www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Humbja e vlerës së kohës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Humbja e vlerës së kohës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Humbja e vlerës së kohës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PRINCO
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
PRINCO

Numri i postimeve : 524
Data regjis. : 22/12/2009
Age : 43
Location : Mbi token e Zotit

Humbja e vlerës së kohës Empty
MesazhTitulli: Humbja e vlerës së kohës   Humbja e vlerës së kohës EmptyTue Jun 22, 2010 7:37 pm

Se koha ka vlerë të madhe është diç që nuk e diskuton askush. Të gjithë, punëtorë e përtacë, jemi të pajtuar se koha është jetë, dhe humbja e saj do të thotë humbje e jetës. Megjithatë, nëse ndalemi dhe bëjmë një krahasim të thjesht dhe të shkurtër në mes nesh dhe gjeneratave që ishin para nesh, do të shohim se ne, me këtë kohë që kishin edhe ata dhe me mundësi që ata nuk i kishin, kemi shumë më pak rezultate në punën tonë se sa ata. Para 700 vitesh kishte dijetar që gjatë jetës së tij përpilonte më shumë se 300 vëllime duke patur parasysh mundësitë e tij; as shtypshkronje, as fleta, as ngjyrë, as kompjuter, as, as…Ndërsa sot që kemi çdo mundësi që ata ndoshta as nuk i kanë imagjinuar, jo vetëm që nuk arrijmë një gjë të tillë por as nuk lexojmë gjatë tërë jetës sonë një sasi të tillë librash. Problemi i vetëm është tek anashkalimi i rëndësisë dhe vlerës që ka faktori kohë. Ky artikull, qe është përkthim yni, nuk do të bëjë fjalë për vlerën e kohës por për shkaqet që kohës ia humbin vlerën. E lus Allahun, paraprakisht, që ju të keni dobi nga leximi i tij dhe mua e autorin nuk do të na harroni në lutjet tuaja të sinqerta!
Shkaqet e mos përfitimit nga koha

1. Familja që nuk i kushton rendësi kohës
Ndodhe që njeriu të rritet në një ambient familjar që kohës nuk i kushton aspak rëndësi, dhe duke qenë i ndikuar nga kjo klimë skandaloze, kjo gjë sikur i bëhet diç e pandarë prej tij; ec me të deri në varr, përveç nëse Allahu e mëshiron dhe i cakton shoqëri që kohës i kushtojnë rëndësi, kanë rregull, plan, organizim dhe jetë me kohë, që zhdukë rrënjët e kësaj sëmundjeje.

2. Shoqëria e keqe
Kaderi (caktimi i Allahut) njeriun ndonjëherë e hedh (si sprovim për njeriun) në mesin e ndonjë shoqërie të keqe, traditë e të cilës është humbja e kohës dhe kalimi i saj në gjëra të pavlera. Rezultatet negative të shoqërisë së keqe më së pari vërehen tek faktori kohë, të cilën e kalon në gjëra pas së cilave nuk vjen asnjë e mirë.

3. Prijësit nuk respektojnë kohën e tyre
Allahu ndodhë ta nderojë njeriun me shoqëri të mirë përveçse në atë shoqëri ka njerëz me ndikim dhe që pasohen por vuajnë nga kjo dukuri. Njeriu, e në veçanti ai që nuk i mediton shumë gjërat, thith këto tradita pa analizuar mirë dhe pa dashje apo me të gjendet në radhët e kësaj çete derisa humbja e kohës t’i bëhet dukuri e pashlyer prej tij.

4. Anashkalimi i vlerës së kohësNjeriu që nuk e di vlerën e kohës, që nuk di se koha është kulm i çdo gjëje; nëse humbet ajo humb jeta, nëse ruhet, ruhet jeta, ai njeri përjeton atë që quhet jetë skandaloze, jetë kaotike, jetë pa ligj e pa program.

5. Keqpërdorimi dhe keqkuptimi i begative të Allahut
Allahu ndodhë ta begatojë njeriun me kohë të lirë, me shoqëri, me rini, por njeriu e keqkupton dhe keqpërdorë në teë njëjtën kohë atë. Ai harron se ajo begati ka mundësi të përfundojë brenda çastit dhe se dënimi i Allahut është i befasishëm. Njeriu harron tërë këtë dhe kohën e lirë që e ka e shfrytëzon për gjëra që aspak nuk i sjellin dobi.

6. Mos konsultimi...
Njeriu ndonjëherë punon ashtu siç i vie shansi pa konsultuar askënd dhe asnjë njeri që ka përvojë në atë fushë apo lëmi. Si pasoje koha e tij humb ngase ai merret me gjëra sekondare e harron primaret apo ndodhë që gjërat t’i bëhen komplekse në tru dhe përnjëherë i braktisë të gjitha.

7. Mos vlerësimi real i vetes
Njeriu, nga mendjemadhësia apo injoranca, shpeshherë harron veten dhe mendon se ai ka mundësi për çdo gjë. Fillon të punojë por sheh se në praktikë nuk ka arritur asgjë. Një fjalë e urtë thotë: Ai që punon do gjë nuk punon asgjë.

8. Kur llogaria mungon
Njeriu ndonjëherë punon pa mbikëqyrës dhe llogaritës të punës së tij. Rezultati i mungesës së këtij elementi zakonisht shpie në skandal dhe humbje të kohës ngase njeriu do të kryejë punë që janë të padobishme apo të dobishme por nuk janë në kohën dhe vendin e duhur.

9. Mëkati dhe mospastrimi shpirtëror
Njeriu ndodhë të bëjë mëkate, e zakonisht mëkate të vogla, të cilave, nga pakujdesia, nuk ua kushton ndonjë pendim. Ai anashkalon pastrimin shpirtëror, i cili është shkak i bereqetit të kohës dhe rrjedhimisht sprovohet me humbje kohe. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:

Kush ka dëshirë qe Allahu t’ia shtoje furnizimin dhe t’ia zgjas jetën le t’i mbajë lidhjet familjare”.

Ibnu’l Kajjimi ka përmend domethëniet e zgjatjes së jetës, rezymeja e të cilave është:

Shkurtimi i jetës së mëkatarit (atij që nuk mban lidhjet familjare në këtë rast) është: Jeta e pa vlerë dhe bereqet.

Shkurtimi i jetës së mëkatarit ndodhë konkretisht siç pakësohet furnizimi.

Shkurtimi i jetës ka kuptim të shkurtimit të jetës shpirtërore ngase ai që nuk jeton edhe me shpirt ai, edhe nëse e llogarisim të gjallë, ai ka vdekur. Allahu kështu, në kaptinën en-Nahl, 21, i quajti pabesimtarët:

Janë të vdekur e jo të gjallë...”.

10. Neglizhenca ndaj aktualitetit të armiqve
Derisa ne nuk punojmë, armiqtë tanë vetes nuk ia lejojnë as humbjen e kohës më të shkurtër pa punuar diç, e në të shumtën e rasteve kundër muslimanëve. Muslimani që nuk e shfrytëzon kohën e tij për të mira ai sikur bëhet pa dashje municion dhe fuqi punëtore falas e këtyre armiqve, të cilët shfrytëzojnë dembelinë dhe injorancën tonë për ta pasuruar veten dhe sunduar ne.

11. Neglizhenca ndaj dëmeve të humbjes së kohës
Kur njeriu të mos e dijë rrezikun humbjes së kohës në këtë dhe botën tjetër, ai e kalon atë në gjëra të padobishme ose në gjëra që kanë dobi të pakët. Kur t’i vjen vdekja qan e pendohet, ndien keqardhje e mërzi, por vonë. Thotë Allahu:

Po, All-llahu kurrësesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (el-Munafikune, 11)

12. Puna pa plan, koordinim dhe strategji
Nëse njeriu punon pa rregulla e parime, ose i mbahet parimit “shkel e shko”, ai përveç që nuk do të arrijë suksese e rezultate, ai edhe do ta humbë kohën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Humbja e vlerës së kohës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Humbja e kujtimeve
» Arsenali shpëton nga humbja
» Humbja e degjimit, shkaqet dhe mjekimi
» 50 Cent: Humbja e peshës e inspiruar nga De Niro dhe Hanks
» "LEXIM I KOHËS"
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum