dj-lumii V.I.P
Numri i postimeve : 7684 Data regjis. : 04/11/2009 Age : 39 Location : Ki Menu Qi T'kom Dashuru Po Per Kit Sen Ki Mujt Veq Me Endrru
| Titulli: Valentin Silaghi, beson në triumfin e Luan Krasniqit Sun Nov 29, 2009 7:22 pm | |
| Trajneri i Luan Krasniqit, Valentin Silaghi beson se boksieri kosovar do të triumfojë në përballje me Alexander Dimitrenkon, meç ky që zhvillohet më 28 nëntor. Silaghi ka thënë se Krasniqi është përgatitur mirë për këtë luftë. Kurse boksieri 38 vjeçar dëshiron ta mund kundërshtarin rus, për të dëshmuar se ai është i aftë të luftojë për titullin e kampionit të botës.
Trajneri i Luan Krasniqit, Valentin Silaghi ka folur rreth rimeçit që kosovari 38 vjeçar do ta zhvillojë më 28 nëntor ndaj boksierit rus, Alexander Dimitrenkos. Silaghi beson se boksieri me prejardhje nga Juniku i Gjakovës do të largohet prej ringut si fitimtar nga përballja e tij me Dimitrenkon.
Ai ka thënë se Luan Krasniqi ka stërvitur shumë për ta mposhtur boksierin rus, rimeç ky që zhvillohet në Arena Oberhausen. “Luani ka mbetur i njëjtë dhe vlerat e tij flasin për të. Gjatë dy viteve të kaluara ai ka trajnuar mjaft mirë. Shpejtësia e tij do ta përcaktojë epilogun e duelit. Dhe në këtë fushë Luani ka punuar shumë”, ka deklaruar Silaghi për ueb faqen schwarzwaelder-bote.de.
“Luani e di se çfarë është në lojë. Ai nuk ndien ndonjë trysni të shtuar para duelit. Por, përkundrazi”, ka shtuar ai. Në anën tjetër, edhe Luan Krasniqi ka vetëbesim të madh para duelit të tij me Dimitrenkon. Po ashtu, ai është i vetëdijshëm se çfarë domethënie ka kjo luftë për të.
“Është kjo mundësia ime e fundit, por akumulatori im është i mbushur, jam i përgatitur dhe nuk kam se çfarë të humb”, ka thënë Krasniqi. Me fitoren kundër Dimitrenkos, Krasniqi dëshiron të dëshmojë se ai është i aftë që të luftojë për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.
“Më 28 nëntor në Oberhausen do të bëj të njëjtat gjëra, të cilat i kam bërë edhe në meçin e parë, me një përjashtim. Në duelin e bërë, dëshira ime ishte që ta rrëzoj Dimitrenkon deri në raundin e tretë. Kjo taktikë ishte e gabuar. Do të përmbahem dhe do të luftoj në mënyrë të llogaritur”, theksoi Krasniqi i cili meçin e parë e pati humbur në përballje me Dimitrenkon.
“Nga epilogu do të varet se a do të jetë ky dueli im i fundit. Në anën tjetër, nuk synoj që të dal sërish në ring në moshën 40 vjeçare. Tani kam 38 vjet dhe së shpejti do të mbush 39. Më gëzon fakti se simpatizuesit dëshirojnë të më shohin edhe një herë në ring. E di dhe e ndiej se do të më ofrohet sërish mundësia për të luftuar për titullin e kampionit të botës. Përfundimisht nuk do të ketë një meç të tretë me Dimitrenkon”, ka përfunduar Krasniqi. |
|