Në dëshirën tonë të mirë që lexuesit t’i ofrojmë diç që do t’ia kthjellte horizontin e vetëdijes - diç të afërt, të kapshme e konkrete, zgjodhëm shpjegimin e Billy Graham-it për disa nga mëkatet e vdekjes. Jemi të bindur se ky këndvështrim do t’u ndihmojë shumë lexuesve që aspirojnë vetënjohjen dhe ngritjen shpirtërore: për fillestarët do të përbëj shkallën e parë të vetëngritjes, kurse për ata që pak a shumë kanë arritur ndonjë përparësi në këtë drejtim, ko mund t’u shërbej si një përsëritje qëllimmire. E dihet: përsëritja është armiku i harresës...
4. Një nga mëkatet e rënda të vdekjes është edhe amoraliteti apo ndyrësia. Bazën e ka në epshin e papërmbajtur. Ndonjë racionalist pretencioz do të thoshte se epshi është një instinkt krejt natyror, ai na është dhënë nga Perëndia. Po, por amoraliteti është njëri nga mëkatet më të mërishme nga Perëndia, shkaku se mbrapshton e çorodit dhuratën më të çmueshme që Perëndia i ka dhënë njeriut - Dashurinë... dashurinë njerëzore. Prandaj, amoraliteti është aromë e mprehtë e djallit për shkatërrimin e shpirtit.
E dihet se mëkati e bjerr gëzimin. Mëkati lë gjurmët e veta në njeriun, kur njeriu i shtrohet atij. Kurse gjurmët e jashtme nuk janë asgjë në krahasim me gjurmët e brendshme që mbesin në shpirtin e njeriut mëkatar.
Prandaj, amoraliteti shkatërron shpirtin. Ai është mëkat. Në orët e dobësisë sonë mashtrohemi dhe i nënshtrohemi fuqisë ngadhënjyese të epshit.
5. Një nga mëkatet tjera, po ashtu o papëlqyer nga Perëndia është edhe grykësia.
Viteve të fundit standardi jetësor në botë është rritur furishëm. Njerëzit jetojnë ëndshëm. Si pasojë e kësaj është adhurimi tej mase i të mirave materiale, i komforit. Thjeshtë: njeriu gjithnjë e më shumë e do luksin, i do të mirat materiale. Për të: Perëndi është barku, altar është tryeza, besim është begatia, kurse parajsë është komfori. Dhe rrezik serioz bëhet kënaqësia e pamatur në të ngrënë, në të pirë dhe në të dehur. Njeriu bëhet rob i barkut të tij. Grykësia, sikurse edhe lëshimi i tepruar në epshe, është mëkat ashpër i gjykuar. Perëndia pa dyshim nuk mund t’i dojë njerëzit, lavdia dhe Perëndia e të cilëve është barku dhe mendojnë vetëm përmes poshtërsisë së tyre. Njerëzit e tillë mashtrohen vetëm me ëmbëlsitë e oreksit të tyre trupor, gjegjësisht me kënaqësitë e pamatura të ngrënies. Egoja e grykësisë bërtet: “Ha, pi e gëzohu,se nesër nuk ke për të qenë!” Njerëzit e tillë nuk i japin vend Perëndisë, në mendojnë në përjetësinë. Jetojnë vetëm për të tashmen she atë - për ta mbushur atë të tashme me të ngrëna e të pira të pamasë. Motoja e tyre ekskluzive është: “Vetëm një herë jetohet, ndaj këtë duhet shfrytëzuar! Mos u trazo! Ha më shumë! Kënaqu më tepër në jetë!”...
Gjeneratat tona janë tejet të ngarkuara me filozofinë materialiste, por kot mundohet të pinë konceptin e saj për luturi, kot përpiqen t’ia vjelin qetësin shpirtërore, duke menduar se rruga e vetme që çon kah lumtura njerëzore është begatia materiale. Mandej, mendja e njeriut në kohën e sotme mund të mbushet lehtë me mendime të pavlefshme dhe me marrëzi të ndryshme, kurse lukthi i tij mund të mbushet lehtë me ushqimet më të mira! Dhe ky është absurd i kohës sonë: Barku është i mbushur me gjithë të mirat e mundshme, kurse shpirti ndjen uri. Se nuk jetohet vetëm nga buka. Jetohet dhe mund të mendohet se po jetojmë mirë, por vjen një ditë dhe - dëshpërimi është i paevitueshëm, i pashmangshëm, dhe e sheh se diçka e lartë, e pakompenzueshme me begatinë materiale, po mungon dhe ndjenë uri... D.m.th.: ndjen begatin e barkut, por njëkohësisht ndjen thellësisht varfërinë e shpirtit.
Uria është dukuri normale e dhënë nga Perëndia, pjesë e natyrës sonë, dhe ajo duhet shuar me ushqim, por kur ajo shndërrohet në lakmi abnormale për ushqim, e dëmton trupin dhe trurin. Trurin e bënë trash, kurse shpirtin ë pavlershëm. Në atë rast ajo pashmangërisht është mëkat.
Të kënaqurit e orekseve tona nuk guxon të bëhet puna më e rëndësishme në jetë. Kur oreksin tonë e vëmë në rendë të parë, jetën e kalojmë në ndjekjen e të mirave materiale, duke harruar gjithnjë dhe duke lënë anash shpirtin, mendimin për Perëndinë dhe, vetëm në instancën fundit, të mahnitur kur jeta na largohet pandalshëm, bërtasim të mjerë: “Perëndi, mishëro shpirtin tim!” Dhe dëshirojmë që vetëm me kaq të arrijmë pajtimin me Perëndinë. Po me atë që me vetëdije e harrojnë Perëndinë dhe shpirtin, e vazhdon të jetoj me mëkatin, ka pak shpresë se me Perëndinë do të mund të pajtohet në çastin e fundit...
Librat e shenjtë kërkojnë që në të gjitha punët të jemi të matur. Masë, maturi, vetëdisiplinë, vetërealizim. Teprimi në të mira është fillim i të kqijave. Apo, thënë me fjalë të tjera: Fundi i të gjitha të mirave është fillimi i të gjitha të këqijave. Ndër romakët, para shkatërrimit të Perandorisë Romake, kanë sunduar tri mëkate kryesore: Grykësia, dehja dhe amoraliteti. Me dhëmbët e tyre kanë gropuar varrin për vetën e tyre.. janë vrarë me kënaqësi të palejuar. Flitet se kanë qenë të zakonshme rastet që në banketet e tyre të shfrenuara, njeriu të shkojë gjer te dritarja, t’i fus gishtërinjtë në gojë për të vjellur atë që ka ngrënë, e në atë mënyrë të aftësohej përsëri për të ngrënë. D.m.th.: të kthehet pranë tryezës dhe të vazhdoj prapë me grykësi. Roma ka rënë, sepse ka përmbushur barkun e saj, por njëkohësisht ka ndjerë uri të tmerrshme shpirti i saj.
Diç e ngjashme ndodh edhe sot: kemi arritur zhvillim ekonomik, por shpirtërisht kemi uri. Kemi përparuar në aspektin material, por kemi mbetur prapa shumë me zhvillim shpirtëror. Trupi kërkon ushqim, ujë, ajër. Në këtë nuk ka asgjë të fajshme, në qoftë se ia plotësojmë këto kërkesa. Mirëpo, në qoftë se e lëmë pas dore shpirtin, jemi të gjykuar për shkak të grykësisë mëkatare. Dita-ditës jemi më tepër robër të ëndjeve materiale. Por kini parasysh se gjërat materiale na kënaqin, por ato kënaqin vetëm një aspekt të natyrës sonë, atë fizik. Shpirti mund të gjejë ushqimin, qetësinë dhe sigurinë vetëm në Perëndinë.
Grykësia është mëkat, sepse e ndyn trupin që është tempull i frymës së shenjtë. Trupi është fortesa e Frymës së Shenjtë, që jeton me ne, që e kemi prej Perëndisë, por s’është jona. Festojeni, pra. Perëndinë në trupin tuaj! Çdo mëkat i bërë në trup është mëkat kundër Perëndisë. Jetoni në mënyrë joegoiste e jolakmitare dhe në atë rast nuk do të bëheni vrasës dhe grabitës të lumturisë suaj!
6. Përtacia është po ashtu një mëkat i rëndë. Përtacia nuk lejon t’i përmbushim nevojat shpirtërore. Përtacia vret dëshirën. Përtacia shkatërron rastet e volitshme dhe vret shpirtrat. Vret ngadalë dhe fshehtësish, por megjithatë vret... Shumë veta humbin përpjekjet për ngrije shpirtërore, jo pse janë të dobët, por sepse janë përtacë. S’duhet bërë asgjë më tepër për ta humbur shpirtin, vetëm bëhu përtac! Shumica prej nesh ka më tepër dëshirë të flejë më gjatë për 15 minuta se sa të kalojë 15 minuta në lutje, të takim me Perëndinë, që e kemi në veten tonë. Shkaku i përtacisë lë pa bërë atë që duhet bërë.
Mëkat është të jesh përtac: në veshje dhe në bisedë; mëkat është të jesh përtac: në mirësjellje dhe nderim të përditshëm; mëkat është të jesh përtac: në ndihmë të tjerëve, në sjellje të mirë dhe në pastërtijn vetiake. Duhet qenë përtac: vetëm në hidhërim, në mëkate.
Përtacia njeriut i merr kuptimin shpirtëror, prandja përtacia është një nga shtatë mëkatet e vdekjes. Njeriu mund të pranoj të vërtetën me mend, mund edhe të dij gjithë doktrinata fetare, por s’është në gjendje të vendos pozitivisht për veten. Para tij rruga është e qartë. Ai di kah duhet të shkoj, por përtacia dëshirën e tij e ka bërë të pafuqishme. Kjo sidomos është e shprehur tek mëkatarët: te kriminelët, te vjedhësit, tek të pamoralshmit, te kapriciozët, te lakmiçarët, tek grykësit, te përtacët...
7. Një mëkat i rëndë në sytë e Perëndisë është edhe Koprracia. Asnjë mëkat nuk e varfëron she nuk e zvogëlon gëzimin e jetës së koprracit. Një copë ari mund të na verboj aq sa që s’mund ta shohim as diellin. Dashuria për të holla aq mund ta pushtoj zemrën e njeriut ndonjëherë sa që për Perëndinë, në atë zemër, të mos ketë as vend! E çfarë i nevojitet njeriut qoftë edhe tërë botën nëse e fiton, kur e humb shpirtin dhe kontaktin me Perëndinë?!
Ndoshta mëkati më i madh i njeriut të sotëm është pangopësia, kështu që në vrap pas fitimit të të hollave, nuk ka kohë as për Perëndinë. E në vrapim për jetë më të këndshme, mund t’i humbasim të gjitha. Mu kur njeriu mendon se është më i pasur, mund t’i ketë humbur të gjitha. Në ato çaste ndoshta ai është duke vdekur urie... Nëse keni vetëm të holla, me të vërtet jeni të varfër...
Pasuria s’është mëkat nëse këtë e fitojmë në mënyrë të ndershme, me djersë e drejtësi. Por në qof6ë se kjo ia zë frymën jetës sonë shpirtërore, atëherë kjo bëhet mëkat dhe ne bëhemi të vobektë në sytë e Perëndisë.