Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Eneda Tarifa, fituese e “Top Fest 7″ Tue May 25, 2010 12:16 am | |
| Dhe fituesja eshte… Eneda Tarifa! Spektakel i magjishem! Emocione, te papritura, duartrokitje, dritherima; ne kete atmosfere u mbyll nata finale e festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare ‘Top Fest 7′. “Ju falenderoj te gjitheve ju, drejtuesit e festivalit, koleget e mi, kompozitorin, familjen time dhe te gjithe publikun qe me ka mbeshtetur”, u shpreh Tarifa menjehere pasi mori cmimin e madh te eventit. Mbremja u zhvillua ne nje atmosfere elektrizuese ne sallen e Pallatit te Kongreseve, ku publiku nuk reshti se mbeshteturi te preferuarit e tij. Nen drejtimin energjik te Ledion Licos dhe Albana Osmanit, festivali mbylli siparin e tij, por kenget e prezantuara ne kete edicion pa diskutim qe do te vazhdojne te jene te preferuarat tuaja edhe per shume kohe, ndersa do te mund t’i shijoni ne ekranet e televizioneve muzikore dhe ne valet e radiove. 10 cmimet e tjera Videoklipi me i mire: Leonora Jakupi; Best Hip Hop & R&B: Jonida Maliqi dhe Big Basta; Cmimi Radiofonik nga Top Albania Radio: NRG Band Cmimi i Internetit: Noizy ft Lil Coli Cmimi Kengetarja me e Mire Femer: Besa Kokedhima Cmimi Kengetari me i Mire Mashkull: Valon Shehu Cmimi Artisti me i Mire i Ri: XXL Cmimi Best Pop&Rock: Kamela Cmimi Grupi me i Mire: Troja Cmimi Interpretuesja me e Mire: Mariza Ikonomi Kujtohet Dritan Hoxha Vec cmimeve te ndara mes duartrokitjeve, brohoritjeve te fansave, dritherimave, nje moment krejt i vecante shkaktoi emocione te forta jo vetem tek te pranishmit ne salle, por edhe te te gjithe teleshikuesit. Me ane te pamjeve filmike u kujtua Dritan Hoxha, njeriut qe beri historine ne median shqiptare. Te gjithe spektatoret, te ngritur ne kembe me duartrokitje te vazhdueshme shoqeruan dhe nderuan Dritan Hoxhen, themeluesin e Top Medias, presidentin e paharruar te kesaj kompanie. Me kete rast, bashkeshortja e tij, zonja Vjollca Hoxha dha nje cmim special ne emer te Dritan Hoxhes, per fituesin e Top Fest 1, Alban Skenderajn.Kengetari, i cili nisi karrieren e tij, pikerisht ne kete festival te muzikes moderne shqiptare, falenderoi Hoxhen per besimin e treguar ndaj tij dhe shprehu te gjithe mirenjohjen per vleresimin e marre nder vite. Me shume emocion dhe nostalgji per Dritan Hoxhen jane performuar ne skenen e Top Fest pasazhe te tre prej kengeve te tij te preferuara “Nothing Else Matters”,”No Leaf Clover” dhe “Show Must go on”, nga Alban Skenderaj, Eugent Bushpepa, Xuxi shoqeruar nga orkestra e Top Channel. Dhe te gjithe bashke nuk harrojme kurre se ….”Endrra vazhdon!”. |
|
osa001 Mister Forumi
Numri i postimeve : 7128 Data regjis. : 04/11/2009 Location : as n7-te as n8-te
| Titulli: Re: Eneda Tarifa, fituese e “Top Fest 7″ Tue May 25, 2010 2:12 am | |
| cmimin e madh e ka meritu TROJA |
|