вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Blero: Fotot e vajzës time do publikohen me para Thu Jun 24, 2010 11:17 am | |
| Këngëtari i mirënjohur Blero, vazhdon të jetë një ndër këngëtarët më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare. Vazhdon suksesshëm ta mbajë këtë epitet, pasi është gjithmonë prezent me projekte, këngë e klipe të ndryshme. Punët për albumin e ri kanë marrë fund. “Albumin e kam përfunduar së bashku me Çekiçin. Në Kosovë albumi do të lançohet nga Vizioni & Liburnia, ndërsa në Shqipëri do të lançohet nga Alba Trade. Promovimi i albumit do të bëhet në sheshin 21, nuk kemi caktuar datën por ka mundësi që të realizohet diku rreth datës 20 qershor”, tregon Blero. Përveç albumit, Blero ka realizuar edhe një klip të një kënge të re nga ky album. “Klipin e kam realizuar me produksionin e mirënjohur Max Production nga Shqipëria. Kënga, të cilës i’a kam realizuar klipin, ka një ritëm shumë të mirë dhe të kapshëm për audiencën dhe besoj se do të pëlqehet nga publiku. Pritet që kjo të jetë kënga që do të prijë albumin. Edhe klipi do të lançohet në po të njëjtën datë me albumin”. Blero njihet edhe si një këngëtar që pëlqen të bëjë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm, por në këtë album si duket ka lënë paksa anash bashkëpunimet. “Dihet se unë gjatë karrierës sime kam realizuar shumë bashkëpunime, por në këtë album do të keni mundësi të dëgjoni 80 % Bleron. Kërkesat nga fansat për këtë album kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, prandaj e kam realizuar”. Albumi do të jetë i përbërë nga 14 këngë, 2 prej të cilave janë këngë të dëgjuara më parë, bashkëpunimi i tij me Zajmina Vasjarin në këngën “Veç ti” dhe kënga “Nuk më deshte mu”, me të cilën është prezantuar në edicionin e kaluar të Top Fest-it”. I pyetur se a ishte i nominuar në Videofest, Blero u përgjigj: “Fatkeqësisht po. Nuk kam dashur të jem i nominuar pasi që të gjithë e dini si shkon rrjedha e ndarjes së çmimeve aty. Kompanitë votojnë për klipet e tyre”, tha ai, duke shtuar se ka shkuar atë natë atje vetëm për Teutën. Blero dhe Teuta janë prindër të Tarës së vogël, e cila lindi me 27 prill të këtij viti. Deri më tani, çifti nuk ka publikuar asnjë foto të saj dhe për këtë gjë Blero thotë se ka arsye. “Nuk kemi dashur të publikojnë foto të saj akoma pasi ka shumë gazeta e agjenci të ndryshme të informimit që kanë shprehur dëshirën ta blejnë foton. Ne do të shqyrtojmë ofertat e tyre dhe ajo gazetë që ofron më shumë të holla do ta ketë të drejtën ekskluzive për të publikuar foton e vajzës sonë. Kuptohet, paratë që do të fitojmë nga ajo foto do të jepen për bamirësi”, përfundoi Blero. Çekiç, bashkëpunëtori për shumë vite i Bleros, edhe këtë vit ka realizuar të gjitha këngët e këtij albumi. Ai tha se të punosh me Bleron është kënaqësi. “Unë dhe Blero jemi sikur vëllezër. Njihemi prej shumë kohësh dhe të punosh me të është kënaqësi. Ne kuptohemi shumë mirë. Në këtë album kemi punuar shumë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë në rregull pas lancimit të këtij albumi”. Përveç albumit të Bleros, Çekiç është duke punuar edhe në albumin e F-Kay dhe në disa këngë të Dafina Zeqirit, Nora Istrefi, Capital T. |
|