www.ylliehana.biz
|
| | Periudha e Pavaresise Kombetare | |
| |
Autori | Mesazh |
---|
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:52 pm | |
| Nga një fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924
E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.
E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.
E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:52 pm | |
| HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli
Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u-lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:53 pm | |
| KRISHTI ME KAMXHIKUN
Në kështjellë t'atdheut, në tempull të fesë Janë shtruar sarafët') pa shpirt e pa besë, Tregëtojn' e gënjejnë, rrëmbejn' e sfrutojnë, Thon' ashtu Israelin e mbrojn' e shpëtojnë.
Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe shkëlqejnë në kish' e në fron me kurorë, Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.
Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar; Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë, Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.
Çdo i shenjt' ideal, çdo shtëpi Perëndie Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie: Kush fitonte më tepër, ay ishte usta, Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.
Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë, Krisht' i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë: Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj, Dhe nga larot gjakpirës atdhen' e shpëtoj.
Dhe Shën Pjetr' i gëzuar ahere i tha: "Ja tani e ke nisur tamam, or usta! Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro, Dhe me forc' e pahir na çliro, na shpëto."
"Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar, Se të marrët, të shurdhërit s'kanë dëgjuar; Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin. Se shpirt-robi s'çlirohet askurrë pa drurin."
Jesu Krishti s' dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun, Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri, Se lirin' e sjell drita e mëndjes, jo druri."
"Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq, Se përndryshe kjo punë na del mos më keq. Përkëdhel' u kurrizin dhe do t'të besojnë, Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnë".
Jesu Krishti s'dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. Dhe s'u-unj përsëri që ta merrte kamçikun: Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë, Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen' e atdhenë. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:53 pm | |
| MARSHI I KRISHTIT
Hosanna o çliro'njës, Mesi, hosanna! Shtroni udhën me , dafin' e hurma, Brohoritni trumbeta, timpane, zurna, Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Kryetrim, që lëfton, triumfon për atdhe, Shpëtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe, Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe, Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!
0 i bir i Davidit, i Miri Bari Ti na prin dhe na rrit në luath e vërri Ti na ruan, na mpron, dhe për ne bëhesh fli, 0 Njeri-Perëndi: Hosanna, hosanna!
Përmbi Dhe, përmi Fron, përmi Qjell u-bekofsh, Përmi djall dhe tiran, përmi Ferr mbretërofsh, Me pean dhe temjan, dhe këmban' u-këndofsh, Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!
0 i fort' o i urt' o i ëmbël Jesu, Plot me bes' e me shpresë të biem mi gju, T'adhurojmë me zëmër këtu e tehu, Gjithëkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!
Hosanna, o çlironjës, Mesi, hosanna! Shtroni udhën me , dafin' e hurma, Brohoritni trumbeta, timpane, zurna, Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna! |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:53 pm | |
| MOJSIU NE MAL
Ngjitet përpjetë Malit të shkretë Krye-Profeti trimi me fletë, Të bisedonjë me Perëndinë Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur, Qëndron me frikë, pret i tronditur, Dhe Jehovaj i flet prej një reje Me zë rrufeje:
"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni, Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni Skllevë, bij-skllevësh, s'e meritoni Se liri s'doni!"
Krye Profetit dita i ngryset Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset Me lot në sy, me zemër të ngrirë I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise, Pse më përplase, më përpëlise, Pse shpresën dyzet vjet m'a yshqeve, Dhe sot m'a preve?
"Nem Dhen' e Lirë! Zot ku m'a ke?" "Shiko, i tha, dhe ja ku e pe." Së largu Zoti ia pasqyron, Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi, Lum' i Jordanit, Jerusalemi, Mal' i Sionës, Bethsaidaja, Dhe Golgothaja.
Sheh gasn' e pritmë për djalërinë Dhe shkretëtirën për pleqërinë, Atje sa bukur, këtu sa zi, 0 Moisi.
Këtej ka dimrin, andej prënverën, Kërkon Parajsën, vdes në Skëterrën; Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor, Liberator! |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:53 pm | |
| JEPNI PER NENEN
Ç'thot' ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!" Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë.
Qan e lutet Nën' e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ç'e pat me Skënderbenë, Bijt' e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s'i vanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët jan' ata tiranë Që të pren' e që të vranë Që të therrë bij e bija, Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija? Derthni plumba, o Shqiptarë, Gjakn' e Nënës për të marrë, Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan Dhe të doqnë dhe të shuan Dhe të lan', o Shkab' e ngratë Pa fole, pa zog, pa shpatë? Këta qena, o shok' i mbytni, Mbushni gjyle që t'i shtypni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga detyra s'ndruhen! Trim i mirë do të japë, S'kursen jetën as paratë; Hithni, hithni tok dollarë, Të mos mbetemi të sharë. Mbahu, Nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë n'Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer Për ty, Nëna jon' e vyer, Që me drit' e nder të thuresh Dhe me bijt' e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s'i dhanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni, Qesen edhe shpirtin hithni: Për lirin' e vëndit t'onë, Sot -se nesër është vonë- Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë.
1917 |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:53 pm | |
| Te Ura, te Ura
Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh' e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me-vrap.
Kuçedr'e Turqisë, Hyen'e urisë, E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari, Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark, Me dinin në gojë, me helmin në bark.
Kuçedrën e vrarë E hasi më parë Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit; E zuri për gryke, e shtriu përdhe Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe.
Pastaj për së dyti Në Durrës e mbyti Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja, Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja, Nga forca në pluhër, nga bregu në det, Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.
Kuçedra e thyer, Në e përlyer Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës. Shqiptar'i verbuar vërsulet në det, Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.
"Dy herë të theva, Të shtriva, të ndeva, Po prapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite, Prit-më, the, prit-më!" Dhe prap' iu-vërvite, Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!
Nga Ura, nga Ura Po ikni, o burra? Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën! Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën, Se urën e ruan, se Urë'n e mpron Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj.
Te ura, te Ura, Vajtoni, o burra, Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë, Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe.
Korrik, 1914 |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:53 pm | |
| SHEN PJETRI NE MANGALL Fryn' e çfryn veriu, Ngrin, mërdhin i ziu Dhe mangallit i afrohet Që të ngrohet.
Krishtin brënda e gjykojnë Dhe pas ligjës e dënojnë, E goditin dhe e shtyjnë, E pështyjnë.
S'del askush që t'a shpëtonjë, Roma do t'a kryqësonjë, Triumfon Legaliteti Dhe Laneti.
Kur e rrahin dhe e tallin Pjetri ngulet mbi mangallin; Kur e pa, u-koll këndezi Nga qymezi.
Dhe një shërbëtore i tha: "Je dhe ti një nga ata!" Po Shën Pjetri proteston, E mohon.
Kruspull mbi mangallin mblidhet, Po djek dorën dhe përdridhet; Se ç'këndon bandill këndezi Nga qymezi:
"S'ka e s'ka si heroizma, Edhe si idealizma, Po kur dimër del behari S'ka si zjarri."
-"Nga ata je!"- thot' ajo, E mohon Shën Pjetri: -"Jo! As e njoh, as e kam parë, Moj e marrë!"
Kruspull mbi mangallin mblidhet, Po djek mjekrën dhe përdridhet; Se ç'këndon bandill këndezi Nga qymezi:
"Shkab' e shkëmb me poz' e fjalë, Se ç'na dolle shkrumb e galë, Në je trim këtu tregoje, Shko shpëtoje."
Thot'ajo: -"Je, mos gënje!" Pjetri e mohon me be: -"Jo, për Zotin, moj , S'jam e s'jam."
Kruspull mbi mangallin mblidhet, Po djek gjuhën dhe përdridhet; Se ç'këndon bandill këndezi Nga qymezi:
-"Simon Pjetër, Bar Jona, Kështu ndahet kjo dynja: Kryqi andej, këtej buxhaku Dhe allçaku.
Se ç' e dogje, se ç' e fike, Gjel me gjëmb' e këng' armike. Dhe ndërgjegjen se ç' ia çpove, Se ç'ia zgjove.
Se ç'vajton Shën Pjetri hidhur, Lesh-lëshuar, duar-lidhur, Tri her' e mohoj pa gdhirë, Faqe-nxirë. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:54 pm | |
| Marshi i Barabbajt
Allalla, o rezil e katil, allalla, Stroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe, Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari, Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi, Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli; 0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh, Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh, Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh, Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu, Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:54 pm | |
| Marshi i Kryqezimit
Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba, Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta, Se s'ke dashur as jet' as martes' as para: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Dy kusarë të vegjël i zumë në lak. Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak, Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Vrajeni, se përunj dhe përmbys pasurinë, Pasuron, dhe çliron, dhe forcon varfërinë, Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Varreni, se me botën, me ne s'shëmbëllen, Se na ndreq shtrëmbëritë, dhe kurrë sna rren, Se e do vegjëlin' e tiran' e urren: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Vrajeni, se për vete s'kujdeset, s'lëfton, Dhe të mjerët, të humburit nuk i sfruton, Dhe për sherr, për vlla-vrasje, për luftë s'punon: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Varreni, posa s'do as të vras' as të varrë, As të bënjë të keqen as gjakun t'a marrë, Dhe katilët me nam na i qan si të marrë: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Vrajeni kryengritësin e Shënjtëruar Si katil të mallkuar, atë ka kërkuar, Se kujtoj që pa armë na ka për të zgjuar: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:54 pm | |
| Kirenari
Ç'deshe ti, mor, në Kalvar, 0 qyqar, o Kirenar! Del me poçen për sehir, Ndrit me Kryqin si martir.
Rent nëpër kallaballëk, Se ç'po ngjan s'merr vesh as gëk, Je i pir' e s'mban dot anë Për çlironjës a tiranë.
Nëpër pluhër dhe shamatë Turren burrat, çirren gratë Turm' e ndezur, e tërbuar, Krishtin për të kryqësuar.
"Mir' e gjeti, the, sarafi, Se ashtu ia desh qylafi, Se po çvishte vegjëlinë Me uzurën dhe vergjinë".
Po kur pe që u-gënjeve, Kryqësimin s'e pëlqeve. Kirenar, se ç'the një fjalë: "Mos e vrisni këtë djalë!
Daleni, the, mor -ni, Oratorin mos e ngani, Si politikan flet n'erë. Po s'e bën më tjatër herë!"
Fare bukur e fillove Po më kot i këshillove, Se katilët s'të sajdisnin, Si pjanik të qesëndisnin.
Dhe kur pe këto havaze Një dolli me verë zbraze Për të mbytur mallëngjimin, Për të shuar hidhërimin.
Po dollia të tronditi Dhe mi Krishtin të vërviti, Të tre Kryqet i përfshive Dhe për-dhe të gjith'i shtrive.
Ç'ngjau pasandaj s'kuptove Kryqin gjer sa e zaptove Dhe si Krisht u-kapardise Dhe në djers' u-batërdise.
Ç'vete shtrëmbër në Kalvar 0 qyqar, o Kirenar! Se ç'përmbysesh, kamçikohesh, Rrihesh, ngrihesh, çdehesh, zgjohesh.
Krishtin me habi pyet: "Nga më krisi ky tërmet? Pse pa faj po më mundojnë, Kryqn' e huaj ç'm'a ngarkojnë?"
Krishti po të ngushëllon, Dhe durim të këshillon: "Mos kij dert, se u-bekove, Me dolli lavdi fitove!
Mos kij dert, mor Kirenar, Ta bën këngën një Shqiptar!" "Po ku është Shqipëria?" "Tek ndes vetë Perëndia!"
Bëj gajret, mor Kirenar, Drejt përpjetë në Kalvar! Për paradën që bën ti Çdo besnik të ka zili. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:54 pm | |
| Kryqezimi
Po troket çekani Po kërcet mejdani, Dor' e këmb' i çpon, Krishtin kryqëson.
Me tërbim goditin Me gjëmim e ngjitin Turma ulërin Nëna blegërin.
Çdo peronë plagë Përvëlon si flagë Çurka gjak buron Fryhet dhe pikon.
Kryqet ngulen, shtisen, Tallen, qesëndisen; Sipër Kryqe tre, Tri Mari për-dhe. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:54 pm | |
| Kenga e Salep Sulltanit
Një mexhlis të math na çeli Pandeli Jano Vangjeli Me Sulltan-llokum na veli Si kofini pas të vjeli.
Fyt' i Floqit po pëllet Top' i Krosit po kërcet: Ç'është ky sheqer-kësmet? Hallvaxhin' e pamë mbret!
Dhe rakia vete-vjen Xhafer Ypi na mbërthen Dhe për lot na mallëngjen Rreth konopit me legjen.
Koço Kotta, mjek hanxhari, Nis një valle palikari, Se me një ferman kusari Sadrazem u-bë firari.
Dhe Feridi faqe ndron, Die shante, sot lëvdon Fryn bulçit' e trumbeton, Që Katrani zbardhëllon.
Dhe sarhosh Iljas Vrioni Dehet, siç e do zakoni, Bërtet: "Rroftë Napoloni! Kështu tha dhe Ksenofoni!"
Se ç' u-çporr xhumhurieti, Se ç'u-rahatos mileti, Se Sulltanin prap' e gjeti, Se, që kur e humbi, s'fjeti!
Ç'ka sepse i vjetri qe Madhështor sa një deve Dhe ky s'bën as për meze! Rroftë sa jep ylefe.
Se ç' na u-gëzua xhani, Se ç'na preu Ramazani, Se ç' na piu Italjani, Rroftë pra Salep-Sulltani!
Vjenë, 15 Tetor, 1928. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:55 pm | |
| Syrgjyn -Vdekur
(Elegji për Luigj Gurakuqin)
Nëno moj, mbaj zi për vllanë, Me tre plumba na i ranë, Na e vran' e na e shanë, Na i thanë trathëtor.
Se të deshte dhe s'të deshnin, Se të qante kur të qeshnin, Se të veshte kur të çveshnin, Nëno moj, të ra dëshmor.
Nëno moj, vajto, merr malin, Larot t'a përmbysnë djalin Që me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimëror.
Nëno moj, m'a në Vlorë Ku të dha liri, kurorë, Shpirt i bardhë si dëborë; Ti s'i dhe as varr për hor.
Nëno moj, ç'është përpjekur Gojë-mjalt' e zëmër-hekur, Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, Ky Vigan Liberator. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:55 pm | |
| ATDHE
Gerxhe ngado ku shkel Ku je, o Atdheu im? Vetem gerxhin tend dua te ndjej Mes gerxhesh ketu ne mergim!
Ne token qe duket e njejte Rremoj e rremoj si i mar' Te ndjej eren e dheut te shenjte Eren e gerxhit shqiptar!
Vazhdoj e vazhdoj kerkimin Une mergimtari eksplorator Atdheun e gjej tek shpirti Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj! |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:55 pm | |
| Shpell'e Dragobise
(Elegji për Bajram Currin)
Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur' i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj, Rrufe-shkab' e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti Se s'tronditej nga tërrmeti. Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë.
0 Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell' e Dragobisë, Yll i rrall' i burrërisë.
Thon' u-shtri e thon' u-vra, Po ti s'vdiqe, or Baba, As te shkëmb' i Dragobisë, As te zëmr' e Djalërisë.
As je vrar' e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë. Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn' e Shqipërisë Katakomb' e Dragobisë. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:55 pm | |
| NE DITEN E FLAMURIT
Rri ulur Atdheu plak, La me lot e la me gjak. Mijera vjet histori, me shume rob se ne liri.
Vetem qan e renkon, trojet e veta kerkon... Buza vetem i buzeqesh, kur sheh bijte me armet ngjesh.
Nga cdo ane vjen ze i burrit , mu ne Diten e Flamurit, Nga cdo ane vjen ze i trimit, ne kete dite te bashkimit.
Jam Kosova e trimerise, Lulja e bukur e Shqiperise. Me coi Isa shpirtbiluri, me tha:"Te therret Flamuri".
I Ilirides jam Iliri, dhe i lire dua me mbet. Per cfardo xhevahiri, Shqiperine s'e jap per jete.
Jam Ulqini , jam Malesia, edhe mua me therret liria. Jam Malesia e Dede Gjon Lulit, jam shqiponja ne pale te flamurit.
Tungjatjeta Nene Shqiperi, Une jam Cami tek ti vij. Shqiperi te qofsha fal, te kam nene e me ke djale.
Jam Presheva neno moj, nuk mund me te duroj. Jam kuq e zi, S'rri dot me ne roberi.
E dashur Nene Shqiperi, Ja dhe nje porosi. Te fala nga mergimtaret, lot e djerse margaritaret. Larg ne dhe te mergimit, shtruam sofren e bashkimit, mu ne diten e vertete, Rrofsh moj Shqiperi per jete. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:55 pm | |
| FLAMURI
Deti mbin shkumë mbi përgjumjen e ilirëve. Shekujt arbërorë zhveshën robërinë prej supeve. Rapsodët rrënqethën lahutat me “liridona”. Plisi i Kosovës ngrihet mbi kryet e statujës, jeleku prehet mbi rrjedhën e lashtë të gjakut, qëndisma e flaktë lidh në jetë cungimin e trupit. Troku i shekullit ngrin hapat me Isa Boletinin Në njomjen e buzëve me lotët e flamurit. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:56 pm | |
| Rrent, or Marathonomak
Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak!
Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine, Nëpër fush' e brek mi brek Këmba tokën as t'a prek, Hip' e zbrit, Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s'e the, Djers' e gjak pikon për-dhe; Do që ti të jesh i pari, Për triumfin lajmëtari Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'të pihet, T'u mpi këmba, po s'të rrihet, Se mileti po të pret, Ankthi zëmrat ua vret, Vrer e tmerr, Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s'dogji djelli Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj Hij' e lisit edhe kroj; Turru tej, Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin Ferra çjerr e guri grin Afsha gjoksin përvëlon Syrin avulli verbon; Ur' e prush, Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfryn Prej Vullkani flag' e tym Se ç'vëngon e se ç'gulçon, Zëmra brinjët t'i çkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahët të të ndalin, Mos, se s'janë veç Najada Magjistrica dhe Driada; Lark, or lark, Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerëzia Që të pan' e që të çquan Dhe fuqinë t'a rishtuan Ha dhe pak, Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the: Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! "E fituam!", brohorite Dhe për tok' u-përpëlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak!
Prill, 1930 |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:56 pm | |
| Anes lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës!
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohorit me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Hamburg, Maj, 1930. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:56 pm | |
| Plak Topall dhe Ashik
Dale, moj, se kam një fjalë, Se më rjedhin djersët valë; Dale, moj, se s'jam më djalë Dhe më s'ecënj dot.
Dale, moj, se më kapite, Më këpute, më sfilite, Prite, moj, ashikun, prite Që të vjen me not.
E arriva dhe ia thashë, Asnjë gur pa tundur s'lashë, Dhe mëgjunjazi i rashë, Ç'u mundova kot.
Hapi gojën, dhe vajtova, Qenkam plakur, e kuptova, M'ardhi keq, po s'e mohova, Syri m'u-përlot.
Dhe nga jeta u mërzita, Dhe nga lumi u vërvita Që të vdes, se u korita Dy-tri herë sot.
Po ti, Zot, më ngushëllove Pas një tjatre më lëshove, Dhe nga mbytja më shpëtove, Lavdi paç, o Zot.
Dale, moj, se kam një fjalë, Se më rrjedhin djersët valë; Dale, moj, se jam i çalë Dhe më s'ecënj dot. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:56 pm | |
| Sofokliu
Sofokliu ishte budalla, Kur u mplak, edhe Kupidi e la, Tha: "Shpëtova nga një maskara!" Goja, pra, iu tha.
Sofokliu nuk e kishte mirë: Plaku s'ka takat, po ka dëshirë, Gjalpë s'ka po ka një pus me hirrë, Furrë dhe trazirë.
Kam Ferid Asllanin si shahit, Tetëdhjet' e pesë vjeç ashik: Amerika, Evropa u-çudit, Nuse desh kur vdiq!
Flamurin që la e trashëgova, Nat' e ditë çupa, gra kërkova, Se ç'u batërdisa, se ç'u shova, Se ç'u përvëlova.
Kur të vdes, dhe kur të më mbuloni, Çupa, gra, në varr mos më vajtoni. Do t'ju dua prapë, siç më doni. Dolla! Mos më zgjoni. |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:56 pm | |
| Shqipja
Na mekoi qumshti i gjirit Na ushqeu gjuhe e shpirtit Na gjumoi nder perralla Me e embla shqipe-fjala.
Dhe kur flisnim capra cupra Ishin rrokje, fjale te bukura Ishin vete kuptimi i jetes Shqiptarisht dhe asgje tjeter.
Dhe ne ka pak atavizma Mbetet gjuhe me fisnikja Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise! |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:57 pm | |
| Fryn moj Ere
-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë? Pse vërshëllen me aq mallëngjim? -Vij drejt nga malet e Shqipërisë, për të përhapur zi e vajtim. Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn, drejt më zëmër, më zëmër time hyn.
-Nga ata male, moj erë trime, ç'lajme të reja po na ke siell? Pse je e vrerët dhe e helmuar? qiellë me zi përse na e mbiell? Fryn, moj erë, etj.
Pse e ke synë të trubulluar e rent kaluar mi t'zeza re? Pse të pikojnë lottë të zeza, lottë të zeza posi rrëke? Fryn, moj erë, etj.
Syri m'u err nga ato që pashë Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot. Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar, rent ta haroj, po rentkam më kot. Fryn, moj erë, etj.
Atje tek losnja në fush' të Korçës, duke u hedhur lis më lis, një qivur pashë me nj'çup' të virgjër, ma vrau shpirtin ay filis. Fryn, moj erë, etj.
Tokat pushonin, prift nukë dukej, e pakënduar na u varros; mihnë dëborën, i bënë varrë, shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos. Fryn, moj erë, etj.
Atje mi varrë qante një grua, një grua qyqe me mallëngjim; burrën të qante më par'a çupën, për kë të bënte më par'vajtim? Fryn, moj erë, etj.
Renda e ika e fluturova, po dhëmbjen time ku do ta fsheh? Çava oqeane, dete dhe male, po vajtoj edhe sikundër sheh. Fryn, moj erë, etj.
-Moj er'e rreptë, erë malsore, shpirti m'u ndes, zëmra më shkriu; sytë m'u errë si ty dhe mua, mëndja në kokë më bubullin. Fryn, moj erë, etj.
Qëndro të lutem, të kam për t'dhënë dhe un'i varfri një porosi: një re të madhe dërgo të zbresë e ta ngarkojmë me lott'e mi. Fryn, moj erë, etj.
E kur të kthehesh nga Shqipëria, Atje në kopshtin, atje t'qëndrosh, dhe lott'e mia si vesë qjelli dalë nga dalë do t'i pikosh. Qaj, moj erë, moj er'e shkretë , derthmi lottë atje mi varr'e saj.
25 Janar 1907 |
| | | вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare Mon Dec 28, 2009 7:57 pm | |
| Shpirti shqiptar
Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty. Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!
Aty ku askush tjetersim s'mund te beje Me blloqe kartash dhe vula identiteti. Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.
Aty cdo materie nje fjale do te thote Fjalen qe qumeshti i nenes na dha Aty cdo fjale e shperndare neper bote S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar! |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Periudha e Pavaresise Kombetare | |
| |
| | | | Periudha e Pavaresise Kombetare | |
|
Similar topics | |
|
Faqja 1 e 2 | Shko tek faqja : 1, 2 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|