www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


TAMPLIERET Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


TAMPLIERET Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TAMPLIERET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

TAMPLIERET Empty
MesazhTitulli: TAMPLIERET   TAMPLIERET EmptyWed Dec 30, 2009 9:29 pm


TAMPLIERET

Templierët ishin ata që për herë të parë rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngajshëm me atë bankar. Sipas autorëve britanikë, Michael Baigent dhe Richard Leigh, ata themeluan një tip të kapitalizmit mesjetar; dhe bënë nismën e mënyrës moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi. 5

Sipas mendimeve të shumë hulumtuesëve, kjo "diçka" ishte KABALA. Domethënia e fjalës Kabala (Kabbalah) është "traditë gojore". Enciklopeditë dhe fjalorët e definojnë si degë mistike dhe sekrete e fesë çifute.

Sipas këtij definicioni, Kabala hulumton domethënien e fshehtë të Torës (Tevratit) dhe shkrimeve tjera fetare çifute. Por, kur shqyrtojmë çështjen edhe më për së afërmi, do të dalin në shesh faktet e që janë diçka tjetër.

Këto fakte n'a shpiejnë në përfundim se Kabala është një sistem që i ka rrënjët në idhujtarinë pagane; dhe që ka ekzistuar edhe para Torës dhe është përhapur në Judaizëm pas shpalljes së Torës.

"Humanizmi" konsiderohet si një ide pozitive nga shumica e njerëzve. Kjo të sjell ndërmend shprehjet si dashuria ndaj njerëzimit, paqja dhe vëllazërimi. Por, domethënia filozofike e humanizmit është shumë më kuptimplote: humanizmi është mënyrë e të menduarit që parashtron konceptin e humanitetit si fokus i tij dhe si qëllim të vetëm. Me fjalë tjera, ajo thërret njerëzit që t'i largohen Zotit, Krijuesit të tyre, dhe të interesohet me ekzistencën dhe identitetin e vet.

Fjalori i zakonshëm definon humanizmin si: "sistem i mendimit që bazohet në vlerat, karakteristikat dhe sjelljen që besohen të jenë më të mirat për njerëzit, sesa ndonjë autoritet mbinatyral." 33

Psh. 6 pikat e para të Manifestit Humanist janë:

E para: Humanistët fetarë përshkruajnë gjithësinë si vetë-ekzistuese e jo të krijuar,

E dyta: Humanizmi beson se njeriu është pjesë e natyrës dhe se ai është shfaqur si rezultat i një procesi të vazhduar,

E treta: Duke mbajtur një pikëpamje organike mbi jetën, humanistët konstatojnë se duhet mohuar dualizmi tradicional i mendjes dhe trupit.

E katërta: Humanizmi pranon se kultura dhe civilizimi fetar i njeriut, siç është përshkruar qartë në antropologji dhe histori, janë produkte të zhvillimit gradual për shkak të bashkëveprimit me ambientin e tij natyror dhe me trashëgiminë e tij shoqërore. Personi i lindur në një kulturë të caktuar është formuar kryesisht nga ajo kulturë.

E pesta: Humanizmi pohon se natyra e universit e shpjeguar nga shkenca bashkëkohore e bën të papranueshme çdo garancë mbinatyrore apo kosmike të vlerave njerëzore...

E gjashta: Jemi të bindur se ka kaluar koha e teizmit, deizmit, modernizmit dhe variateteve të ndryshme të "mendimit të ri". 35

Ky është besimi i masonëve kur thonë: "Ne besojmë në Zot, ne absolutisht nuk pranojmë ateistë në radhët tona". Nuk është Zoti ai që masonët adhurojnë, por konceptet natyraliste dhe humaniste si natyra, evolucioni dhe humanizmi i hyjnizuar me filozofinë e tyre.

Fjala hermeticizëm rrjedh nga emri i Hermesit, zotit grek që ishte homolog i zotit të Egjiptit të vjetër me emrin "Thot". Me fjalë tjera, hermeticizmi është një verzion i filozofisë së Egjiptit të vjetër në Greqinë antike.

Simboli më i njohur masonik gjendet edhe në vulën e SHBA-ve, si dhe në banknotën një dollarëshe. Në këtë vulë gjendet një gjysëm-piramidë mbi të cilën qëndron një sy brenda në një trekëndësh. Ky sy brenda trekëndëshit është simbol që çdoherë gjendej në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike.

Sot është i njohur si simbol i çifutëve dhe gjendet në flamurin e Izraelit. Por në të vërtetë, origjina e këtij simboli është në Egjiptin e vjetër... Kjo amblemë së pari është përdorur nga Kalorësit Tamplierë që filluan t'a përdorin si simbolizim mbi muret nëpër kishat e tyre, për shkak se ata ishin të parët që zbuluan në Jerusalem disa fakte të rëndësishme të krishterimit. Pasi Tamplierët heqin dorë nga kjo amblemë, filloi të përdorej në sinagoga.

Por në Masoneri, padyshim këtë simbol e përdorin në pikëpamje universale që kishte në Egjiptin e vjetër.

Autorët theksojnë se fjala "ma'at" dmth. Mjeshtria në ndërtimin e murit, dhe përkthimi më i afërt është "Masoneria" (Muratori).

Kjo dmth, se masonët modernë, mijëra vjet më vonë, ende ruajnë gjuhën e Egjiptit të vjetër në llozhat e tyre.

Obelisku është një shtyllë e gjatë, vertikale me majë në formëtë piramidës: në obelisk ishin gdhendur hieroglife të Egjiptit të vjetër dhe ishin nën tokë me shekuj derisa nuk u zbuluan në shek. e 19-të dhe u çvendosën në qytete perëndimore si New York, Londër dhe Paris. Obelisku më i madh u dërgua në SHBA.

Në botën islame, Masoneria kishte homolog të vetin i quajtur Ikhwan as-Safa' (Vëllezërit e dëlirësisë). Kjo shoqatë u formua në Basra në kohën e Abasidsit dhe botoi një enciklopedi me 54 vëllime të mëdha. 17 prej tyre kanë të bëjnë me shkencën natyrore dhe përmbajnë shpjegime shkencore që shumë gjasojnë në ato të Darwinit. Ata gjetën veten të plasohen deri në Spanjë dhe kishin ndikim në mendimin Perëndimor.

Dogmatizëm do të thotë që të përkrahet verbërisht dhe me këmbëngulje, për vlefshmërinë e të cilës nuk ka dëshmi, për shkak të një parakushti të veçantë psikologjik. Një dogmatist nuk hulumton apo rikonsideron atë në të cilën beson pa marrë parasysh se a ka apo jo dëshmi. Ai e pranon atë tërësisht dhe i përmbahet asaj me çdo kusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

TAMPLIERET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Shkenca-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum