www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Barcelona mposht Real Madridin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Barcelona mposht Real Madridin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Barcelona mposht Real Madridin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Joniii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Joniii

Numri i postimeve : 1230
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 28
Location : As N'tok As N'qiell

Barcelona mposht Real Madridin Empty
MesazhTitulli: Barcelona mposht Real Madridin   Barcelona mposht Real Madridin EmptySun Apr 11, 2010 10:31 pm

[You must be registered and logged in to see this image.] Barcelona ka treguar se pse është kampion i Spanjës, Evropës dhe Botës, pasi mposhti me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu rivalin e përjetshëm, Real Madridin, duke bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.

Pjesa e parë

Ndeshja filloi në mënyrë të baraspeshuar me të dyja ekipet që patën rastet e veta. Reali fillimisht tentoi të shënojë me disa depërtime të shpejta të Ronaldos, por nuk arriti të konkretizojë. Marcelo po ashtu dy herë pati iniciativa në drejtim të golit të Victor Valdes, por njëri prej tyre u keqpërdor nga Xabi Alonso dhe tjetri u asistua gabimisht, kur braziliani pati mundësinë të godasë në drejtim të portës.

Barcelona patin rastin e parë më të mirë në ndeshje, me Messi që u faullua në zonën e rreptësisë, por me arbitrin kryesor Mejuto Gonzales që ngurroi të tregojë në pikën e bardhë (12’). Por, në minutën e 33-të të ndeshjes blaugranët bënë një aksion të shkëlqyeshëm, kur Xavi pasoi një top për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, që nuk fali nga afërsia.

[You must be registered and logged in to see this image.]
Pjesa e dytë

Duke mos pasur çfarë të humbasin, mbretërit e filluan më me intensitet pjesën e dytë të takimit, por Valdes arriti të mbrojë goditjet nga Marcelo (51’) dhe Ronaldo (55’).
Në anën tjetër blaugranët shfrytëzuan kundërsulmet për të shtuar epërsinë në 2-0 pas gati një ore lojë (59’). Një asistim i shkëlqyeshëm nga Sergio Busquets dërgoi topin te sulmuesi Pedro Rodriguez, i cili i gjendur ballë për ballë me portierin Iker Casillas u gjend më së miri.
[You must be registered and logged in to see this image.]Reali pati disa raste të mira më pas me anë të Gago (58’) dhe Rafael van der Vaart (59’), por që të dyja goditjet u ndaluan nga njëshi i Barcelonës.
Ronaldo goditi murin e gjallë gjatë një goditje e lirë jo larg golit (63’), ndërsa një tjetër goditje të lirë më vonë e dërgoi në duart e Valdes (65’). Portugezi po ashtu pati një rast të mirë shënimi gjatë një kundërsulmi, por goditja e tij u mbrojt edhe një herë nga Valdes (68’), që shumë shpejt më pas i mohoi një goditje edhe Gutit (69’).
Të fokusuar në sulm lojtarët e Realit harruan mbrojtjen, duke iu dhënë mysafirëve raste të kërcënojnë me kundërsulme. Messi pati një rast tjetër shënimi (71’), por u ndalua nga portieri Casillas. Argjentinasi më vonë (78’) pranoj një top tjetër të shkëlqyeshëm, por keqpërdori edhe këtë rast.
Ndeshja vazhdoi me disa aksione më të ngadalshme, por nuk solli asgjë shënim tjetër, përveç një goli të shënuar nga Raul, por të anuluar paraprakisht për shkak të prekjes me dorë (86’).
Me fitoren e sotme, Barcelona merr kreun e tabelës me tre pikë epërsi ndaj Real Madridit, dhe ka shansin më të mirë për të fituar kampionatin dhe për të mbrojtur titullin e kampionit të Spanjës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Barcelona mposht Real Madridin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lukaku: Ëndërroj Real Madridin
» Wenger kritikon Real Madridin
» Rosell i nervozuar në Real Madridin
» Mbi 300 tifozë kanë mirëpritur Real Madridin në Barcelonë
» Barcelona mposht Zaragozen
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum