www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit Empty
MesazhTitulli: Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit   Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit EmptyWed Jun 23, 2010 1:50 am

Pishina e Gërmisë në Prishtinë do të shkundet në mbrëmjen e së dielës së 27 qershorit, aty ku rock-grupi i mirënjohur kosovar “Troja”, tashmë ka rezervuar hapësirën për të mbajtur koncertin e premtuar muaj më parë.

Jericho” nga Kosova dhe “Blla Blla Blla” nga Maqedonia, do të jenë mysafirë special të “trojanëve”. Për më shumë se dy orë, do të shëtitet në 24 këngë të këtyre tri grupeve, që do të trandin “mushkëritë e Prishtinës”.

Jemi të qetë dhe të vetëvendosur për ta mbajtur koncertin”, ka thënë vokalisti dhe kitaristi i grupit “Troja”, Bujar Berisha, shtatë ditë para koncertit. Ai ka zbardhur detaje tjera të asaj që do t’u servohet adhuruesve të rockut në Kosovë.

Nuk e përjashtojmë spontanitetin, por mirë është që të jetë e programuar më herët. Janë paraparë të prijnë 12 këngë të ‘Trojës’, dhe dy bendet tjera do të interpretojnë nga 6 këngë”, ka shtuar Berisha. Ai ka folur edhe për kuptimin e fjalëve “të qetë dhe të vetëvendosur”. Berisha thotë se nëse dikush e kupton si protestë koncertin e tyre atëherë është një protestë shumë paqësore, e që nuk e dëmton askënd.

Ata që frikohen nga hija e vet, nuk kemi çfarë t’iu bëjmë. Duhet të pastrohen shpirtërisht, mandej nuk frikësohen nga askush”, ka thënë Berisha. “Koncerti është zhurmë e qetë, nuk është negative”, ka shtuar ai.Petrit Çarkaxhiu, vokalist dhe kitarist i rock grupit “Jericho”, thotë se muzika e tyre, prej fillimit ka qenë një lloj proteste dhe ka kryesisht tone rebeluese. Perfomrancën e tyre në “Festivalin e Lirisë”, i mbajtur dy kilometra larg

Prishtinës fundjavën që shkoi, Jericho e kishte nisur me një instrumental, ku me ndihmën e një altoparlanti shpreheshin ironikisht fjalët “You are under arrested, Silent” (Je i arrestuar, hesht), që për synim kishin promovimin e shprehjes së lirë. Atë ditë ishte arrestuar lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Edhe nëse nuk e bëjmë me altoparlant sikur në rastin e Freedom Festit, prapëseprapë besoj që performanca jonë do të karakterizohet me tone rebeluese”, ka thënë Çarkaqxhiu, teksa ka bërë të ditur përmbajtjen e një të katërtës së koncertit. Ata do të këndojnë këngët më të njohura për publikun.

Gjashtë këngë do të këndojë edhe “Blla Blla Blla”, grup nga Maqedonia, i cili është dëshmuar të jetë shumë i dashur për publikun kosovar. Më herët “Troja” ka zhvilluar biseda edhe rockerin shqiptar Bojken Lako, në mënyrë që edhe ai t’i bashkohet koncertit, mirëpo moskoordinimi i agjendave ka bërë që kësaj here të mungojë Lako.

Shpresoj që në koncertet e ardhshme do të na bashkohet edhe ai. Ideja ka qenë që të jetë një grup nga Maqedoni, nga Shqipëria dhe dy grupe Kosova. Misioni ynë nuk është vetëm muzika, por edhe që me bë njerëz të mirë sa më shumë bashkë”, ka thënë Berisha. Koncerti i cili do të mbahet të dielën, për Berishën është paralajmërim i një rock sezoni të “ashpër” që do të nisë në shtator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Grupi “Troja” zbulon skenarin e koncertit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Alba: Aktoret e mire nuk perdorin skenarin
» Grupi “Kthjellu” prezantohet në MTV
» Troja me këngë të reja pas Vitit të Ri
» “Troja” nderon Bekim Fehmiun
» Troja ndalon shitjen e albumit “Amaneti i Clown-it”.
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum