www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nje shkrim per rikujtim.. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Nje shkrim per rikujtim.. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje shkrim per rikujtim..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Egzon`k
V.I.P
V.I.P
Egzon`k

Numri i postimeve : 10882
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 38
Location : N'Rrs

Nje shkrim per rikujtim.. Empty
MesazhTitulli: Nje shkrim per rikujtim..   Nje shkrim per rikujtim.. EmptySun Feb 07, 2010 4:57 am

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek Allahu i lartësuar nga te këqijat e shpirtit dhe veprave tona. Cilin e udhëzon Allahu s’ka kush e humb dhe cilin e humb s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar pos Allahut, i Cili është Një i vetëm dhe dëshmoj se Muhamedi alejhi selam është rob dhe i dërguari i Tij.

Vëllezër dhe motra të nderuara, ju përshëndes me përshëndetjen e banorëve të Xhenetit:

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Kemi përgatitur për ju këtë temë mbas kalimit të muajit të begatë të Ramazanit, muajit tonë të dashur.

Përpara se të fillojmë këtë temë të qëndrojmë një moment me vetveten secili nga ne duke e pyetur si është gjendja jote, o shpirti im, mbas kalimit të Ramazanit?

O ju vëllezër dhe ju motra të nderuara! Vendosa që të flas me ju për këtë temë me qëllim që të krahasojmë veten tonë në Ramazan dhe mbas Ramazanit, edhe pse ai nuk ishte për një kohë të gjatë, vetëm se disa ditë.

O ti njeri, ishe ti para disa ditësh që faleshe ditën dhe natën, lexoje Kuran, agjëroje, përmendje Allahun dhe i luteshe Atij, jepje sadaka dhe i vizitoje të afërmit. Para disa ditësh kishim ne qetësi shpirtërore dhe lidhje të vazhdueshme me Njohësin e të fshehtave. Kur na lexoheshin ne ajetet kuranore lotët na rridhnin pa pushim dhe zemra e mbushur me frikërespekt, na shtohej besimi dhe frika ndaj Allahut të madhëruar, shijuam ëmbëlsinë e imanit dhe njohëm të vërtetën e agjërimit, shijuam duatë në kohën e syfyrit, faleshim dhe ishim të gëzuar në namazin tonë, agjëronim dhe e ndjenim ëmbëlsinë e Ramazanit dhe shpenzonim nga pasuria jonë pa pasur frikë nga varfëria, ishim, dhe ishim që bënim në këtë muaj të bekuar i cili kaloi nga ne, bënim shumë punë të mira saqë ndonjë nga ne mund të ketë thënë: ”Ah, sikur unë të kisha vdekur në këtë gjendje”, sepse ai ndjente ëmbëlsinë e imanit dhe shijen e adhurimit.

M’u kujtua Ibn Mesudi radiallau anhu kur ai ka qarë në momentet e vdekjes. U pyet se çfarë të bën të qash? U përgjigj, radiallahu anhu,: ”Qaj se më zuri mua vdekja në gjumë dhe nuk më zuri në aktivitet ndaj Allahut.”

Dhe kështu kaluan këto ditë dhe kaloi Ramazani dhe më pas.... çfarë?

Shkove, o Ramazan, dhe nuk qëndrove tek ne vetëm se disa ditë. Dhe ndoshta ai që nuk e ka pas falur namazin i është kthyer rrugës së tij, dhe ngrënësi i kamatës ngrënies së saj dhe dëgjuesi i muzikës dëgjimit te saj dhe pirësi i duhanit pirjes së tij.

Shkove, o Ramazan, dhe nuk qëndrove tek ne vetëm se disa ditë dhe ndoshta tani e kemi harruar shijen e agjërimit dhe nuk kemi agjëruar as ditët e Sheualit, as të hënave e as të enjteve dhe as tri ditët e hënës. Shkove, o Ramazan, dhe nuk qëndrove tek ne vetëm se disa ditë. Subhanallah!

Ku është ajo falje me frikërespekt dhe ato lot në ruku dhe në sexhde, ku janë ato tesbih dhe istigfare dhe ku janë ato dua drejtuar Allahut, i Vetmi Mbizotërues.

Shkove, o Ramazan, dhe nuk qëndrove tek ne vetëm se disa ditë dhe ndoshta e kemi lënë leximin e Kuranit. Ishim ne që lexonim mbas sabahut, mbas dreke dhe ikindije, natën dhe ditën dhe ja deri tani ka kaluar afërsisht 1 muaj dhe sa kemi lexuar nga Kurani. Jemi shumë të hidhëruar për ndarjen nga ai.

O ju vëllezër dhe ju motra të nderuara, nuk mundemi ta fshehim dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen nga ky muaj në të cilin ndjemë ëmbëlsinë e imanit.

Si u largove nga ne, o Ramazan, kur ti ishe më i miri tubim për ne dhe me mëshirën e Allahut më i miri ndihmues për ne dhe ne ishim duke lexuar Kuran, duke agjëruar, duke shpenzuar nga pasuria dhe duke u ngritur natën për falje dhe ne qëndronim ndërmjet të qarave dhe lotëve, ndërmjet duave dhe frikërespektit ndaj Allahut.

Ramazan, për ty të gjitha xhamitë urdhërojnë dhe ajetet kuanore të përmendin, zemrat i zotëron dhe gjynahet i fal. Si u largove nga ne kur ne të deshëm dhe të respektuam aq shumë. Njerëzit mbas Ramazanit ndahen në dy grupe: të fituar dhe të humbur. Ah, sikur ta dija kush është ai i fituar që ta uroja dhe kush është ai i humbur që ta ngushëlloja. Shkuarja e tij është e hidhur për të dyja palët, si për të fituarit edhe për të humburit. Kalimi i këtij muaji është i hidhur për të fituarit, sepse atyre u ikin ditët më të vlefshme dhe netët më të bukura, ditët e tij i kalonin në agjërim dhe sadaka dhe netët e tij në lexim Kurani dhe falje. E ndjejmë ndarjen nga ky muaj dhe si jo?! Kur ky, është muaji i mëshirës dhe i faljes së gjynaheve, si jo, kur duaja në këtë muaj është e pranuar, si mos të qajmë për shkuarjen e tij kur ne nuk e dimë a jemi nga të pranuarit apo nga të refuzuarit, si mos të qajmë për kalimin e këtij muaji, o vëllezër dhe ju motra, kur ne nuk e dimë a do të jemi në Ramazanin e ardhshëm apo do të kemi shkuar. Të fituarit, nga punët e mira të shumta që kanë bërë në Ramazan përsëri zemra e tyre është e frikësuar, a u janë pranuar këto punë apo jo?

A kanë qenë këto punë për hir të Allahut apo jo? A kanë qenë në atë formë të plotë që duheshin apo jo? Kanë qenë të parët tanë të mirë (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta!) i kushtonin më shumë rëndësi pranimit të një vepre se sa kryerjen e asaj vepre. Ka thënë Abdul Aziz ibn Ebi Reuad: ”Ishim ne që çoheshim në kryerjen e punëve të mira, zemrat na mbusheshin me hidhërim, a na është pranuar neve kjo punë apo jo.” Dhe Aliu radiallahu anhu ka thënë: ”Jini më të përqendrueshëm në pranimin e një pune se sa në kryerjen e asaj.” Dhe dëgjoni çfarë thotë Allahu i madhëruar: “Me të vërtetë Allahu pranon prej të devotshmëve.” Dhe kush është prej nesh, o ju motra dhe vëllezër të nderuar, që e ka vrarë mendjen për këtë (e pranuar apo e refuzuar) ku deri tani kanë kaluar plot ditë nga mbarimi i Ramazanit. Kush ka menduar nga ne se a janë pranuar punët e tij apo jo, a jemi ne nga të fituarit në Ramazan apo jo?

Kush prej nesh gjuha e tij nuk pushon së luturi që t’ia pranojë Allahu agjërimin? Siç kemi lexuar dhe dëgjuar se të parët tanë të mirë i luteshin Allahut gjashtë muaj që t’ua pranojë Allahu agjërimin, edhe ne, kemi kaluar nga Ramazani shumë ditë dhe a jemi lutur ne ndonjëherë apo jo? Apo ne e harruam Ramazanin apo ne kemi qenë të pakujdesshëm ndaj tij dhe e kemi pasur si barrë të rëndë në zemrat tona për të kaluar dhe ashtu kaloi.

Po, me të vërtetë Ramazani kaloi po çfarë përfituam ne nga Ramazani dhe çfarë gjurmësh la ai tek ne, tek punët dhe fjalët tona. Gjendja e punëmirëve në Ramazan, është agjërim dhe falje dhe shpejtim për tek punët e mira dhe në bamirësi, ndërsa mbas Ramazanit duke llogaritur vetveten në përcaktimin e mangësive që kanë bërë dhe frika nga mospranimi i punëve të bëra, për këtë arsye ata bëjnë lutje vazhdimisht që t’ua pranojë Allahu atyre agjërimin.

Njerëzit në Ramazan ndahen në dy grupe:

1. Njëri grup nuk ka punuar vetëm se shumë pak, po kanë falur taravitë dhe namazin e natës me shpejtësi, nuk kanë lexuar Kuran vetëm se pak, nuk kanë dhënë ata sadaka vetëm se shumë pak, kur e nxjerrin sadakanë e nxjerrin duke e përmendur e duke u mburrur, gjuhët i kanë të lidhura nga përmendja e Allahut, të pakujdesshëm ndaj duasë dhe istigfarit (kërkimit të faljes). Ata janë të dhënë mbas epsheve edhe në Ramazan, edhe pse e mira i ndjek ata, ajo i mund 1 herë ata e mundin 2 herë, i falin taravitë me trup porse zemrat e tyre janë të lidhura me sportin dhe ndjekjen e filmave. Ramazani dëshmon për këto gjëra.

Subhanallah, edhe në Ramazan edhe në 10 ditshin e fundit që janë 10 ditët më të vlefshme! Subhanallah, si u bë sporti i adhuruar përveç Allahut! La haule ue la kuuete il-la bil-lah! Ata e lexojnë Kuranin ditën, porse ngritja e tyre natën është e paktë nga lodhja e tepërt mbas sportit dhe sorollatja e mexhliseve të kota deri vonë. Edhe adhurimet e tjera i kryejnë me përtaci nga lodhja dhe rraskapitja në punë të kota. Dhe ashtu të mbytur në pakujdesinë e tyre ditët e vlefshme kalojnë. U mërzitën, por, mbas çfarë? Mbasi i humbën ato, mbasi i humbën ditët më me vlerë.

2. Ndërsa lloji i dytë janë ata të humburit, na ruajt Allahu nga humbja! Ka nga ata që nuk kanë agjëruar fare dhe nuk kanë lexuar Kuran dhe ndoshta ata që nuk kanë agjëruar fare dita e tyre sikur nata dhe nata e tyre mjerim për ta, dhe nuk shfrytëzuan as 10 ditshin e fundit as natën e vlefshme të Kadrit. Kur do të përmirësohesh nëse nuk do të përmirësohesh në Ramazan?!

Kush vonohet në vjeljen e frytit në pemën i tij e humb atë dhe të gjitha. Të shkretët këta! E humbën ata Ramazanin dhe i humbën ata të mirat e Ramazanit. Në këtë gjendje që ata janë kanë të drejtë të mërziten, porse rrallë janë ata që zemrat e tyre e ndejnë dhe në zemra të tilla nuk bën dobi agjërimi dhe nuk ndërmjetëson për ta namazi, zemrat e tyre janë të forta si guri e edhe më të forta. O ti i humbur, kaloi tek ti Ramazani dhe ai dëshmon për humbjen tënde e kështu do të jetë argument për ty Ditën e Gjykimit, kaloi Ramazani e ai dëshmon për lënien e tij, e Kuranit, e i mjeri ai i cili bën armikun e tij Kuranin dhe Ramazanin.

O ti i cili e humb jetën tënde, si ke shpresë për ndërmjetësim dhe si ke shpresë në mëshirën e Allahut?! E na thua neve se Allahu është falës e mëshirues. Po, porse mëshira e Allahut është afër punëmirëve. Në librin e saktë të Ibn Hiban nga Ebu Hurejra i cili Ka thënë se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u ngjit në mimber dhe tha: ”Amin, amin, amin!” I thanë atij: ”Me të vërtetë ti, o i Dërguari i Allahut, u ngjite në mimber dhe the amin, amin, amin” Ai tha: “Më erdhi mua Xhebraili dhe tha: ”Kë e zë muaji i Ramazanit dhe nuk i falen gjynahet, ai do të futet në zjarr dhe do ta largojë atë Allahu. Më tha thuaj amin dhe thashë amin...” (deri në fund të hadithit). Pra, o ti i humbur, Ramazani kaloi dhe me këtë ke humbur një gjë të madhe, por elhamdulilah dyert janë akoma të hapura e të mirat të presin dhe përpara se të vijë shpirti në grykë, qaj për veten tënde dhe vile pemën në kohën e duhur se në të kundërtën humbe gjithçka.

O ti i cili në muajin e Ramazanit u largove nga disa gjynahe, ki kujdes dhe mos iu kthe atyre përsëri mbas Ramazanit. Një muaj të tërë ti lufton me veten dhe duron me të, mbledh mirësi duke i llogaritur ato.

O ti i cili Zoti yt të ka larguar nga zjarri, ki kujdes që të mos shkosh në të, Zoti yt të largon nga zjarri dhe ti e hedh veten tënde në të e nuk do të dalësh nga ai.

O ti musliman 1 muaj të tërë bëje ruku dhe sexhde, faleshe natën me orë të tëra pa ndjerë lodhje e pa u mërzitur, pastaj mbas Ramazanit ndryshon gjendja jote dhe ndërpritet namazi yt. Subhanallah, a lodhemi ne me një orë apo gjysmë ore falje kur ne në Ramazan faleshim 3 ose 4 orë. O ti njeri i mirë, nuk është diçka e papritur për ty ngritja për falje natën, kur ti e shijove ngritjen e namazit të natës në Ramazan, shijen e duasë, të rukusë e të sexhdes dhe e pe se si munde që ta mësosh veten me këtë gjendje në Ramazan. A mendon ti se Zoti i muajit Ramazan nuk është po Ai në muajt e tjerë?! Premtoi vetes, o ti i dashur, për të mos e lënë ngritjen natën, qoftë kjo edhe një natë të vetme, në rast se të thotë mendja që lodhesh, tregoi asaj ëmbëlsinë e ngritjes në Ramazan.

O ti musliman, një muaj të tërë ti lexove Kuran pa pushim dhe mundoheshe që ta lexosh atë të gjithë më shumë se një herë. Po mbas mbarimit të Ramazanit? Ai Kuran që është në Ramazan ai është edhe mbas tij, dhe Ai Zot që është në Ramazan Ai është edhe mbas tij, por çka ndodhi me ju o vëllezër dhe motra, sa e çuditshme! Ishim ne që në Ramazan lexonim dhe rrinim orë të tëra duke lexuar, a nuk kemi mundësi ne të rrimë një orë në ditë e me këtë të lexojmë një xhuz çdo ditë, në këtë mënyrë për një muaj ta lexojmë të gjithë Kuranin? Në rast se kjo të duket shumë jashtë Ramazanit, kujto orët e tëra në Ramazan.

Dihet se në muajin e Ramazanit të qarat tona janë të shumta, po si këto të qara nuk përsëriten një herë jashtë Ramazanit?! Dhe kush e di se a jemi ne nga të pranuarit apo nga të refuzuarit. Ishte ky muaj që kishte vetëm mirësi, i lutemi Allahut që në të gjithë muajt të na japë mirësi! Amin!

O ti mysliman, një muaj të tërë ti duke iu drejtuar Allahut me lutje herë në sexhde herë në syfyr dhe herë në iftar, kërkon kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin e Tij, kërkon mbrojtje nga hidhërimi i Tij dhe dënimi i zjarrit. A tu garantua ty Xheneti në Ramazan që e le duanë mbas tij. I lutesh Atij që të falë gjynahet dhe mangësitë në adhurim, a tu garantua ty falja në Ramazan që e le duanë mbas Ramazanit.

O ju vëllezër dhe motra! Ai të Cilin e lusim në Ramazan, Ai është të Cilin e lusim edhe jashtë Ramazanit, por ç’ndodhi?! Përse ndaluam dhe nuk po lutemi?! Është e vërtetë se Ramazani është koha kur duaja është e pranuar, por mos harro edhe mbas çdo namazi, në pjesën e tretë të natës, ora e fundit nga dita e xhuma, ndërmjet ezanit dhe kiametit, gjithashtu duaja e atij të cilit i bëhet e padrejtë, duaja e udhëtarit, e prindit për fëmijën e tij, të gjitha këto nuk janë të kthyera në dashtë Allahu i lartësuar. Por, pse kështu?! I luturi është po Ai dhe nevojat janë po ato, si mundesh që ti ndërpresë njeriu lidhjet me Zotin i tij, kërkimin e mbrojtjes Mbrojtësit të tij dhe ai e di se nuk ka ndihmë dhe fuqi vetëm se me ndihmën e Allahut. Si largohet njeriu nga duaja kur ajo është më i miri adhurim dhe Zoti i tij thotë: ”I përgjigjem lutjes së tij në rast se më lutet”. Nuk ka thënë vetëm në Ramazan, por në Ramazan dhe jashtë tij.

O ju myslimanë! Ju këshilloj juve dhe veten time të shtoni sa më shumë istigfaret se ajo është mbyllja e punëve të mira.

O Allah, na bën neve prej fitimtarëve në këtë muaj!

O Allah, nuk ka forcë dhe ndihmë për ne vetëm se me Ty dhe mos na lër ne të mbështetemi në veten tonë, qoftë edhe sa të hapim e të mbyllim sytë.

O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Subhanekell-llahume ue bihamdike eshhendu en lailahe il-la ente estegfiruke ue etubu ilejke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Nje shkrim per rikujtim..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum