Agnesa Vuthaj: Krevatin nuk e ndaj me askend
Shtrati është një mjedis shumë intim për bukuroshen kosovare Agnesa Vuthaj. Ish-Miss Kosova, aktualisht menaxhere e këtij evenimenti, tregon jetën e saj brenda dhomës së gjumit, çfarë bën kur është në krevat? Agnesa pranon se krevati për të është një vend jo vetëm ku fle gjumë, ku shpesh edhe mund të shohë televizor, të japë intervista me email apo të relaksohet, por edhe një ‘oaz’ ku frymëzohet maksimalisht. Por, ajo që të bie në sy është fakti se këtë vend kaq të shenjtë, Agnesa nuk e ndan me askënd. Ndërsa kur e pyet se si do të ndihej nëse i dashuri do t’i kthente kurrizin nëse do ishte në një shtrat me të, do të përpiqej të zbulonte arsyen. Lexoni përgjigjet e “Në shtrat me…”, për të kuptuar se çfarë fsheh në dhomën e gjumit bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj…!
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Zakonisht kaloj 8 deri 9 orë në shtrat, por ka edhe përjashtime, kur kaloj shumë më pak kohë…!
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Mesatarisht 7–8 orë.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo… ?
Varet nga stina.
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Lexoj, shoh Tv, shkruaj, u përgjigjem intervistave (qesh), pi kafe, ndodh edhe të ha, por më rrallë.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vendi ku kaloj pjesën më të madhe të kohës kur jam në shtëpi, vendi ku fle, relaksohem, mendoj shumë…, inspirohem!
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Në bark, përmbys.
Po kur je me të dashurin?
Nuk do e ndryshoja pozicionin tim të gjumit…
Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni?
Më qëllon të fle në një dhomë me dikë, por jo në një shtrat, e atëherë flasim për të kaluarën, të tashmen, për të ardhmen…!
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Dimrit më shumë, verës pak.
A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Më shumë shkruaj mesazhe sesa flas në shtrat, nuk bëj thashetheme apo biseda erotike, bëj biseda të momentit e interesante do të thosha, nganjëherë edhe biseda pune.
A të pëlqen të luash me jastëkë, çfarë lojërash bën zakonisht?
Jo, nuk preferoj të luaj me jastëkë.
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Zakonisht nuk më ndodh të zgjohem asnjëherë gjatë natës.
Çfarë urreni më shumë në shtrat kur jeni me dikë tjetër?
Jam vetëm dhe më pëlqen shtrati dhe gjithçka rreth tij…! Nuk e ndaj shtratin me askënd.
Kur jeni vetëm, ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo, asnjëherë!
Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?
Do të më bënte të mendoja, cila është arsyeja…?
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Nuk më ndodh të fle në një shtrat me persona të seksit të njëjtë, por nëse do të ndodhte, mund të ishte vetëm motra ime, dhe sigurisht që nuk do të ishte prekje me ndonjë tendencë…!
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Rregulloj shtratin, e fik dritën, ndërroj profilin e celularit në “silent”…!
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Shikoj nga dritarja…, pastaj shoh orën, celularin dhe mendoj për angazhimet ditore.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Nuk më pëlqen kur nuk fiken të gjitha llambat nga shtrati.
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni:
Ç’dreqin dua këtu?
Jo, asnjëherë.
Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në dhomën e prindërve preferoja të flija kur isha e vogël, e tash ndodh që fle edhe në divan, kur fle ditën.
Fusni shpesh ndonjë kafshë në krevatin tuaj dhe çfarë?
Nuk mbaj kafshë në shtëpi.
Për kë dhe për çfarë luteni para se të shkoni për të fjetur?
Për familjen time, veten, miqtë e mi, dhe për të gjithë ata që i pranojnë lutjet e mia.
Si i thoni ‘natën e mirë’ djalit tuaj të zemrës?
“Natën e mirë!”