www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A Dëshiron...? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A Dëshiron...? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A Dëshiron...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

A Dëshiron...? Empty
MesazhTitulli: A Dëshiron...?   A Dëshiron...? EmptySat Dec 12, 2009 8:44 am

A Dëshiron...?

A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?

1. A dëshiron të i jesh afër Allahut?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu më afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.”

2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë e Allahut?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me të vërtetë Allahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit falënderon Allahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.”

3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet boshe.”

4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj është e njëjtë si të agjërosh tërë vitin.”

5. A dëshiron vepra të mira sa kodrat?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush merr pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “KIRAT”. Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa dy “KIRATA”. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç’është KIRAT. U përgjigj i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati është sa një kodër e lartë dhe e madhe.”

6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë dhe ai që kujdesët për jetimin në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar me dy gishtat, atë të mesmin dhe treguesin.

7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që nuk pushojnë?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujdestari i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e Allahut, apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.”

8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmija i devotshëm, i cili bënë dua për atë.”

9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai që ia lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.”

10. A dëshiron që të të mbulohen turpet?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që ia mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë turpin edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.”

11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: e cila kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan pasurinë tënde dhe veten e saj.”

12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshme dhe ai që sillet mirë me familjen e tij.”

13. A dëshiron të mos jesh i pafat?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I pafat është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I cili kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.”

14. A dëshiron që Allahu ta lehtësojë gjendjen?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në këtë botë dhe botën tjetër.”

15. A dëshiron që të ndihmojë Allahu?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu gjithherë do t’i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon vëllanë e vet.”

16. A dëshiron që Allahu mos të jetë i zemëruar me ty?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e Allahut, dhe zemërimi i Allahut arrin me zemërimin e prindërve.”

17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë?
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshiron t’i japë Allahu risk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e të begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”/pertymoter.net/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

A Dëshiron...? Empty
MesazhTitulli: Re: A Dëshiron...?   A Dëshiron...? EmptyFri Dec 18, 2009 4:26 am

All-llahu t'shperbleft per kete postim kaq me vlere!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

A Dëshiron...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» A dëshiron të jesh afër Allahut?
» Ne-Yo nuk dëshiron femër për para
» Çka dëshiron femra të dëgjojë ...?
» City dëshiron Fabregasin
» Mercedesi e dëshiron Schumacherin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum