www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Thenie per jeten. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Thenie per jeten. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thenie per jeten.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Thenie per jeten. Empty
MesazhTitulli: Thenie per jeten.   Thenie per jeten. EmptyMon Jan 04, 2010 3:55 am

Jetojme duke jetuar gabimet dhe vdesim duke i shlyer.


Kur lindim nuk njohim asgje,kur rritemi njohim vehten,kur burrerohemi njohim gjithke,kur plakemi s´njohim as vehten.


Dashuria njeh vetem nje ligj.Ligjin e besnikerise.


Njehere nje lule celi,e pa qe bota ne te cilen celi s´ish e saja dhe u vyshk.


Trishtimi eshte pjese e asaje shterngate qe deperton neper labirinthet me te thella te ndjenjes,duke e nenshtruar ate.


Gruaja eshte si nje metafore,te cilen po nuk e perdore me vend atehere fjalia ne te cilen e perdore del jashte c´do lloj kuptimi.


Burri eshte si nje vazo uji e zbrazur,qe po ta mbushesh do rendoje,pergjersa ta mbashe te zbrazur nuk do te ndryshoje peshe.

Nje plak i tha nje tjeteri-u plakem po i afrohemi vdekjes-ndersa tjetri iu pergjigj -mua me ngjane se po i afrohem edhe nje here femijerise sepse mbaj mend nenen qe me vishte dikure femije ne te njejten menyre qe me vesh bija ime sot.


Dinjiteti eshte pjese e pasqyres se njeriut,po te thyhet ajo pasqyre atehere njeriu s´ka me se ku ta shohe vehten.


Ka disa lloje menyrash per te urryer ,njera prej tyre eshte te duash.


Perparesia seksuale eshte nje dileme e rigjetur tek ata persona qe njohin disa rregulla te fshehta,te cilat jane shkruar tek instiktet.Po te arrijme ti shfletojme ato instikte atehere do te zbuloheshin nga gjithkush.Por e veshtirá e ketije sekreti eshte se si mund te gjehen fletushka te tilla.


Bota rron mes cudise ,se vertetes dhe detyrimit.Tri ligje te cilat natyra ia ka vene si rregulla njerezise.


C´ndryshim ka kafsha nga njeriu?.Kete mund ta dije vetem kafsha.


Historia dhe poezia jane dy mjetet qe jetojne me gjate se c´do mjet tjeter ne largesine e shekujve.




Nese mbjell me shume ,me shume do korresh


Nje ide e prape te con ne prapesi,nje ide e mbare mund te zhvendose te prapmen.


Ne duhet te percaktojme rregulla te mireqenies ne lidhje me gjithcka na rri perreth,ne lidhje me gjithcka na perket,ose mund te mendojme qe do mund te na perkase,ne kete menyre dime se c´duhet te bejme me vehten


Mendimi dhe logjika jane vegla te njohjes,


Syri eshte prehe e bukurise


Nese do qe te gjesh ate qe ke enderruar gjithe jetes beso ne ate qe meriton


Nese je ajo qe duhet te jeshe tregohu e flakte dhe e sinqerte do keshe brenda teje zjarrin dhe ,besimin e nje heroi,dhe do strukesh nder mbrojtjen e nje mendjeje te holle

.
Mos u genje nga te keqte qe shihet me sy.


Me pare te shikosh pastaj te provosh.


.Nje keshille e mire nje sjellje e mire.

Krenohu qe te ndihesh krenare.


Dashuro qe te te dashurojne


Besimi eshte gjymtyre e shpirtit.


Nje perkrahje e hidhur fsheh nje dore te dridhur


Nje qeshje e fshehte quhet nenqeshje.


Nje gezim I hidhur eshte humbja e nje armiku qe te ka dashur


Ajo qe ju njihni si te tepert eshte vetem nje mosbesim ndaj dikujt qe ua ka dhene besimin juve.


S’eshte e tmerrshme te mos besosh eshte me e madhe se nje hije e frikeshme hija e mosbesimit.


Duhet te lidheni me dike per hire te dashurise dhe jo per hir te meshires .


Meshira dhe deshira s’jane dy subjekte ato jane dy ndjenja qe dalin nga njeriu dhe valviten neper jeten e perditeshme.Ato s’jane dy celiza qe lindin dhe vdesin.Ato jane te perjeteshme.


Nje dashuri e fshehte,s’eshte e jotja, duhet ta vjellesh per te qene zot I saj.

Shpirti ndersa vuan per nje dashuri,syte zene te verbohen,ndersa zemra ze te nxihet


Ajo qe mungon dhe mundon,kur dashuron te paarriteshmen, eshte prania e asaje qe e quan te humbur.Askund s’e sheh,Kudo eshte.Kontrasti I egzistences shuhet ne kurmin e zjarrte dhe te duket se digjet pa meshire.


Jeta eshte nje lume enderrash qe shuhet ne fundin e nje humnere.


Ne jemi,jeta e enderres qe shnderrohet papritur ne genjeshter,ndersa ne genjehemi duke shkuar mes lumit ku valet na gelltisin me shpresa.


Shpresa s’eshte tjeter vecse nje loje.Ne luajme dhe asnjehere s’fitojme.

.
Pasioni eshte nje gjenerator frymezues qe di te punoje tek te ndjeshmit,tek ata njerez qe ndjenja u sherben jo vetem per te gjykuar dhe vepruar,por edhe per te perceptuar boten rreth e qark.tek ky tip njerezish bejne pjese poetet


Mendimi s ´eshte me pjese e gjykimit kur behet prange e kuriozitetit"


Nese jeta behet pasqyre e jone,atehere duhet te besojme se kemi per ta jetuar sic e shohim

Ne largesine e viteve qe enderrojme ngjallemi,ne largesine e viteve qe harrojme vdesim


Enderra eshte si nje yll ne mes te nje qielli te mbuluar me re,nese reja lejon qe ai te ndrise atehere do mund ta shohim nese jo atehere kemi per ta harruar.


Qe te bindemi se tek ne rron miresia me te vertete,duhet te bindemi me pare se e keqja s´eshte vegel e jona


Bukuria eshte vetem nje sens qe i jep me shume sens jetes,por jo gjithmone pse je i bukur jeta te trajton si te tille.


Mencuria eshte simptome qe u sherben atyre te cilet e admirojne.


Marrezia eshte simptome qe u sherben atyre qe s´e besojne


Paresia tek disa fusha te jetes,eshte mangesi tek disa fusha te tjera te jetes.


Po te duash aq sa ta pranon shpirti,do te zgjasesh kohen e diteve tuaja.


Ai qe enderron gjen kuptimin e jetes,do te thote qe e di pse jeton.Ai qe s´enderron jeton sa per te jetuar.



Ka dy tipe njerezish me shumice ne rruzullin tone,njeri tip u perket te humburve,tjetri u perket te palumturve.


Nese analizojme veprat njerezore do te arrijme ne perfundimin qe s´jemi njerez


Zemra e nje te dashuruari eshte si nje lule qe po ta perkujdesin cel,po ta perbuzin vyshket


Po te shikojme rreth vehtes dhe te kerkojme hijen tone,do ta gjejme te perdhunuar nga vete vehtja jone.


Intuita eshte nje lloj nuhatjeje per dicka qe parandjejme, pa te do te ishim si dallendyshet qe do te merrnin shtegetimet ne mesin e dimrit.


Femra eshte nje lloj engjelli te cilin duhet ta lesh te jetoje vetem ne parajse ,po nuk ia arrite ke perfunduar ne ferr.


Padituria eshte vegla me e persosur e varferise.


Po te arrijme ti kuptojme gjerat ne brendesi te tyre atehere do te arrijme ta kuptojme edhe vehten me mire.


Ka nje skeme mbaresie te vetme per jeten,te dishe ta konceptosh jeten.



Koncepti i jetes eshte sinonim i njeriut ,atehere kur njeriu arrine ta shperbeje ate ne dicka qe do ti vleje.


E shkuara me te ardhmen jane aq te lidhura me njera tjetren,sa c´jane te lidhur prindi dhe femija


Kur deshtojme ne ndonje situate te jetes, s´do te kemi te bejme me nje fund,por me fillimin e nje situate te re.


Mes dy te dashuruarve mund te gjeshe gjithmone dy gjera te perbashketa,njera eshte ai dhe tjetra eshte ajo.


Mes dy bashkeshorteve mund te gjeshe gjithmone dy gjera te kunderta,njera eshte besnikeria ndersa tjetra eshte trathtia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Thenie per jeten.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Thenie Qesharake
» Thenie te famshme
» 60 Thënie filozofike për Atdheun.
» ...:::100 thënie të zgjuara për martesën:::...
» Thenie dhe poezi nga Nene Tereza
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions
YlliehanaForum