www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vena të shëndosha – këmbë të bukura Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vena të shëndosha – këmbë të bukura Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vena të shëndosha – këmbë të bukura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Vena të shëndosha – këmbë të bukura Empty
MesazhTitulli: Vena të shëndosha – këmbë të bukura   Vena të shëndosha – këmbë të bukura EmptyThu Dec 31, 2009 7:09 pm

Variçet 90% e të rriturve kanë vaza të holla nën lëkurë apo variçe. Shkak është një sistem defektoz venash. Ndërhyrja në kohën e duhur parandalon komplikacione të rënda.
Këmbë perfekt të lëmuara dhe elegante, të cilat bëjnë figurë në çdo moment të jetës – është ëndërr e shumë grave dhe burrave që në moshë të re. Një dëmtim i trashëguar i indit lidhor shpesh i kombinuar me një mënyrë jetese të pafavorshme, dëmton muret e enëve dhe bën të mundur zgjerimin e vazave të këmbëve duke krijuar kështu variçet. Në shumicën e rasteve këto na shqetësojnë vetëm në vështrimin estetik. Por ndonjëherë ato zhvillojnë edhe ndikime të rënda për shëndetin, si një dobësi kronike venash, trombozë apo plagë të thella (ulçeracione).
Si të njohim rrezikun për variçe Kush i vë re me kujdes ndryshimet e venave dhe i nënshtrohet një trajtimi në kohë, ka shanse të mira për të parandaluar komplikacione të rënda. Variçet nuk formohen nga sot nesër, por për muaj apo vite me rradhë.
Tregues të mundshëm për një sëmundje venash: vazat e holla nën lëkurë janë mini-variçe në shtresën më të lartë të lëkurës, të dermës dhe shpesh vetëm një problem thjesht kozmetik – kur nuk ndeshen shqetësime të tjera dhe nuk duket asnjë variçe. Ato nuk janë problematike kur përhapen në pjesën e jashtme të kofshës në formë degëzimesh.Nëse ato shfaqen në rrjedhën e venës së madhe – në zonën e kyçit të këmbës apo në zonën e pasme të gjurit – këto mund të jenë tregues i një sëmundjeje të sistemit të venave. Teorikisht, vazat e vogla nën lëkurë nuk zhvillohen në variçe, të cilat gjenden më thellë, në indin dhjamor të nënlëkurës. Por është e mundur, që venat e vogla, të përhapura në formë rrjeti të formohen sepse në indin dhjamor të nënlëkurës janë të pranishme variçet.
Tregues i shpeshtë për sëmundje venash: variçe të dukshme në kërci dhe në kofshën e sipërme janë gjithmonë një arsye për një vizitë tek mjeku. Ato formohen kryesisht në sistemin sipërfaqësor të venave në indin dhjamor të nënlëkurës. Pikënisje është shpesh një valvulë e dëmtuar e venave në pjesën e sipërme të kofshës, e ashtuquajtura Valvula mbyllëse. E patrajtuar ajo e shpërngul defektin ngadalë nga lart poshtë në drejtim të shputave.
Tregues i sigurtë për një sëmundje venash: variçe, të cilat shoqërohen me enjtje të dukshme, dhimbje, ndryshim ngjyre të lëkurës apo ekzema në rrethinat e kyçeve. Me rritjen e presionit në vena, enët bëhen më të përshkueshme. Uji dhe lëndë proteinike dalin nga vazat e gjakut duke formuar edema. Presioni në rritje dëmton metabolizmin e indit rrethues. Pasojë janë dëmtime të lëkurës deri në plagë të thella. Tani ka ardhur koha për një trajtim të variçeve, kur pacienti ka shqetësime apo ndihet mjaft i shqetësuar nga ana estetike. Rreth 90% e të gjitha sëmundjeve të venave prekin sistemin sipërfaqësor të venave – që do të thotë, venat në indin dhjamor të nënlëkurës. Këtu formohen variçet, shpesh të dukshme qartë si linja ngjyrë blu, gjarpëruese dhe të trasha. Në pjesën më të madhe, preket një nga të dyja vazat kryesore, tek të cilat valvulat e venave pak nga pak nuk funksionojnë më. Variçet janë vena defektoze, të cilat nuk e përmbushin më funksionin e tyre të rëndësishëm të transportit të gjakut në zemër. Trajtimi i një shqetësimi të tillë ka si qëllim të korrigjohet kjo venë e dëmtuar për të lehtësuar qarkullimin e gjakut.
Parandalim Sporti dhe ushqimi i shëndetshëm ndihmojnë funksionin e venave – edhe kur variçet janë aty Nëse dikush gjatë jetës së vet zhvillon apo jo variçe, është thuajse ekskluzivisht gjenetike. Vetëm një mënyrë jetese e papërshtatshme nuk mund të shkaktojë variçe. Nëse prindër apo gjyshër kanë vuajtur nga vena të shformuara, probabiliteti që tu kenë trashëguar një dobësi të indit lidhor edhe fëmijëve të tyre është i madh.Indi i dobët lidhor është arsyeja kryesore për një zgjerim të mureve të venave. Ato lëshohen dhe kështu valvulat venoze, të cilat kanalizojnë gjakun si porta mbyllëse për në zemër, nuk mbyllen më siç duhet. Si pasojë: gjaku ngec, grumbullohet në këmbë. Hormonet femërore, mbi të gjitha estrogjeni, e lëshojnë më tej indin lidhor. Prandaj gratë kanë një rrezik edhe më të lartë sesa burrat, për të patur variçe – dhe veçanërisht kur ato përdorin pilula apo janë shtatzënë, d.m.th. kur kanë një nivel më të lartë estrogjeni.
Kundër pushtetit të gjeneve A ia vlen, në këto rrethana të luftohet kundër pushtetit të gjeneve? Sigurisht. Pikërisht për arsye se sëmundjet e venave në pjesën më të madhe janë gjenetike, është e rëndësishme të shfrytëzohen të gjitha masat parandaluese. Këto pakësojën rrezikun për sëmundje. Veçanërisht efektive janë normalizimi i peshës dhe shumë lëvizje. Humbja e dhjamit lëmon dhe forcon indin lidhor, lëvizja gjithashtu. Dhe ajo aktivizon muskulaturën e këmbëve. Nëse muskujt e pulpës tendosen gjatë ecjes apo vrapit, rritet kështu presioni në muret e venave dhe gjaku e ka më të lehtë të ngjitet nga poshtë-lart. Në çdo kontraktim muskujsh venat “shtrydhen”. Vetë variçet ndoshta nuk mund t’i parandaloni në këtë mënyrë – por komplikacione të mundshme, po. Sporte të këshillueshme janë ato me lëvizje dinamike pa frymëmarrje të sforcuar, si ecja e lirë, vrapi, biçikleta, kërcimi dhe noti. Edhe vetëm shëtitja ndihmon. Këmba gjatë këtyre lëvizjeve bën një lëvizje harkore nga thembra në majë, më anë të cilës vihet në punë pompa e muskujve të kërcirit. Lloje sporti në të cilat këmba qëndron e ngjeshur në këpucë nuk janë favorizuese për venat (sporte si patinat, etj). Tek këto lloje sporti artikulacioni i kyçit është si i çimentuar. Për këtë arsye edhe takat e larta janë helm për venat.Pak të përshtatshme janë po ashtu lloj sporti me lëvizje të menjëhershme, si futbolli, hendbolli, tenisi. Në lëvizjet e sulmit dhe të pritjes rritet dukshëm presioni në vena. Sporte force që kërkojnë frymëmarrje të sforcuar kanë të njëjtin efekt. Presioni në hapësirën e gjoksit rritet ekstrem, duke ndaluar kthimin e gjakut nga venat në zemër. Prandaj, në këto lloj sportesh, këshillohet në momente sforcimi të nxirret fryma të qëllimshme. Kujdes nga banjot e diellit! Në aktivitete që zhvillohen ulur, ngrihuni shpesh, dhe në aktivitete “në këmbë” bëni disa hapa sa andej-këtej. Atij që i duhet të qëndrojë ulur për kohë të gjatë, të paktën nuk duhet të qëndrojë këmbë mbi këmbë – kjo gjë shtyp enët dhe pengon qarkullimin e gjakut. Më mirë: herë pas here ngrini këmbët. Një stërvitje ideale e venave për kohën në punë apo gjatë udhëtimeve, është gjimnastika e këmbëve, gjë e cila aktivizon muskujt e këmbëve dhe shtyp muret e venave. E disfavorshme është përkundrazi çdo gjë që zgjeron venat, si banjo të nxehta, qëndrimi i gjatë në diell dhe në sauna. Nxehtësia zgjeron enët dhe favorizon enjtjet. Të ftohtët bën që venat të tkurren lehtë. Prandaj masazhi i kofshëve dhe i pulpave me ujë të ftohtë si dhe ecja në ujë janë një nder për venat e dëmtuara.Pijet alkoolike zgjerojnë gjithashtu venat dhe duhen të konsumohen me kufi në rast variçesh. Kjo vlen edhe për pijet e pasura me natrium, si disa lloj uji mineral, sepse natriumi, pjesa përbërëse thelbësore e kripës, lidh ujin në trup dhe rrit vëllimin e gjakut. Kështu tendoset më tej sistemi i venave. Ushqimi duhet të jetë i varfër në kripë. Këshillohet një ushqim i pasur me fibra që ndihmon në jashtëqitje. Presion i madh në tualet i bën presion edhe venave.Në rast diagnostikimi të dobësisë së venave me enjtje, ndjesi tendosjeje apo dhimbje në këmbë, ndihmon mbajtja e çorapeve. Kështu mund të shmangni sëmundje shumë të rënda që vijnë si pasojë. Një këshillë për një veshje më të lehtë të tyre: vishini çorapet mundësisht që në mëngjes kur ngriheni nga gjumi. Atëherë këmbët janë më pak të fryra. Duan mbajtur nga mëngjesi në mbrëmje, kryesisht gjatë momenteve më të lodhshme, si qëndrimi i gjatë ulur apo në këmbë. Veçanërisht të nevojshme janë në verë, pasi venat zgjerohen mjaft nga nxehtësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Vena të shëndosha – këmbë të bukura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lyrical Son: Muzika me rrjedh nëpër vena
» 10 vendet më të bukura në botë
» Claudia Schiffer, me e bukura e Gjermanise
» 50 kenget me te bukura per tu degjuar ne makine
» Italianet, femrat më të bukura në Evropë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum