www.ylliehana.biz
|
| | TEKSTE KËNGËSH SHQIP-HUMORISTIKE : | |
| Autori | Mesazh |
---|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: TEKSTE KËNGËSH SHQIP-HUMORISTIKE : Mon Sep 20, 2010 2:01 am | |
| Thumat - Keg por kunaten 2010 (Humoristike Npikat t´shkurta Npika t´gata poju knojm per Kunata njena tjetren sa e dojn me ket kang poju tregojm
shtyhen ne llafe si ne gara kush nket shpi ka ardh e para i bajn gradat si ne Ushtri me pas rend iri i ki
kur per vjerren diqka pun bajn lidhen bajn kualicion inatin e majn mes veti si pozita dhe pushteti ju shkojn punve kadal me hile njana tjetres meju lan ngile ska rend buke ska ren Qaj pleqve t´shkret ju mbetet faj
dy kunata meni shpi njefsh me vesh mos pafsh me sy tri a katra sban me kan se bahet revolocion edin miza ku e nshon krymin edin nusja ku e qet timin se kjo pun skish meu ndodh kurr po tish kan burri burr :D:D
Kunata grat kunata vllaznia kahi dreqi neper shpia kishim pas dashni prej tute Kjo u pa tash mas lufte po naka Ana spo na ka ANA keshtu po na thot vet kanga se ky esht vet realiteti qysh jem ba hasem mes veti...
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: TEKSTE KËNGËSH SHQIP-HUMORISTIKE : Sat Dec 04, 2010 9:20 am | |
| e dime he po ne dhe na genjejne po dhe i genjejme nga ngapak çte bejme tani kjo bote keshtu eshte ndertuar....:p
po qe genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe nje dit do dale i ka dhe kete ta mbaje
Nuk di si do të formulohet ndryshe koncepti më i drejtë i termit gënjeshtar,përpos që është shumë e qartë se gënjeshta shtrembëron ose fshehë të vërtetën.
E vërteta ekziston, vetëm gënjeshtra mund të shpiket!
Armikut mos ia trego të vërtetën genje sa te mundesh.,por përse të e bëjmë këte në mes miqësh,edhe thjesht kur nga ajo nuk ka kurfarë leverdie?
Por sidoqofte te gjithe genjejme ngadonjehere..................mos ta perjashtojme kete fakt. Genjejme qe te shpetojme dhe te nxjerrim veten nga situata te padeshirueshme
E verteta eshte ashtu si drita te verbon,kurse genjeshtra perkundrazi eshte si nje muzg i bukur ,qe ve cdo objekt ne dukje.
Eda ndoshta nuk jane te gjithe qe genjejne,edhe pse genjeshtrat nganjeher behen per qejf dhe pa kurfat interesi.ajo duhet te jete semnudje psikike,e qe mund te jete e sherueshme
Ne genjeme te ikim nga nje rrezik apo nga nje rrethane qe neve nuk na pelqen.
Mendoj se genjeshtra ne boten bashkohore ka zen nje vende me rendesi ne jeten e perditshme. Dikur ishte turp te genjeje ,ndersa sot per shumicen e njerzve genjeshtra eshte normole.E keqja e madhe qëndron mu këtu:Gënjeshtra len shenja tek njerëzit,në mos është më mirë të themi pasoja,vese të cilat fillimisht vijnë ngadal dhe padiktueshëm por më pas nuk mund të zhduken. Në letrare i themi gënjeshtër,në popullore te ne i themi rrena,kështu duket edhe tingullon më mirë për të nda gënjeshtrën nga e vërteta.Sapo i themi një njeriut të ndershëm për dike:Ky është rrenacak,ai zgjedh formën si të largohet prej tij.Dikush gënjen dhe gënjen pak por e ndërton artistikisht sa kemi vështërsi ta dallojmë nga e vërteta! Eh gënjeshtari me ves,ai nuk mund të durohet pa gënjyar edhe kur kupton se të tjerët e dijnë se ai po gënjen.Ky ves bëhet lloj sëmundje,kur gënjeshtari gënjen publikisht në masë,paraqitet si shumë i arrirë,si trim mbi të gjithë,por edhe me e sprovuar edhe kur humbë,kur e rrahin të tjerët nuk mërzitet shumë nga se është i shpërlarë nga morali.Vesi i tij i keq për të mbretëruar mbi tjerët edhe ate me gënjeshtra,nuk i le vend të flasin të tjerët,i detyron të dëgjojnë gënjeshtrat e tij,përbehet rrejshëm,nuk vret mendjen se tjerët qeshin me te,etj.........
Këto ditë deshëm apo nuk deshëm ne do të përballemi me shumë gënjeshtra,pra që tani me nisëjen e fushatës së zgjedhjeve lideret do të detyrojnë masën të dëgjojnë gënjeshtrat e tyre pompoze,premtime boshe vetëm për të fituar një vend në pushtet. Kaluese janë edhe këto,por pasojat e tyre ndihen në mos më tepër së paku një mandat,mijëra realizime asnjë premtim.
Si do që të jetë njerëz të menqur kanë thënë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra.Njeriu mund të mashtron njëherë me gënjeshtra të ndërtuara mirë artistikisht,por nëse së dyti bëhesh objekt i tij dhe prap të mashtron atëhere faji nuk është i gënjeshtarit po i yni që i besuam sërish.
Gënjeshtra është vesi më i keq dhe më i padëshirueshëm në shoqëri,një ves shëmtues.
Një këngëtar i yni që mbi dyzet vjet këndoi për kombin e atdheun,arsimin,dritën,diturinë, dashurinë,këndoj për njeriun kulturën e traditën e tij,trimërinë,bujarinë,këndoj gjitha të mirat shqiptare,por nuk la pas dore të vej në thumb edhe dukuritë e shëmtuara që shfaqen në shoqëri.Nga këto dukuri aspak të dëshiruara për shoqërinë ai titulloi edhe këndoi një këngë për veset edëmshme të gënjeshtrës në shoqëri. Po ua japim në tërësi tekstin e këngës.
DEMIR KRASNIQI
NANA E RRENAVE NA U QUE NË KAMBË
OOOOO Nana e rrenave oooo na u qu e n´kambë
heeeeej llaf me shokët o nisi po banë
flet gjithnjë eshkumbon për gojë shokët e vet more nuk po i len me folë paraqitet kudo superior her si hoxhë,her si profesor
her si trim që del n´mejdan herë sherif,her si tarzan her si plak,o her si kadi her si agë,her si zotni llokopendra gjithë tuj na kallxue çka ka pa qka i kan degjue çka ka ba e çka ka punue n´mendje t´vet çka ka trillue tuj na rrejt,tuj na përvlue oooo mek´to rrena,krejt na ka shkrumue,eeee
ooo tuj ba rrena ooo more ditë enatë heeej sna len gjumin o me ba rehat kur poj dalin o rrenat për fushë thotë qashtu more më ka thanë dikush paraqitet besa njeri i mbërirë se çdo gja ai kishe e din sikur tíshte ndonji evlia krejt qka ndodhë o në këtë dunja e din mirë se besë nuk i zamë se kambet shkurt kto rrena i kanë nji mijë be në dite i ban pasha diell edhe pasha hanë pasha besë edhe dinë e imanë pasa krisht o pasha kuran pasha Pashkë e pasha Bajram pasha kishë e pasha xhami t´gjallë e t´vdekun edhe grue e f´mijë me vesh t´mi unë vet e kam ndi e kam pa vet me sytë e mi pasha babë edhe pasha nanë
ooooo çka kam folë,o rrena s´janë kanë. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: TEKSTE KËNGËSH SHQIP-HUMORISTIKE : Sun Dec 05, 2010 1:48 am | |
| Parodi kushtuar zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare “Kosova 2010”:
LIDER PASHA N’ XHIP TË BARDHË
(Këndohet sipas melodisë së këngës së dikurshme “Marshall Tita n’ kali t’ bardhë”)
Oh, prej sabahut deri n’ terr –
Oh, mbushë hotelet plot , o, lider !
Oh, liderët po lutën , o, more –
Fushatat , o, s’po u këputën- o!
Oh, liderët po falën , o, more ,
Dreka e darka , s’po u ndalën –o !
Oh, Lider Pasha , o , n’ xhip të bardhë –
Oh, mirë se u gjeta , more , ju anëtarë !
Oh, liderët kanë lidhë besën , o, more –
Për pushtet , o, do t’ vdesin – o!
Oh, liderët kanë dhanë fjalën , o, more –
Fushatat , o, s’ do t’ ndalën – o !
Oh, Lider Pasha , o, n’ xhip të zi –
Oh, mirë se u gjeta , o anëtarët e mi !
Oh, liderët kanë marrë fushën , o, more –
Fushatat , o, s’po u këputën – o !
Oh, liderët kanë marrë malet , o, more –
Fushata , o, s’po u ndalet – o!
Oh, kur i ranë hotelit t’ parë –
Oh, me sallata , o, ballë, o, për ballë !
Oh, bini djem , ju , sallatës , o , more –
Për hatër , o, t’ fushatës - o !
Oh, bini more djem , mbas liderëve ,o, more ,
Për hatër , o, t’ tenderëve-o !
Oh, kur i ranë hotelit t’ dytë –
Oh, me kaçikë , more , fyt , o , për fyt !
Oh, bini djem , ju, kaçikëve ,o, more –
Për hatër , o, t’ karrigeve !
Oh, bini , more djem, ju , kaçikëve , o, more ,
Për hatër , o, t’ fabrikave !
Oh, kur i ranë hotelit t’ tretë –
Oh, ballë për ballë , o, me qengja t’ nxehtë !
Oh, bini qengjav’ e pites , o, more ,
Për hatër , o, t’ pozitës - o !
Oh, bini, mezes e rakijes , o, more –
Për hatër , o, t’ Partijes – o !
Gjilan, më 11.11.2010. Demir KRASNIQI |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: TEKSTE KËNGËSH SHQIP-HUMORISTIKE : | |
| |
| | | | TEKSTE KËNGËSH SHQIP-HUMORISTIKE : | |
|
Similar topics | |
|
Faqja 1 e 1 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|