www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geli
Offline
Offline
geli

Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 38
Location : Prishtinë

Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit Empty
MesazhTitulli: Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit   Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit EmptyMon May 31, 2010 8:53 am

Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit 30mitrovica3


Mitrovicë, 30 maj - Njësia speciale e Policisë së Kosovë ka përdorë gazin lotsjellës në urën kryesoret mbi lumen Ibër, të dielën në mesditë, për të sprapsur një turmë të serbëve që ishin nisur në drejtim të një tume të shqiptarëve, e ndaluar nga njësi të policisë në cepin jugor të urës. Pas shumë viteve edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për një kohë janë vendosur në mesin e urës kryesore mbi lumen Ibër për të shmangur një përplasje mes grupeve protestuese shqiptare dhe atyre serbe. Më vonë, në urë janë paraqitur edhe njësi speciale të policisë së EULEX-it me mjete të blinduara.

Në orën 12 si ishte paralajmëruar ka nisur protesta e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së me moton "Të mbrohet sovraniteti i Kosovës" kundër zgjedhjeve serbe, që po mbahen në pjesën veriore të qytetit, nga Serbia. Mbi 1 mijë protestues të tubuar fillimisht në sheshin e Jasharajve me pankarta në duar ”Të mbrojmë sovranitetin e Kosovës” kanë filluar të defilojnë nga ky shesh në drejtim të sheshit ”Isa Boletini”, që gjendet afër urës kryesore mbi lumin Ibër. Protestuesit me moton për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës kanë varur vetëm flamurin kombëtar, por jo edhe flamurin shtetëror të Kosovës. Gjatë defilimit ata kanë brohoritur “UÇK, UÇK” si dhe kanë kënduar këngën “Besa, Besë”.

Ndërkohë, edhe një grup serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre si dhe duke brohoritur “Serbia , Serbia”.

Në këtë tensionim ka rrëshqitur nga binarët mënyra e protestimit, pasi derisa Muharrem Xhemalji po mbante një fjalim para protestuesve, një pjesë e tyre morën rrugën në drejtim të urës së Ibrit, ndërsa që policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara dhe nuk i lejoi të kalojnë urën.

Kryetari i SHVL-së, Xhemajli ka apeluar që të mos shkohet në drejtim të urës, por thirrjet e tij nuk kanë pas sukses, pasi numër i madh i protestuesve ia mësynë urës kryesore mbi lumin Ibër.

Rreth orës 12:30, një sirenë e alarmit është lëshuar në pjesën veriore të qytetit e cila ka tubuar qindra serb tek cepi verior i urës. Në krye të protestuesve kanë qenë të ashtuquajturit përfaqësuesit radikal serb, Nebojsha Joviq dhe Marijan Ilinqiq. Para turmës serbe ka pas forca shumë të vogla policore, kryesisht disa pjesëtarë të policisë së Kosovës nga stacioni verior dhe një numër i vogël i pjesëtarëve të EULEX-it që kanë qëndruar anash urës.

Kryetari i KSN-së për Mitrovicën, Nebojsha Joviq, që u printe protestuesve ka dhënë një ultimatum pjesëtarëve të EULEX-it që nëse për 15 minuta nuk largohen turmat e shqiptarëve do të ketë incidente.

Në ndërkohë pas thirrjeve dhe kërcënimeve të Joviqit dhe Ilinqiqit, disa serb kanë filluar të sulmojnë gazetarët shqiptarë në urë dhe kjo ka pas si pasojë fillimin e incidentit me pasoja me të mëdha.

Serbët që kanë filluar të sulmojnë gazetarët shqiptarë kanë vënë në shënjestër edhe komandantin e stacionit policor të veriut kapitenin, Milija Millosheviq, që ka mbrojtur një kameraman shqiptar.

Turma e serbëve që ka ndjekur gazetarët shqiptarë, meqenëse nuk kishte kordon policor kanë filluar të gjuajnë gur në drejtim të protestuesve shqiptarë duke bërë që edhe shqiptarët të kundërpërgjigjen .

Një protestues serb me flamurin e Serbisë është afruar shumë afër turmës së shqiptarëve para se cilës ishte kordoni i madh policor i njësive speciale. Policia e Kosovës për të evituar përleshjen ndëretnike ka përdorur gazin duke sprapsur turmën serbe në cepin verior.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, ka deklaruar se njësitë speciale për kontrollim të turmës nga Polica e Kosovës kanë arritur të ndalin ndonjë konflikt të mundshëm.

“Njësitë speciale për kontrollim të turmës nga Polica e Kosovës, në bashkëveprim me njësitë tjera dhe me ndihmën e KFOR-it, kanë arritur t’i zmbrapsin të dyja grupet. Me rëndësi është që nuk erdhi deri te kontakti fizik mes të dy grupeve shqiptare dhe serbe. Situata kishte tension të një niveli të lartë, por sidoqoftë është arritur të vihet situata nën kontroll. Deri më tash nuk kemi informacione për persona të lënduar nga të dyja palët”, i ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë i domosdoshëm.

“Është dashur që policia të vë në përdorim gazin lotsjellës në një masë mjaft të vogël për t’i detyruar protestuesit që të shpërndahen në të dy anët”, ka shpjeguar Hoti.

Pas kësaj në urë rreth orës 12:40 kanë ardhur njësitë e KFOR-it dhe të njësiove speciale të policisë së EULEX-it.

Më pas në pjesën veriore janë dëgjuar breshëri të shtënash nga armët automatike që serbë i kanë përcjellë me brohoritjet “Serbia, Serbia”.
Pas disa bisedimeve që përfaqësuesit serb Joviq e Ilinqiq i kanë bërë me zyrtarët e EULEX-it si dhe bisedimeve në pjesën jugore mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës, EULEX-it me organizatorët e protestës, ka filluar shpërndarjen e protestuesve në dy drejtimet. Rreth orës 13.30 të dyja turmat kanë filluar të shpërndahen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës
» Kërcënimi vjen nga të dyja anët e Ibrit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum