www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shkaktarët e erës së gojës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shkaktarët e erës së gojës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkaktarët e erës së gojës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Shkaktarët e erës së gojës Empty
MesazhTitulli: Shkaktarët e erës së gojës   Shkaktarët e erës së gojës EmptySat Feb 06, 2010 12:18 am

Shkaktarët e erës së gojës F.0122233730907_m

A ju ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë mik apo partneri të ju bëjë me dije që “hm…pakëz po të vie era e gojës”?. Shumica e njerëzve me halitozë (erë të gojës) nuk e dinë që u vjen era. Edhe nëse i lani dhëmbët rregullisht, nuk jeni larg rrezikut. Më poshtë ju paraqesim tetë shkaktarë të erës së gojës që ndoshta nuk i keni ditur.
Mënyra e ushqimit
Ushqimet me sasi të larta të proteinave apo produkteve të qumështit japin sasi të mëdha të aminoacideve, të cilat janë livadh me lule për baterie. Një studim shkencor i bërë vitin e kaluar ka treguar që ekziston lidhje në mes të erës së keqe të gojës dhe obezitetit.
Frymëmarrja me gojë
Secili proces që i than indet e gojës, duke e ndaluar pështymën t’i largojë bakteret nga gjuha, e inkurajon erën e keqe të gojës. Kandidatët që më së shumti e përjetojnë këtë proces janë personat që vuajnë nga astma dhe ata që gërhasin natën.

Shkaktarët e erës së gojës Eraf1

Ilaçet
Pështyma i largon bakteret që i japin erën e keqe gojës. Shumë ilaçe, përfshirë këtu edhe antidepresivët, diuretikët, bile-bile edhe aspirina mund ta thajnë gojën. Kështu që, me më pak pështymë do ta keni më vështirë t’i largoni bakteret që ju japin erë.
Mos-ngrënia e mëngjesit
Ndoshta jeni të informuar për përparësitë që ka mëngjesi i mirë për trupin dhe mendjen e njeriut. Përveç këtyre, ai ndihmon në largimin e erës së gojës duke e stimuluar prodhimin e pështymës e cila i largon bakteret nga gjuha. Era e gojës do ju vijë prapëseprapë nëse do të hanit mëngjes të përgatitur me qepë ose hudhër.
Alkooli
Konsumi i lartë i alkoolit shkakton dehidrimin e trupit (largimin e lëngjeve nga trupi).Kështu që, nëse konsumoni alkool, goja juaj do të thahet dhe bakteret erë-këqija do t’ju shkaktojnë erë të gojës.
Bakteret
Lloji i baktereve që ju jep erë më së shumti rri në gjuhë, duke liruar gazra gjatë procesittë mbërthimit të copëzave të ushqimit dhe substancave të copëtuara nga pështyma. Këto baktere shumohen gjatë natës, sepse në atë kohë gjëndrat pështymore e ngadalësojnë prodhimin e pështymës (për këtë arsye neve na vjen era e gojës kur zgjohemi nga gjumi). Disa njerëz kanë numër më të madh të këtyre baktereve erë-këqija, që e shpjegon faktin se pse disa njerëzve u vjen era e gojës më shumë se të tjerëve. Një studim i tanishëm tregon që bakteri H.pylori e cila është përgjegjëse për ulcerat e lukthit, mund të shkaktojë erë të gojës dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve nëse e gjen rrugën deri te gjuha juaj.
Sëmundjet e brendshme
Nëse keni erë të gojës shumë të rëndë, ju keni mundësi që jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje e brendshme. Për shembull, insuficienca renale (e veshkave) i jep gojës një erë të rëndë. Po ashtu edhe diabeti i pakontrolluar mund t’ju dërgojë sinjale duke shkaktuar një erë të pazakontë të gojës.

Shkaktarët e erës së gojës Eraf2

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
Infeksionet e dhëmbëve apo mishit të gojës janë shkaktar i njohur i erës së gojës. Ajo çka shumica e njerëzve nuk e dinë është që erën e gojës mund të ta japë edhe bronkiti, sëmundja e sinuseve apo thjeshtë një ftohje. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes i copëtojnë indet duke e filluar një rrjedhje të qelizave dhe qelbit që i ushqejnë bakteret erë-këqija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shkaktarët e erës së gojës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hipoglicemia, shkaktarët dhe kurimi
» Higjena e gojës
» Si te shpetojme nga era e gojes
» Biblioteka ia ndalon hyrjen për shkak të erës së keqe
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum