www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore Empty
MesazhTitulli: Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore   Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore EmptySun Jun 20, 2010 5:37 am

SHKODER- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kërkoi sot që të marrë fund koha e shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, ndërsa u shpreh për hartimin e politikave që favorizojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre nga qarqet shkencore akademike.

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Kreu i shtetit përshëndeti sot punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare "Liqeni i Shkodrës-Gjendja dhe perspektivat", e mbajtur në Podgoricë, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe akademikëve të të dyja vendeve fqinje.
Presidenti shqiptar në fjalën e tij theksoi se liqeni e Shkodrës përbën jo thjesht një pikë takimi fizike të trevave që e kufizojnë atë, por dhe një bashkim i kulturave dhe historisë së dy popujve, të cilët sot kanë bashkuar aspiratën e tyre për integrim.
Ai e konsideroi përparësi zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit mes dy vendeve, duke theksuar se korridoret turistike të këtij rajoni mundësojnë lëvizjen nga perëndimi në lindje, nga jugu në veri.
"Nga derdhja e Drinit e Bunës, deri në derdhjen e Zetës e Moracës dhe nga Virparzari e deri në Shirokë, një popullsi prej gjysmë milionë banorësh, mund të mikpresin një numër disa herë më të madh turistësh nga rajoni, Evropa e më gjerë. Kjo pasuri na detyron që të rrisim vëmendjen ndaj rezultateve të pritshme nga turizmi, ta nxisim, por edhe ta mbështesim fort në mënyrën më serioze dhe institucionale", nënvizoi Presidenti Topi.
Duke u ndalur tek biodiversiteti i pellgut ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës ai kërkoi përgjegjshmëri në politikat e ruajtjes, mbrojtjes së kësaj pasurie mjedisore dhe shfrytëzimit me efiçencë të saj.
Ndërsa duke folur për përmbytjet e këtij fillimviti në zonën e Nënshkodrës dhe në disa lagje të qytetit, që u pasuan me dëme të shumta materiale, Presidenti tha se kjo ishte një sinjal i fortë për vendet tona, që pasurinë natyrore që na ka falur bujarisht fati të dimë ta përdorim e ta shfrytëzojmë me kujdesin dhe vëmendjen e duhur.

“Dimri problematik që sapo lamë pas, na tregoi që kemi shumë për të bërë në këtë drejtim. Si rezultat i reshjeve të shumta, u shkaktuan përmbytje në zonën e nën-Shkodrës dhe në disa lagje të qytetit, me pasoja e dëme materiale duke paralizuar edhe komunikimin normal të njerëzve dhe të mirave materiale”.

“Rritja e nivelit të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës mbi kuotat normale, solli përmbytje në dy anët e kufirit. Ky ishte një sinjal i fortë për vendet tona, që pasurinë natyrore që na ka falur bujarisht fati të dimë t’i përdorim e t’i shfrytëzojmë me kujdesin dhe vëmendjen e duhur”.

Ai vërejti se ndryshimet e mikroklimës së rajonit, të ndikuara nga ato globale, shtrojnë nevojën që të rikonsiderohen mënyrat e shfrytëzimit, por dhe masat mbrojtëse si të liqenit, ashtu dhe pellgut ujëmbledhës të Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Gadishullin e Ballkanit dhe mendohet një nga liqenet më të vjetër në botë. Ai ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km, i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, i cili më 1983 e shpalli Park Kombëtar.

Në përfundim të Konferencës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis dy Ministrave të Mjedisit në prani të Presidentit Topi dhe Presidentit Vujanoviç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Topi: Të marrë fund shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Ilace natyrore per gripin dhe te ftohtin
» 5 mënyra më natyrore për të hequr qafe depresionin
» Më mirë një fund me dhimbje apo një dhimbje pa fund?
» Nani: Nuk më intereson Topi i Artë
» Guardiola: Topi i Artë për të gjithë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum