starka Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 6260 Data regjis. : 21/11/2009 Age : 36 Location : No Active....
| Titulli: Puthja me Arjonin, modelin, Elvanën e lë i dashuri Thu Dec 10, 2009 2:22 am | |
| Këngëtarja Elvana Gjata është ndarë nga Gerti, i dashuri i saj legjendar për shkak të një puthjeje spontane me një model. Sipas thashethemeve, thuhet se gjithçka ka nisur nga një deklaratë e Arjonit, modelit dhe stilist për puthjen me këngëtaren... ndërsa i dashuri i saj nuk e ka pasur të vështirë të bënte lidhjen. Elvana Gjata preferon si stiliste të saj Jona Muçon, të ëmën e Arjonit. Përgjatë verës së shkuar, për shkak të miqësisë ata kanë dalë bashkë, ku duket se kanë shkëmbyer edhe ndonjë puthje spontane. Me sa duket, i dashuri i saj ka pasur dyshim për marrëdhënien e Elvanës dhe Arjonit, por çdo gjë i është veshur fantazisë së tij. Pas deklaratës së Arjonit për një frenchkiss me këngëtaren e suksesshme, skema është zbuluar. Thuhet që ky është motivi që Elvana rrezikon të humbë përfundimisht të dashurin e saj prej 5 vjetësh. Në fakt thashethemet për lidhjen në krizë të Elvanës kanë nisur të qarkullojnë këto ditë në shumë ambiente këngëtarësh por edhe fansash të saj, ku flitet se Elvana me Gertin janë ndarë. Për Gertin, edhe pse me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, Elvana nuk ka dashur kurrë të flasë, duke lënë gjithmonë pyetjen që i është bërë, pa përgjigje. Madje shpeshherë ajo e ka mohuar duke thënë se është vetëm dhe pa të dashur. Elvana dhe Gerti janë njohur 5 vjet më parë, ndërsa një pjesë të mirë të shoqërisë e kanë të përbashkët.
KUSH ËSHTË ROGERTI, ISH -I DASHURI I KËNGËTARES
Një lidhje që ka zgjatur prej disa vjetësh mes Rogertit dhe Elvanës. Një dashuri të cilën këngëtarja është munduar ta mbajë të fshehtë me fanatizëm, por që ka ekzistuar gjithmonë në zemrën e saj. Djaloshi ka përfunduar studimet për Administrim Biznes si dhe ka punuar si dizajner tek studioja e të atit. Ai njihet si një djalë i qetë dhe shumë serioz, ndërsa Elvana në lidhje, shumë e kujdesshme nga syri vigjilent por edhe lozonjare. Miqtë rreth saj thonë se paçka luhatjeve që kalon çdo çift, ata kanë kaluar përgjithësisht mirë dhe këndshëm. Ndërsa për të gjithë shtrohet pyetja; pse Elvanës iu desh të rrezikonte kaq shumë, duke këmbyer puthje me Arjonin, ky i fundit tashmë një imazh publik nëpërmjet pjesëmarrjes në një reality-show që po zhvillohet aktualisht.
KLIPI MË I KLIKUAR
Prej një muaji është publikuar videoja më e re e Elvana Gjatës dhe një bum i madh klikimesh janë shënuar në internet. Janë me qindra klikimet në faqe të ndryshme on line, ku kënga shoqërohet me klipin përkatës. Po kështu të ndryshme dhe mjaft pozitive janë edhe komentet e lëna në forume të shumta në internet. Elvana cilësohet si një këngëtare e zonja, me zë karakteristik, look të jashtëzakonshëm që ndryshon shpesh, dhe ëmbëlsi në komportimin përpara kameras. Vlerësime të shumta shkojnë edhe për kompozitorin Flori Mumajesi, firmën e të cilit mban kënga në fjalë |
|
BadBoy Anëtar
Numri i postimeve : 200 Data regjis. : 06/12/2009
| Titulli: Re: Puthja me Arjonin, modelin, Elvanën e lë i dashuri Thu Dec 10, 2009 5:35 am | |
| Hajde rrene hajde,po mos me kon sjaa kishin lon emrin " thashethem" ,se spat me kon mu puth Elvana veq me ket Arjonin,Ky Osht Bebe per Elvanen bre.. |
|
starka Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 6260 Data regjis. : 21/11/2009 Age : 36 Location : No Active....
| Titulli: Re: Puthja me Arjonin, modelin, Elvanën e lë i dashuri Thu Dec 10, 2009 5:38 am | |
| po thashethem normale ndoshta eshte e vertete pasi qe ase ti ase une skemi qene prezente ........pore pritete te shihete ne vazhdime ndoshte eshte e vertet... |
|
HOPE Kontributor
Numri i postimeve : 8249 Data regjis. : 06/11/2009
| Titulli: Re: Puthja me Arjonin, modelin, Elvanën e lë i dashuri Thu Dec 10, 2009 5:48 am | |
| Mir ja paska bo , kur ta ka ni shka po i don dy ...kjo don ka dy e dikush e dikush se ka as 1 :P |
|
starka Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 6260 Data regjis. : 21/11/2009 Age : 36 Location : No Active....
| Titulli: Re: Puthja me Arjonin, modelin, Elvanën e lë i dashuri Thu Dec 10, 2009 5:52 am | |
| po bre qy kjo here me florin her me getin here me arionin normale qe e lajne hallku |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Puthja me Arjonin, modelin, Elvanën e lë i dashuri | |
| |
|