www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Themistokliu Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Themistokliu Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Themistokliu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Themistokliu Empty
MesazhTitulli: Themistokliu   Themistokliu EmptyTue Feb 02, 2010 3:09 am

Themistokliu(Greq. Θεμιστοκλῆς); ka jetuar rreth 524–459 p.e.r, burrë shteti i Greqisë së vjetër dhe prijës ushtarak në periudhën e luftërave greko-persiane, ishte një politikan dhe gjeneral i shkathët. Kur grekët sprapsën me sukses sulmin e parë të persëve, Themistokliu i bindi athinasit të financonin ndërtimin e flotës së tyre me të ardhurat e minierave të argjendit të Lorionit, të cilat sapo ishin zbuluar. Me këtë iniciativë, Themistokliu e përgatiste qytetin e tij të luante një rol vendimiar në disfatën e flotës së Kserksit në Salaminë, që i dha fund kërcënimit pers ndaj Greqisë. Ai e bëri Athinën një fuqi të madhe detare dhe një shtet grek, i cili dominonte mbi shtetet e tjera.

Pa qenë i lidhur me një familje të fuqishme apo me një parti, si rivalët e tij, Themistokliut i duhej të mbështetej vetëm në intuitën e vet politike, në pasionin dhe në energjinë e tij. Me gjithë kundërshtimin e fuqishëm, këmbëngulja e tij e shndërroi në politikë të vërtetë besimin e tij të patundur për rëndësinë e detit. Ai asnjëherë nuk ngurronte të përdorte dredhinë për të siguruar epërsinë ndaj persëve dhe spartanëve. I goditur nga ostrakizmi, prej armiqve të tij politikë, ai vdiq në mërgim, i akuzuar për tradhti.

Themistokliu arriti të siguronte një pozitë politike të rëndësishme, në një kohë kur fitorja e athinasve mbi despotin pers, Dar, e kishte përforcuar mendimin demokratik. Themistokliu kishte drejtuar trupa në betejën e Maratonës. Në sistemin e ri demokratik të vendosur nga Klisteni, një këshill prej 10 gjeneralësh zgjidhej çdo vit nga Asambleja. Ndryshe nga funksionet e tjera, ishte populli ai që i zgjidhte gjeneralët, të cilët mund edhe të rizgjidheshin.

Themistokliu përfitoi nga pozita e tij si gjeneral për të pasur një ndikim të madh mbi jetën politike. Një institucion i ri demokratik, ostrakizmi, kodifikoi dëbimin politik, gjë që i lejoi Themistokliut të largonte nga qyteti rivalët e tij kryesorë, Aristidin dhe Ksanthipin. Suksesi politik i Themistokliut e theu monopolin e aristokratëve lidhur me vendimet politike dhe hapi perspektiva të reja liberale.

Themistokliu nuk u mjaftua me forcimin e flotës athinase. Ai futi një sistem të ri, sipas të cilit çdo athinas i pasur duhej të financonte mirëmbajtjen e një anijeje lufte dhe stërvitjen e vozitësve të saj. Gjeneralët morën në ngarkim operacionet në tokë dhe në det. Porti i Pireut u zmadhua dhe u fortifikua. Pas plaçkitjes së Athinës nga persët, Themistokliu parapëlqeu ta zhvendoste qendrën e qytetit në Pire, por atij iu desh të hiqte dorë nga kjo ide dhe ndërtoi muret e gjata ndërmjet dy qyteteve. Themistokliu e sprapsi kundërshtimin e Spartës për ndërtimin e fortifikatave, duke u hequr sikur do të hynte në bisedime. Ai shoqëroi vetë një delegacion në Spartë për të përfunduar një marrëveshje, ndërkohë që i gjithë populli ndërtonte murin rrethues me një lartësi që do të bënte të mundur mbrojtjen e qytetit. Kur muri përfundoi, ai shpalli se Athina kishte të drejtë të vendoste vetë dhe deklaroi se Athina ishte e barabartë me Spartën.

Pa dyshim, ostrakizmi i Themistokliut ishte kurdisur nga armiqtë e tij politikë. Politika e tij antispartane e kishte armiqësuar me një grup të fuqishëm athinasish të pasur, të cilëve u pëlqenin idetë e Spartës. I mërguar në Argos, në jug të Greqisë, Themistokliu e zgjeroi propagandën e tij kundër Spartës. Lidhjet e tij me gjeneralin tradhtar të Spartës, Pausaniasin, bënë që ai të akuzohej për tradhti. Duke u larguar nga Greqia, ai gjeti strehim pranë mbretit pers, Artakserks. Themistokliu nuk synonte të bënte ndonjë komplot me Persinë kundër Greqisë. Ai ndiqte vetëm yllin e tij, kudo ku ai e drejtonte. I pakuptuar dhe i braktisur nga bashkëqytetarët e tij, ai u nis për në Persi, vend ku u trajtua me nderime të mëdha. Ai u emërua guvernator i Magnezisë. Kur vdiq, u përcoll si një hero nga banorët e Magnezisë, të cilët ngritën një statujë për nder të tij.

Kserksi po përgatiste haptazi pushtimin e Greqisë: përpjekja e tij për të vendosur një urë anijesh mbi Helespont e provonte këtë. Këto përgatitje i alarmuan grekët për rrezikun e afërt. Përfaqësuesit e shteteve greke u mblodhën në Kanalin e Korintit për të siguruar një mbrojtje të përbashkët. Sparta mori drejtimin e ushtrive aleate. Politika e Spartës kishte si bosht mbrojtjen e Peloponezit. Pas qëndresës heroike, por të kotë, të Leonidhës dhe të 300 spartanëve të tij, për të mos i lejuar ushtritë perse të hynin në Greqi nëpërmjet Grykës së Termopileve, gjeneralët spartanë vendosën të sprapseshin pas Kanalit të Korintit. Ndonëse epërsia detare e athinasve, që ishte siguruar nga Themistokliu, njihej prej të gjithëve, shtetet e tjera nuk qenë të gatshme t'i jepnin Athinës rolin e udhëheqëses. Ato donin të kishin në krye një udhëheqës spartan.

Sipas strategjisë së Spartës, ndeshja me flotën perse duhej të ndodhte pranë Kanalit të Korintit, por Themistokliu arriti ta bindte prijësin spartan të ndryshonte vendimin e tij. U thirr një këshill tjetër dhe Themistokliu i skandalizoi gjeneralët, pasi ai e hapi seancën pa u prezantuar nga prijësi spartan. Vetëm në saje të shantazhit, duke kërcënuar se do ta braktiste aleancën bashkë me ushtrinë athinase, Themistokliu arriti të impononte strategjinë e tij. Për të filluar betejën u zgjodh ngushtica e Salaminës.
Frika se mos grekët ziheshin në grackë në ngushticë, pothuajse e hodhi poshtë edhe një herë këtë vendim. Por Themistokliu i dërgoi mbretit pers informata të rreme, sipas të cilave athinasit do të ktheheshin kundër aleatëve të tyre. Mbreti hyri menjëherë në limanin e Salaminës dhe flota perse u shkatërrua.

Një vit pas betejës së Salaminës, spartanët mposhtën pjesën tjetër të ushtrisë së Kserksit në Plate dhe, kështu, persët u larguan përfundimisht nga Greqia. Por qe Athina, që, në saje të fitores së saj të shkëlqyer të Salaminës, mori drejtimin e shteteve greke në fund të luftës. Themistokliu i pengoi përpjekjet e Spartës për të vendosur sundimin e saj në shtete t ë veriut. Spartanët kërkuan të merrnin pushtetin në Thesali dhe të ndëshkonin çdo shtet që u ishte nënshtruar persëve. Ata dështuan në të dyja këto tentativa, pjesërisht për shkak të Themistokliut, pjesërisht për shkak të korruptimit të prijësve të tyre. Athina e shfrytëzoi fitoren e saj të Salaminës, duke organizuar një aleancë ndërmjet shteteve greke, Lidhjen e Delosit, e cila do të kishte në dispozicion një flotë lufte për të penguar çdo tentative pushtimi nga ana e persëve. Duke rivalizuar me Spartën se cili shtet do të kishte ndikim më të madh në botën greke, Athina, në saje të flotës së vet, kishte nën kontroll në mënyrë të padiskutueshme detin Egje.

Gjenerali spartan u dallua për aftësinë e tij ushtarake, duke fituar betejën e Platesë kundër një ushtrie më të madhe në numër, të drejtuar nga një gjeneral pers jo më pak i aftë, Mardoniosi. Kur Sparta e dërgoi Pausaniasin në Anatoli, për të çliruar grekët e Azisë nga zgjedha e persëve, ai adoptoi mënyrën e veshjes dhe zakonet e armikut. Sparta e humbi menjëherë mundësinë për të qëndruar në krye të konfederatës greke. Grekët e Azisë do t'i drejtoheshin Athinës. Pausaniasi, pas fitores së Platesë, komplotoi me mbretin pers, me qëllim që të përmbyste qeverinë spartane dhe të bëhej vetë mbret, sipas modelit lindor. Kur komploti u zbulua, ai gjeti strehë në tempullin e Athinasë, por autoritetet e mbyllën atje, ku dhe vdiq nga uria. Të dy, fitimtari i Platesë, si edhe ai i Salaminës, tradhtuan shtetin e tyre.

JETËSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E THEMISTOKLIUT

* Themistokliut i pëlqente lavdia që kur ishte fëmijë. Pas betejës së Maratonës lavdërimet e mëdha të athinasve për Miltiadhin i prishën humorin dhe Themistokliu ra në mendime. Kaloi netë të tëra pa gjumë dhe nuk shkonte të dëfrehej. Kur e pyeti një miku i tij për shkakun e kësaj gjendjeje ai u përgjigj:
- Trofetë e Miltiadhit ma prishin gjumin e natës.

* Një këngëtar i shquar iu lut Themistokliut t'i bënte një favor për diçka që nuk ishte e drejtë.
- I dashuri im, - iu përgjigj Themistokliu, - ti do pranoje sikur unë të kërkoja që të këndoje me nota false para publikut.

* Një athinas kishte një vajzë për të martuar. Ishin dy kandidatë që kërkonin vajzën. Njeri ishte burrë i pasur por budalla, tjetri ishte burrë i varfër por i zgjuar. Babai i vajzës shkoi të këshillohej me Themistokliun i cili i tha:
- Unë do të parapëlqeja një burrë pa pasuri ndaj një pasurie pa burrë.

* Themistokliu kishte një djalë që e donte shumë. Kur ua paraqiti miqve të tij, tha:
- E shikoni këtë fëmijë të vogël? Ky e qeveris gjithë Greqinë. Me që ata nuk po kuptonin gjë ai shtoi:
- Ai komandon nënën e tij si i do qejfi, nëna e tij më komandon mua që komandoj athinasit, të cilët komandojnë gjithë Greqinë.

* E pyetën Themistokliun se çfarë dëshironte të ishte Akil apo Homer? - Po ti, - iu përgjigj Themistokliu, - çfarë do të dëshiroje të ishe, fitues në lojërat olimpike, apo trumpetier që shpall fituesin?

* Pas betejës së Salaminës magjistratët e Athinës donin të dilnin se kush ishte gjenerali më me merita ndaj atdheut. Ata shpallën një referendum dhe kërkuan që nga grupi i gjeneralëve të jepnin dy emra.
Të gjithë gjeneralët vunë në fillim emrat e tyre dhe të dytin vunë ernrin e Themistokliut. Atëherë magjistratët vendosën që i pari të ishte i padyshim, Themistokliu.

* Nga mosmirënjohja e disa qytetarëve të Athinës Themistokliu emigroi tek armiku i tij Kserksi. Ai e priti shumë mirë dhe e çmonte zotësinë e tij. E caktoi të qeverisë një provincë. Kur shpërtheu një luftë e re midis Greqisë dhe Persisë, Kserksi i ofroi Themistokliut komandën e ushtrisë persiane. Themistokliu u vu në mëdyshje të madhe. Ai nuk donte të luftonte kundër atdheut të tij dhe nga ana tjetër nuk dëshironte të tregohej mosmirënjohës ndaj mirëbërësit të tij të madh. Atëherë ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Themistokliu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions
YlliehanaForum