www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! Empty
MesazhTitulli: KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore!   KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! EmptySun Jun 13, 2010 8:15 pm

KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! F.0612211730492_m


Monitorues të KMDLNJ-së, menjëherë pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës vizituan të shtunën Qendrën e Ndalimit ku ishin arrestuar 6 aktivist të Lëvizjes “Vetëvendosje” në mesin e të cilëve ishte edhe Albin Kurti.
Monitorues të KMDLNJ-së, siç thuhet në një komunikatë të këtij këshilli, biseduan edhe me zyrtarët e Policisë së Kosovës, vizituan selinë e Vetëvendosjes dhe të lënduarit në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

KMDLNJ konstaton se gjatë intervenimit është përdorur sasi e madhe e gazit lotsjellës që dëshmon se edhe pas 2 orë e 30 minuta pas intervenimit në selinë e Lëvizjes “Vetëvendosje” kishte kundërmim të rëndë të gazit lotsjellës. Po ashtu bëhet e ditur se dyert ishin të demoluara ashtu edhe dritaret dhe orenditë brenda selisë.

Gjatë këtij intervenimi policia ka përdorur dhunë fizike me ç’rast – siç thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së, janë lënduar rëndë: Salih Zyba, Frashër Krasniqi, Nderim Matoshi, Florian Molliqaj dhe Faton Zeka.

Albin Kurti, siç theksohet në komunikatë, e ka të çarë ballin pasi policia e ka përplasur për dritare. Të arrestuarit, gjithnjë sipas KMDLNJ-së, janë rrahur edhe në vetura të policisë, si dhe në sallën e Qendrës për Ndalim.

Monitorues të KMDLNJ-së në sallë kanë vërejtur fasha me gjak shiringa dhe njolla të gjakut, që – siç thuhet më tej në komunikatë - është dëshmi se të arrestuarit e kanë pësuar nga dhuna e policisë.

Madje, siç thuhet më tej, gjatë intervistimit të dy aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” një polic i Njësive Speciale i është kërcënuar Florian Molliqaj se përsëri do ta rrah. Këtë e ka bërë në prani të KMDLNJ-së, mirëpo në kërkesën e KMDLNJ-së nuk ka dashur të identifikohet, ndërsa theksohet se nuk pa pasur shenjë identifikimi.

Në QKUK, në repartin e Emergjencës, sipas KMDLNJ-së, janë ndaluar për trajtim Salih Zyba, Frashër Krasniqi dhe Nderim Matoshi.

Zyrtarët e Policisë i kanë deklaruar KMDLNJ-së se janë lënduar 11 policë 3 prej të cilëve janë dërguar për trajtim në Repartin për Emergjencë, janë dëmtuar gomat dhe dyert e 4 veturave të Policisë së Kosovës dhe janë dëmtuar 2 vetura të EULEX-it.

Zyrtarët policor gjithashtu deklaruan se gjatë intervenimit pjesëtarët e Policisë kanë hasur në rezistencë aktive nga pjesëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje” duke i sulmuar me mjete të forta dhe sprej.

KMDLNJ ka vizituar këtë Repartin për Emergjencë në mënyrë që t’i vizitojë policët, mirëpo ata nuk ishin aty dhe ishin liruar për shërim shtëpiak.

“Pas monitorimit të Qendrës për Ndalim, Repartit për Emergjencë, selisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, bisedës me zyrtarë të policisë dhe me aktivistë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nuk mund të kontestohet fakti se intervenimi i Policisë ka qenë shumë i dhunshëm dhe KMDLNJ këtë intervenim e konsideron si intervenimin më të dhunshëm kundër aktivistëve të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

KMDLNJ kërkon që të zhvillohen hetimet dhe përgjegjësit për këtë dhunë të mos mbesin të pandëshkuar. KMDLNJ do të kërkojë raport të ekspertit mjekoligjor për lëndimet e shkaktuara ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes” dhe nëse ka lëndime të tilla edhe për policët e lënduar, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
dr.Dugi
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 65
Data regjis. : 02/01/2010
Age : 34
Location : Aty ku as derqi vend nuk ka

KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! Empty
MesazhTitulli: Re: KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore!   KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore! EmptyFri Jun 18, 2010 7:47 pm

Vertet ky ishte kulminacioni i tortures qe ju be kesaj levizje para ca dite
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

KMDLNJ: Arrestimi i Kurtit u përcoll me dhunë policore!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Femrave u pëlqejnë rrëfimet me vrasje dhe dhunë
» Orë policore për të rinjtë nën 13 vjet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum