www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Semundjet e zemres! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Semundjet e zemres! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Semundjet e zemres!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:58 am

Semundjet e zemres! 9807

Studim mbi sëmundjet e zemrës

Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e
nivelit të kolesterolës mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e
një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të
kolesterolës, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e
goditjeve në zemër.

Ç'do vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të
artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolës. Dr. Steven Nisen i
klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterolës si dhe nivelin e
inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme.


Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të
acaruara, kolesterola dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar
përgjatë mureve të
brendëshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë
që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet
shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat
e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga
goditjet në zemër.
Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që
përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterolës
bie dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në
zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të
artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i
inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga
pesha, ushtrimeve fizike dhe lënia e duhanit.


Transplantimi i fijeve nervore
Ndërkohë, një procedurë tepër e guximshme e transplantimit të fijeve fijeje nervore
po u jep shpresë pacientëve me gjymtyrë të paralizuara. Askush nuk kishte
parashikuar një shenjë kaq pozitive, pas 16 muajsh dora e Dylanit po jep shenja
jete, kjo tregon se transplantimi i fijes nervore mund të jetë i sukseshëm.
Operacioni zgjati 7 orë. Fijet nervore mjekët i morrën nga këmba e pacientit dhe i
vendosen ato në një pjesë të shtyllës kurrizore e dëmtuar nga një aksident me
motorçikletë. Kirurgu Andrew Elkwood shpjegon se si atij iu desh të ndërhynte në
dyja anët e qafës së pacientit për të bërë një lidhje shtesë të nervit në shtyllën
kurrizore duke kapërcyer nervin e dëmtuar. Shenjat janë tepër pozitive. Gishtat e
dorës kanë filluar të lëvizin dhe të gjitha të dhënat tregojnë se nervi do të
riaktivizohet.


një gjen kundër efekteve të alkolit
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një gjen tek minjtë, i cili mund të
kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkolit. Shkencëtarët
shpresojnë se këto studime mund ti bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkolit
tek njerëzit.
Një mbrëmje në qytet, duke pirë me shokë mund të jetë diçka e bukur, por
shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi e madhe i pijeve
bën që truri te përshtatet efekteve të alkolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit
të njerëzve që e pijnë rregullisht alkolin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një
numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin
sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë
alkolin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon
këtë proces Sid Strickland, studjues në Universitetin Rockfeller të New Yorkut:
“Në se ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk
largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e
cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkohol.”
Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkolit dhe
mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së
organizmit. Gjatë konsumimit të alkolit, gjeni i quajtur [-TPA-], ndihmon në
krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë.
Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin
[-TPA-]. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t’i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek
minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund të ndihmoj dhe njerëzit.
Ideja do të ishte se në se dikush ka abuzuar vazhdimisht me alkolin, që përmban
etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta
frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së
menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek
njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkolit tek truri i
njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:58 am

Sëmundjet e zemrës po vrasin çdo ditë e më shumë shqiptarët. Madje gjysma e vdekjeve, në çdo vit, kanë në bazë një shkak të lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut. Kështu, specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se, çdo vit në vendin tonë vdesin rreth 8 mijë persona nga sëmundjet e zemrës. Por ajo çka e bën situatën tragjike është fakti se mjekët nuk i kushtojnë vëmendje faktorëve të riskut, kur pacienti paraqitet për vizitë. Të ndodhur përpara kësaj situate Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur një model të ri shërbimesh pranë Mjekut të Familjes, me qëllim kapjen e hershme të shkaqeve të mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin në kohë të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:58 am

Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës.


Nga cilat sëmundje preket zemra më shpesh
Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës. Këto sëmundje manifestohen, p.sh., me atë që quhet vrimë në zemër, që është një difekt ku, muri ndarës i zemrës, nuk është i mbyllur plotësisht për shkaqe të ndryshme. Ky është defekti më i shpeshtë në moshën e fëmijërisë, i lindur.

Në një moshë më të rrtiur, në moshën e adoleshencës, sëmundjet që kanë predimonaur, janë ato që shkatoheshin nga polialtriti reumatizmal, e cila prekte kyçet e pacientit, por dëmtimin kryesor e jepte në zemër, duke dëmtuar valvulat e zemrës, muskulin dhe të gjitha pjesët e zemrës. Është një sëmundje që, si bazë, ka infeksionin që mund të ketë pacienti, grykë që shaktohet nga strektokuku.

Ky është një mikrob që qarkullon në gojë, në hundë apo në grykën e njeriut. Pas 3 javësh të qarkullimit të infeksionit, shfaqet polialtriti dhe, ky polialtrit, nëse nuk kurohet siç duhet, bën dëmtimin e gjithë pjesëve të zemrës. Ky grup sëmundjesh ka mbizotëruar pak kohë më parë.

Në moshën e rritur sëmundja kryesore e zemrës është sëmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe që manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund të kalojë në mosfurnizim të mirë të muskujve të zemrës me sasinë e nevojshme për gjak dhe të oksigjenit, si pasojë e ngushtimit të arterieve që janë përgjegjëse, që furnizojnë atë sektor dhe, nëse nuk merren masa, kjo sëmundje mund të kalojë në infarkt të miokardit, i cili është edhe një nga sëmundjet kryesore, që shkakton më shumë invaliditet në botë. Edhe këtu tek ne është shtuar, kohët e fundit, nga përdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

Një grup tjetër i sëmundjeve janë sëmundjet e ndryshme, të cilat manifestohen me çrregullimet e rrahjeve të zemrës që janë aritmitë e ndryshme. Ky është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rrahjet e ulëta, të shpeshta, rrahjet jashtë radhe, të cilat, edhe këto, mund të vijnë nga pjesa e sipërme, ose nga pjesa e pasme e zemrës.

Në grupet aritmike hyjnë edhe blloqet e zemrës, të cilat klasifikohen si bllok i gradës së parë dhe i gradës së dytë, por ka edhe bllok të degëve, që janë të degës së majtë dhe të degës së djathtë. Ka edhe çrregullime të tjera, siç është fibracioni alterial që është një patologji e rëndësishme dhe më e rënda është fibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrës zhduken dhe zemra përpëlitet duke sjellë rënien e presionit në zero, njeriu humb koshiencën dhe nëse nuk jepet ndihma brenda 5 minutava, sa mund të rezistojë truri pa oksigjen, çdo gjë është e kotë.

Grup sëmundjesh të tjera janë ato që shkaktohen nga virozat e stinëve dhe ka për bazë një infeksion viral. Ky infksion viral siç mund të prekë gjithë organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrës dhe kemi këto që quhen miokaritë virale por që konsiderohen si forma të buta të lehta që trajtohen dhe nuk lënë ndonjë pasojë në zemrën e njeriut.

Janë edhe një grup sëmundjesh të zemrës të cilat janë me origjinë të panjohur dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm.

Sëmundje që ndeshen shpesh por që janë të rrezikshme janë sëmundjet që vijnë nga hipertensioni që dëmtojnë zemrën. Kur tensioni shtrihet në popullatë nga 13-20 për qind të popullsisë, që i bie që një në 4-5 veta në moshen e pleqërisë është me hipertension, kuptohet se sa i shpeshtë është ky dëmtim i zemrës që vjen nga hipertensioni i lartë i pamjekuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:58 am

Shenjat e sëmundjeve të zemrës

Shenjat varen nga lloji i sëmundjes. Por shenja më e prekshme nga njerëzit që i bëjnë më të ndjeshëm të drejtohen tek mjeku është dhimbja që ata ndjejnë në kraharor dhe pikërisht në zonën e mesme të kraharorit që mund të përhapet në zonën e qafës ose në nofull, por mund të shtrihet edhe në shpinë, krahun e majtë dhe ndonjëherë edhe në të djathtin.

Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orë kemi të bëjmë me shenja serioze për sëmundjet e zemrës. Shenjë tjetë është marrja e frymës që mund të shfaqet nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës pasi ajo mund të jetë zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siç duhet në organizëm. Shenjë tjetër janë çrregullimet e rrahjve të zemrës. Por sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe pa dhimbje fare.

Si mund të bëhet mjekimi

Mjekimi për sëmundjet e zemrës bëhet së pari duke vendour diagnozën për të parë se sa është zhvilluar sëmundja. Elementi i parë i ekzaminimit është elektrokardiograma e cila duhet bërë te çdo pacient që paraqitet për vizitë dhe ka ankesa me zemrën. Pastaj mjeku specialist mund të kalojë me analiza të tjera që është eko-ja e zemrës, provat biçikletë apo me tapete. Kur mjekimi nuk është i mjaftueshëm kalohet në mjekimin kirurgjikal i cili është vendosja e valvulave dhe e unazave koronare apo bërja e bai-pasit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:59 am

Si bëhet parandalimi

Kjo është shumë e rëndësishme pasi duke bërë parandalimin kursejmë më shumë sëmundje që kanë kosto të lartë shëndetësore dhe ekonomike. Parandalimi në këto sëmundje është që nga kujdesi i nënës shtatzënë që ajo të mos kalojë në viroza, të mos pijë duhan, të marrë medikamente të paktën gjatë 3 muajve të para të shtatzanisë në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e lindura të zemrës.

Prandalimi është edhe kurimi i infeksioneve te moshat e reja si bajamet, sinozitet dhe infeksione të organizmit me antibiotik në mënyrë të plotë deri në çrrënosje të infeksionit në mënyrë që të mos bëhet shkak për sëmundjet e zemrës. Në moshën e rritur përsa i përket parandalimit të këtyre sëmundjeve si hipertensioni arterila, që është shumë i përhapur këtu, parandalimi është edhe më kompleks, pra duhet ndryshuar në mënyrë të plotë stili i jeteës. Ai që deri në atë kohë ka bërë një jetë sendentare duhet të lëvizë të bëjë një ecje të paktën 5 kilometra apo 10 mijë hapa në ditë, duhet të shmangë pirjen e duhanit dhe alkoolit.

Bën mirë një gotë verë e kuqe në drekë sepse ka antioksidant për radikalet e lira. Që të bëhet një parandalim sa më i plotë duhet që pacientët, kanë apo nuk kanë shqetësime, femrat dhe meshkujt mbi moshën 45 vjeç, të bëjnë një kontroll një herë në vit tek mjeku specialist me ekzaminimet përkatëse. Kurse atyre që u ka filluar sëmundja duhet të vizitohen më shumë se 2 herë në vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:59 am

Sipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës.

Por një studim botuar këto ditë lëtë kuptohet se për të patur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike.

Dihet se ngritje peshat ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra. Sipas një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, ngritja e peshave pakësonë rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës duke ulur nivelin e kolesterinës së keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat. Të gjitha këto janë kushte për një zemër të shëndoshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:59 am

Frytet arrore të mira për sëmundjet e zemrës

Frytet e forta (arrore), ndihmojnë shumë nëse keni probleme me zemrën, apo keni yndyrën e lartë në gjak.
Arrat janë të pasura me yndyra të pangopura, të cilat ulin nivelin e kolesterolit të keq (LDL kolesterolit) në gjak, ndërsa rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL kolesterolit).

Një varg studimesh shkencore kanë treguar se njerëzit të cilët hanë rreth 30 gram fryte arrore (arra, lajthi, bajame, fëstëk etj.) kanë rrezik më të ulët të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrat megjithatë janë të pasura me yndyra dhe kalori, andaj mos e teproni. Dhe sigurohuni të mos jenë të mbështjella me sheqer apo çokollatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:59 am

Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.

Çdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm. Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm.
Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 7:59 am

Statistikat tregojnë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga sëmundje në zemër.
Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata morrën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër. Shkencëtarët spekullojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.
Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre, dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen që në fazë më të herëshme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmundja ka përparuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 8:00 am

Sëmundjet e zemrës dhe depresioni

Organizata botërore e shëndetësisë përllogarit se mbi 7 milionë njerëz vdiqën si pasojë e goditjeve në zemër në vitin 2005. Kjo e bën këtë sëmundje një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve.


Shkencëtarët gjithashtu thonë se një prej efeketeve anësore të sëmundjes së zemrës është depresioni mendor. Kjo është arsyeja që kohët e fundit, shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandoi që personat me sëmundje koronare, duhet gjithashtu të kontrollohen edhe për depression.



Shoqata kundër sëmundjeve të zemrës kërkon nga mjekët që t’i pyesin pacientët me sëmundje në zemër edhe; Sa shpesh në dy javët e fundit kanë treguar pak intersim për të bërë gjëra të pëlqyeshme. Dhe gjatë këtyre dy javëve, sa shpesh janë ndjerë të dëshpëruar apo të mërzitur?



Përgjigjet mund të jenë nga “asnjëherë” deri në “çdo ditë”. Në se përgjigja është pohuese e prerë, shkencëtarët rekomandojnë që pacientëve t’u bëhen pyetje të tjera rreth gjumit, lodhjes, oreksit e marrëdhënieve me të tjerët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 8:00 am

Shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës thotë se studimet kanë treguar se pacientët me sëmundje në zemër përjetojnë gjendje depresioni 3 herë më shumë sesa njerëzit e tjerë. Studimet në këtë fushë gjithashtu thonë se pacientët me depresion që nuk trajtohen janë më të prirur të mos i marin ilaçet e zemrës ose të mos shkojnë rregullisht për terapi tek mjeku. Depresioni mendor trajtohet me barna, terapi bisedash klinike, dhe ushtrime fizike duke iu përshtatur kushteve të pacientit. Kardiologët thonë se jeta e një pacienti mund të zgjatet ose ndoshta shpëtohet duke e trajtuar depresionin në fazat e herëshme të shfaqjes së tij.



Vitamina B dhe Alcajmeri
Ka kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alcajmerit, nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën.

Jeta e Geri dhe Meri Paunit ndryshoi rrënjësisht 3 vjet më pare kur tek Meri u shfaqën simptomat e para të Alcajmerit. Geri thotë se kjo afektojë rrënjësisht jetën e tyre deri atëhere normale. Por sëmundja i afroi ata edhe më shumë me njëri tjetrin.



Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, numri i rasteve me Alcajmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej. Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marin atë.



Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alcajmerit.



Pacientët me Alcajmer kanë nivele të larta të një substabnce kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, parndaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alcajmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 përqind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 8:00 am

Sëmundjet e zemrës tek fëmijët

Sipas një studimi të botuar në Revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë, fëmijët e prindërërve që vuajnë nga zemra, ka më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje zemre. Madje, sipas studimit, më i lartë është rreziku i prekjes nga sëmundja midis fëmijëve se sa i trashëgimit të saj nga prindërit.

Studimet e ndryshme tregojnë se problemet e shëndetit, mes tyre edhe sëmundja e zemrës dhe diabeti, janë shpesh të trashëgueshme. Sipas një studimi të ri të doktoreshës Joanne Murabito dhe kolegëve të saj në Qendrën e Studimit të Zemrës në Fremingam të shtetit Masaçusets, kur njëri prej fëmijëve në familje vuan nga sëmundja e zemrës, edhe motra, apo vëllai i tij rrezikohen të preken prej saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 8:00 am

Sëmundjet e zemrës, trashëgim nga vegjëlia
Të kalosh një sëmundje ngjitëse pa kurim, rreziku nga sëmundjet e zemrës është prezent. Një pjesë të mirë të këtyre viruseve njerëzit i kalojnë në vegjëli, ndaj janë pikërisht vitet e para të jetës ato ku kujdesi duhet të jetë maksimal. Mjekët kardiologë deklarojnë se "viruset ngjitëse që kalojnë fëmijët në vegjëli janë shkak i fitimit të sëmundjeve të zemrës". Por përveç tyre, një problem tjetër janë edhe bajamet, sinuset dhe dhëmbët e prishur. Mjekët sqarojnë se në disa raste sëmundjet ngjitëse kalojnë pa u vënë re nga prindërit, ose pa kurim. Edhe për bajamet e dhëmbët nuk ushtrohet kujdes, pasi janë sëmundje të përsëritura. Sipas tyre, e keqja e këtyre sëmundjeve qëndron te pasojat e më pasme. Kështu, mjekët vënë në dukje se sëmundja që prek më tepër zemrën është reumatizma, një sëmundje e shkaktuar nga një mikrob i veçantë i quajtur mikrobi hemolitik dhe që përhapet lehtë nga fëmijët e sëmurë me angina. Për të parandaluar shkaqet e sëmundjeve të fituara të zemrës, mjekët këshillojnë mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet ngjitëse dhe reumatizma, përmes kujdesit për kurimin e tyre në kohë. Sipas tyre, shkaqet kryesore të sëmundjeve të fituara të zemrës gjatë fëmijërisë janë viruset ngjitëse si skarlatina, anginat (infeksioni i grykës dhe i bajameve), dizenteria, kolla e mirë, poliomieliti, shytat, fruthi, verdhëza, gripi etj. Kjo është arsyeja që mjekët këshillojnë prindërit të jenë të kujdesshëm në kurimin e tyre. Sipas mjekëve, në parandalimin te fëmijët të sëmundjeve të zemrës dhe turbullimeve kardiovaskulare, rol të rëndësishëm kanë prindërit dhe mësuesit, të cilët duhet të mbikëqyrin funksionet e zemrës në periudha të ndryshme të zhvillimit të fëmijës, si dhe organizimin e një regjimi fizik në përputhje me moshën e tyre. Kështu, të gjitha lëvizjet e tyre duhet të jenë të kontrolluara, si stërvitjet, aktiviteti mësimor etj. Gjithashtu, një kujdes i veçantë duhet bërë me dhëmbët, që janë shpeshherë vatra të hapura të infeksionit. Por edhe bajamet, sinuset dhe veshët e sëmurë (të infektuar). Sipas mjekëve kardiologë, për fëmijët e grupmoshës së vogël dhe të mesme, rëndësi të veçantë ka mbajtja e një regjimi të përshtatshëm fizik dhe mendor, mënjanimi i mbilodhjes, gjendjeve emotive dhe sigurisht kurimi në kohë i sëmundjeve ngjitëse. Mjekët i mëshojnë me forcë mjekimit, pasi vihet re një rritje e numrit të fëmijëve që kalojnë sëmundje në kushte shtëpie, jashtë kujdesit mjekësor. Sipas të dhënave të ISHP-së, kjo ndodh më shpesh në zonat e thella malore. Sipas studimit të ISHP-së, rreth 60 për qind e fëmijëve në fshat vuajnë nga sëmundje të ndryshme parazitare, duke i shkaktuar dëme të mëdha organizmit dhe shëndetit të fëmijëve. Moshat më të prekura nga këto sëmundje janë nga 2 deri në 14 vjeç. "Duke pasur parasysh që parazitët sjellin pasoja për shëndetin, nuk duhet neglizhuar kurrë me këtë sëmundje", thonë mjekët, duke tërhequr vëmendjen e prindërve për më shumë higjienë dhe kapje në kohë të shqetësimeve të fëmijëve të tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 36
Location : Mitrovicë

Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! EmptyFri Dec 25, 2009 8:47 am

Sëmundjet e zemrës janë vrasëset më të mëdha të femrave

Sëmundjet e zemrës nuk prekin vetëm meshkujt, por janë vrasëset më të mëdha të femrave në SHBA. Afërsisht 40% të të gjitha femrave që vdesin kanë si shkaktar të vdekjes sulmet në zemër ose sëmundjet e zemrës. “Në këtë mënyrë vdesin më shumë gra sesa numri i grave që vdesin nga të gjitha llojet e kancerit të marra së bashku”, thuhet në një botim të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.
Me gjithë përpjekjet për të edukuar femrat në lidhje me rrezikun nga këto sëmundje, 45% e grave amerikane nuk e dinë se rreziqet më të mëdha për shëndetin e tyre vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e zemrës.

Disa fakte tronditëse:
-13% e grave amerikane i shohin sëmundjet e zemrës (por jo sulmet e zemrës) si një rrezik për shëndetin.
-Sëmundjet kardiovaskulare vrasin afërsisht gjysmë milioni gra në vit në SHBA.
-Një amerikane në minutë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare.-Afërsisht një e treta e të gjitha femrave dhe e meshkujve moshërritur në SHBA vuajnë nga ndonjë formë e sëmundjeve kardiovaskulare.-Sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e një banori ose banoreje të SHBA-së çdo 35 sekonda.-Më shumë gra amerikane mbi moshën 25-vjeçare vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës sesa nga çdo sëmundje tjetër.-64% e të gjitha grave amerikane që kanë vdekur befasisht nga sëmundje koronare të zemrës, kanë vdekur pa pasur simptoma të mëhershme-Ndërkohë që numri i grave amerikane që vdesin nga kanceri është 1 në 30, numri i atyre që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare është 1 në 2.6.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Semundjet e zemres! Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet e zemres!   Semundjet e zemres! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Semundjet e zemres!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sëmundjet e zemrës dhe diabeti
» Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës
» Çaji dhe kafja mbrojnë nga sëmundjet e zemrës
» Semundjet e lekures
» Mungesa e vitaminës D dhe sëmundjet e mëlçisë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions
YlliehanaForum