www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës   Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës EmptyTue May 25, 2010 10:24 pm

Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës 25maqe16

Prishtinë, 25 maj – Njëlloj “pastrimi etnik” të veriut nga shqiptarët, kësaj radhe nëpërmjet blerjes së pronave shqiptare, është shndërruar në temë zgjedhore për zgjedhjet lokale të Serbisë, që do të mbahen në Mitrovicë, edhe pse janë shpallur ilegale nga Qeveria e Kosovës, ndërsa prania ndërkombëtare ka thënë se rezultatet e tyre nuk do të njihen.
Ish-kryeministri serb, Vojislav Koshtunica, si dhe lideri radikal Vojislav Sheshel, kanë paralajmëruar se programi i tyre për qeverisjen e Mitrovicës nënkupton edhe blerjen e pronave shqiptare në veri, për të siguruar kontroll dhe ndikim të plotë serb në këtë pjesë të Kosovës.
Derisa Koshtunica thuhet ta ketë bërë të ditur këtë synim të tijin në takimet zgjedhore që ka mbajtur në Mitrovicë, këtë fundjavë Shesheli projektin e tij zgjedhor e ka elaboruar përmes një letre dërguar qytetarëve serbë në Mitrovicë, e cila thuhet të jetë shpërndarë nëpër qytet ditët e fundit.
Pas Koshtunicës dhe Sheshelit në garën zgjedhore, që është shpallur si e paligjshme nga institucionet e Kosovës dhe prania e BE-së në Kosovë, po futet edhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Sheshelit, tani një prej rivalëve më të mëdhenj të tij, Tomislav Nikoliq, me Partinë e tij Progresive të Serbisë.
Sipas paralajmërimeve, të martën në Mitrovicë partia e Nikoliqit do të mbajë një tubim zgjedhor në qendër të qytetit, ndërsa për këtë gjë e ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin e PK-së në veri.
Në njoftimin dërguar policisë nuk bëhet e ditur nëse edhe vetë Nikoliqi do të jetë prezent.
“Të nderuar, ju njoftojmë dhe ju paralajmërojmë edhe një herë për mbajtjen e tubimit parazgjedhor nga Partia Progresive e Serbisë më datë 25.05.2010”, thuhet në letrën e SNS-së drejtuar Policisë së Kosovës, me të cilën, për më tepër, kërkohet edhe sigurimi i këtij tubimi nga Policia e Kosovës.
E pyetur nga “Koha Ditore” nëse do të lejojë apo edhe sigurojë një tubim zgjedhor për zgjedhjet që janë shpallur ilegale, Policia e Kosovës ka thënë se nuk do të ofrojë siguri për fushata në kuadër të procesit që tashmë është shpallur ilegal nga Qeveria e Kosovës.
“Sidoqoftë, në rast se ka ndonjë rast të raportuar të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ose rrezikohet jeta e ndonjë qytetari, Policia e Kosovës do të ndërhyjë”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se të martën në Kosovë do të qëndrojë edhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Boris Tadiqit, Milovan Gjilas, që është prefekt i Beogradit, dhe i cili thuhet të ketë marrë lejen për qëndrim në Kosovë përmes pranisë ndërkombëtare.
Ndonëse i kanë shpallur ilegale, asnjëri nga mekanizmat ndërkombëtarë e as Qeveria e Kosovës nuk kanë shprehur ndonjë intencë që të ndërmarrin masa për të pamundësuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të dielën e ardhshme, me arsyetimin jozyrtar se dhuna nuk është zgjidhje për ndaljen e këtij procesi ilegal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Në zgjedhjet ilegale botërisht kundër sovranitetit të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» "Vetëvendosje" konteston zgjedhjet
» LDK-ja nuk përjashton zgjedhjet e jashtëzakonshme
» AAK kundërshton zgjedhjet në Rahovec
» MPB dhe KQZ nënshkruan marrëveshje për zgjedhjet
» LDK shpall zgjedhjet partiake
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum