Agape Kontributor
Numri i postimeve : 5540 Data regjis. : 10/11/2009 Age : 32 Location : N'puma
| Titulli: Toshiba zhvillon sistem përkthimi për telefona mobil Sun Jan 03, 2010 9:48 pm | |
| Toshiba zhvillon sistem përkthimi për telefona mobil Udhëtarët nga Azia Lindore, ose ata që udhëtojnë atje, së shpejti do të mund t'i përdorin telefonat e tyre për përkthim të shpejt falë aplikacionit të ri që është duke e zhvilluar Toshiba. Toshiba ka zhvilluar sistemin tregjuhësh për përkthim me mundësinë e njohjes së zërit dhe të sintezës, që është mjaftueshëm kompakt dhe që mund të instalohet në telefona mobil. Për dallim nga programet aktuale, ky program nuk e transferon përpunimin në kompjuterë të fuqishëm në rrjetet kompjuterike, por detyra kryhet në telefonin mobil. Kjo e bën programim më të shpejt dhe u ik llogarive të mundshme për dërgimin e të dhënave kur shfrytëzuesi gjendet në kontinent tjetër, përkatësisht roamingut.
Programi në fakt është version i shkurtuar i aplikacionit për kompjuter të cilin Toshiba e shet në Japoni, i cili e mundëson përkthimin nga gjuhët japoneze, angleze si dhe kineze.
Gjatë punës, softueri për herë të parë e njeh zërin dhe e përcakton gjuhën të cilën shfrytëzuesi dhe atë se çfarë flitet. Pastaj, përdor një nga dy metodat e përkthimit - përkthimi statik makinerik për përkthimin e bazuar në rregulla - që do ta analizonte fjalinë dhe ta ndante në komponentë. Atëherë kryhet përkthimi dhe sistemi për sintetizim të të folurit e paraqet rezultatin.
Përkthimi statistik makinerik punon në mundësinë dhe gjasën e renditjes së fjalëve që do ta përcaktonte ndërtimin e fjalisë, përderisa përkthimi makinerik është i bazuar në rregulla dhe përdorë bazën e të dhënave me mijëra fjalë dhe shprehje që të ndajë kuptimin.
Versioni për kompjuter i aplikacionit përdor të dyja metodat në të njëjtën kohë, ndërsa telefonat celularë nuk kanë fuqi të mjaftueshme për përpunimin e të dhënave që përdoren dy metoda të përkthimit statistik makinerik që përdoret kur të përkthehet nga anglishtja në kinezisht dhe nga kinezisht në anglisht dhe japonisht, ndërsa përkthimi makinerik është i bazuar në rregullat që përdoren në kombinime të tjera, raporton PC World.
Në testet e bëra, softueri ka punuar mirë edhe pse sistemi për njohjen e të folurit herë pas here gabimisht i ka njohur fjalët. Kjo ka shkaktuar probleme me përkthim dhe zgjidhja e vetme ishte që të përsëriten hapat - ndonjëherë me rezultate të njëjta. Megjithatë, në disa raste softueri jo vetëm që e ka kuptuar pyetjen por edhe me saktësi ka përkthyer.
"Nëse paguaj me të gatshme, a do të kem lirim?" ka qenë një nga fjalitë testuese.
Toshiba ka hasur në sfida të ndryshme gjatë zhvillimit të këtij softueri. Demonstrimi është kryer me telefonin e mençur TG01 që është i pajisur me procesorin relativisht të fuqishëm të Qualcomm-it i cili punon në 1 GHz. Në telefon ka qenë i instaluar sistemi operativ Windows Mobile që e ka kufizuar çdo proces në veprim në telefon në 32 MB. Megjithatë, softueri ka punuar mirë në ato kushte.
Puna në aplikacion në departamentin e zhvillimit të Toshiba-s është në përfundim e sipër, pastaj do t'i dorëzohet departamentit të tregtisë me qëllim të komercializimit.
Versioni i këtij aplikacioni për sistemin Windows Mobile mund të ndryshohet që të punojë në sisteme operative të tjera, siç është Android ose iPhone OS i Apple, por planet e ardhshme për ndryshim ende duhet të shqyrtohen
|
|