritet të menaxhojë këtë zyrë.

Kjo përfaqësi, sipas Tahirit, do të jetë një zyrë ndërkombëtare administrative, që nënkupton se do të pranojë kërkesat e studentëve të cilat më pas do të përcillen tek Asociacioni i Universiteteve Evropiane, i cili do të bëjë certifikim ndërkombëtar dhe do t’i kthejë (përcjellë) tek zyra në Prishtinë, ku studentët e diplomuar mund t’i marrin ato.

Kjo marrëveshje ka dalë e pranueshme pasi shefi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, pat deklaruar se kjo marrëveshje “nuk kërkon të njihen diplomat apo dokumentet e lëshuara në Kosovë, që do të kenë vula apo shenja të së ashtuquajturës Republikë të Kosovës”.

Pra, diplomat e universiteteve të Kosovës do të mbajnë vulë të asociacionit ndërkombëtar të universiteteve.

E pyetur nëse marrëveshja do të vlejë dhe për Universitetin e Mitrovicës, Tahiri është përgjigjur shkurt se “marrëveshja do të vlejë për të gjitha universitetet në territorin e Kosovës”.

Diplomat e Universitetit të Mitrovicës nuk njihen nga shumë vende evropiane, përfshirë dhe ato rajonale. Të diplomuarit e këtij universiteti kohëve të fundit kanë kërkuar nga Universiteti i Prishtinës certifikimin e tyre, edhe pse kjo ka qenë e pamundur të realizohet.
~lambiano
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes për diplomat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kuçi:Jemi për plotësim të kritereve të marrëveshjes tregtare me BE-në
» Thaçi premton rinegocim të marrëveshjes për pensionet zvicerane
» Genta së shpejti me këngë të re
» Së shpejti videoklipi i ri nga Fugaa
» LDD-ja së shpejti me kandidat për kryetar të Rahovecit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum