| Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:12 pm | |
| Moj drenice me xhamadan
moj drenice me xhamadan thure me plumba e me gajtan xhamadante kuq-me gjak nje flamur per cdo oxhak
nje flamur per daden shote nje flamur -azem galices edhe nje per adem jasharin dere me dere ne kulla te drenices:
Nje flamur per motren xheve edhe nje per bacen fehe krejt cka paten e flijuan per nje shqiperi per nje atedhe
moj drenice keshtjelle me burra gjaku i yt po shkon si gurra shkon si gurra e behet guri nga ky gjak merr ngjyre flamuri |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:12 pm | |
| Kohe paftyresish
miku im i vjeter po te shkruaj nje leter- dhe po te them; mos u mundo kot nuk e gjen dot; se a me shum te deshta kur te puthenja apo kur po te shaje- sot:
Kohe qeneqesh eshte kjo miku im per nje kocke a nje sahan gjelle une edhe te puthe edhe te shaj ne fytyren time mos kerko shenja pendimi une nuk kam ndergjegje qe te me vraj.
Kohe interesi i thone per hiq gje behemi shoke por kujdese miku im- mund te mbetesh pa fytyre; jo more se fytyre nuk ke as ti; por mund te mbetemi pa atedhe mund te mbetemi pa koke. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:13 pm | |
| nje cope te flamurit te shkyem bema harren per kmishe, s'eshte me zi se me e pa duke e puthe e duke u perbe ne te turli rezili kur po e shoh vend epa vend s'po e di a eshte flamuri i Skenderbeut apo kete flamur na e ka fale kopili.
nje cope te flamurit te shkyem bema cope qefini t'a keme me vete edhe matan Ures se Siratit.
ose me mire t'i bajm bashke keta harrna e per ball te luftes e ball te oxhakut t'a kemi nje flamur po nuk e beme kete Zoti n'a befte gure. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:13 pm | |
| Neper rrudhat tua te mbushura me shekuj fluturimi im ndalet- pushon pergedhel plaget tua kurr te mbyllura marr force e nisem tutje, Ti e zemra ime jeni bashk. Rrugetoj neper cerdhet e shtrigave une sokoli yt- per TY asnjehere i lodhur asnjehere i merakosur per veteveten dhe asnjehere i penduar. Rrudhat tua e te miat te bera bashk- per nje fytyre te re per nje te neserme plot jete Ti me te e une ne ty pushimin do t'a kem te qete. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:13 pm | |
| Haperoj mbi krahet e kohes ngritje e renje deri ne pa mbarim harlisem ne mes lindjes e vdekjes qe nga fillimi deri ne amshim
Ditet e netet nderrohen me shpesh se stinet ne mot here grindem me vetevten here me te tjeret dhe von e kuptoj se e kam bere kot
Lakohem si plepi ne breg te lumit ne mes epshit e nderit-ne fjale rrumbullaksohem brenda vargut tim hyrja ishte e lehte por veshtire me dal
Puthem e shperputhem me veteveten behem duq per te hy ne varg te behem krah me te tjeret por ata me kan ike paksa larg
Lazdrohem si femij pa prind lozonjar vetem deri ne VIJE matane eshte Nena qe kurr nuk me mori ne preher as kurr-kurr nuk me dha gji
As zgjuet as ne gjum enderroj zjarrin e nje dashurije te re cdo lindje e diellit linde shpresen se e sotmja do te jete per ne. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:13 pm | |
| AZEM GALICES
Me nje maliher mbi supe e nje kobure ne brez bridhete fshatrave te Drenices neper kuvende krajlash e gazeta te Europes emri i Azem Galices.
Sa hije te kishte ne krah gjerdani sa nder te bente fisi sa hije te kish i kuq mitani edhe me hije i bardhe plisi.
Sapare per koken tende u dhan sa pushket ne gjokes t'u drejtun sa nenat djal te than sa buken per Ty e gatun.
Sa fjalet per Ty fliten sa trimat ne Ty betohen sa lulet mbi varrin tende sillen sa kenget per Ty kendohen. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:13 pm | |
| Ne ved te kurores pak vargje )
KUR VJEN MARSI E SHKRIHET BORA NE MES TE IBRIT TRI LULE DALIN SI THANE ERA AS SI THENE VALA BUKURINE KOSOVE T'A FALIN. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:13 pm | |
| Cka po thot mileti C'u prish muhabeti ne ate salle parlamenti Eshte bere parlamenti si pazar katundi as s'i dihet koka e as si dihet fundi. Politika e jone si pela pa zot kush s'i qet me hanger a shpinen gjithe plot. Eshte bere parlamenti si parade per mode perralla partiake ne dash n'kafe ne dash n'ode. Flasin e perflasin zonjat e qytetit se kush eshte me i hieshem ne ate salle te parlamentit. Deputetet tone te gjithe si dylbera mos i prek kah xhepat se s'rrihet nga "era": Ne parlamentin tone sikur ne pazar te grave njeri thot pse me kqyre tjetri thot pse me shave ...... .... .... Jane bere drith e miell mileti s'po i han por me ba me gisht kurrkuj s'po ia mban. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| K O S O VE
Ne plumba ne plage ne vrasje Ne furtune ne tmerr ne perplasje. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| E PUTHURA
Eputha dhe u nisa rruge mori edhe loti Rrugetonim bashk. Kaluam shume vende edhe shum kohe u be, ne vend te loteve m'u thane buzet. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| Kerset pushka ne Koshare si me u shemb orteku ne ball te luftes komandanti trimi Sali Ceku. Sali Ceku paska thene pasha Diell e pasha Hene pasha Shqipen ne Flamur nuk e le pa i hjeke keta gure. S'duroj gure ne troje te mija amanet e kam nga te paret s'duroj ndarje as s'duroj mure s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret. Bini djeme pas meje armikut ne llogore keta gure qe na i vune per ndarje t'ua bejme gure per vorre. Kerset pushka ne koshare si me u shemb orteku ne balle te luftes komandanti trimi Sal Ceku.
Nje plumb i mallkuar e ka marr ne ball bini djem dushmanit nuk vdes une jam gjalle.
Ka dal Zana e Malit tek koka i qendron i merr nje grusht rreze Diellit ballin ia rrezon, i merr nje gjethe Lisit plagen ia mbulon, e merr nje grusht dhe Kosove te buzet ia ofron. Nga gjoksi i trimit e merr nje grusht trimeri qe t'a hedhe permbi Kosove si fare pere liri.
Amanet Kosoven deri ne clirim ishte fjala e fundit e Komandantit Trim.
Kerset pushka ne Koshare si me u shemb orteku ne ball te luftes ra deshmor Komandant Sali Ceku.
Ne shenje rrespekti dhe kujtimi ne gjashte vjetorin e renjes. Guri Sylaj |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| Aty ku fillon heshtja nise friga. Kapak mbi kapak. Per t'a thy frigen mjafton vetem nje fjale, fjale qe e thyen heshtjen. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| Pike vese ne buzen tuaj nga shkrumbi me ruaj. Pike vese ne gjoksin tende, mbulom qe tq mos thahem. pike vese dikund ne ty, ece drejt- qe te behem pike gjaku. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| Pike shprese skaje harrese rri ne heshtje dhe pres rrin ne heshtje dhe pret, nje dite, nje muaj nje vjet. Ebejme nje hap drejt njeri tjetrit qe te dalim- matane harreses. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| Gurbeti
Si flete qe bie ngadal pa zhurme i ndrydhe kujtimet. Po shpirti nuk duron behet murlan behet stuhi qohet e vjen c'mallet ne preherin e lokes e zemren - ah zemren e mbush freski. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:14 pm | |
| Jan shaluar atllare me frej dikund tjeter vrapojn per te marre mygdyle si miqet e tyre te vjeter.
Kali pa fre zgjedhe rrugen qe don vet ti nisesh per dikund por ai dikund tjeter te qet.
Ndaleni vrapin kalores qe te shihni udhen me mire ky popull mygdyle jep vetem kur te jet i lire. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:15 pm | |
| Te prita me rrezet e para te Diellit, ne kete agim, kur vesa dhe loti lajn gjakun, kur motra lidhe plage e nena ndeze oxhakun. Te prita te dera e kulles qe Ti gjithemon i hapenje mikut nuk e dija a je ne Berishe, te Guri i Gradines apo ne Gryke te Llapushnikut. Ti s'erdhe, shkove pa zhurme mbete edhe pa nishana, Ti ishe i veprave jo i fjaleve hava, lum qe te rriti nena. Te prita me lulet e para te praneveres, qe femijte po i thurin kurore, Ti nuk po vije me i marr, po t'i sjellim ne, ti tani je DESHMOR. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:15 pm | |
| Në vend qe te ndihmohemi ne shtyhemi në vend qe te perqafohemi ne pshtyhemi.
N'a jan verbu sytë ng pshtyma. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:15 pm | |
| Ne djep n'a perkundi Shqipja per nje Shqiperi kenget qe mbi koke n'a i kendonte ishin plote trimeri.
N'a mbuloj me krahet e saje te n'a ruaj e te n'a rrite n'a dha zemer e beri trima t'i dalim zot ne kete dite.
Sot ushtare po e percjell Lokja po me fale per kete Toke udhe e mbare e hallall gjirin, shko behu me shoke.
Te mbare paqi e mire mbeteshi te gjitha ju moj loke, gjiri i juaj qe n'a rriti Dielle ju befte kesaj Toke.
GURI SYLAJ 1992 Kosove |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:15 pm | |
| THERRET PRIZRENI MORI SHKODER
Therret Prizreni mori Shkoder hajde rrime se te kam moter. Merre Durresin e Tiranen se ne keshtu e gezojm nanen. Une i therras Peje e Gjakove Drenice ,Llap edhe Rugove. Vjen Decani e Mitrovica Kaqaniku e Kamenica vjen Gjilani e vjen Prishtina Ferizaj vjen edhe Klina ne kete Kala se bashku te rrina. Kur te vini mos harroni edhe Krujen ketu t'a ftoni. Qoni lajm edhe ne Gjirokaster ne Tepelene e ne Mallakaster, Mat , Mirdite, Kukesin me e thirre thirre Korcen me rrethine. E therrasTetoven e Gostivarin therras Ulqinin e Tivarin. Kam thirre Plaven me Gucine Hotin , Gruden e gjithe Malesine. E therras Dibren, Ohrin , Strugen merre Matin e merre Puken. Manastiri me ka que fjale gjithesesi une kam me dale se per Korqe malli me ka marr. Shkupi nje haber ma qet se a vjen se din as vet, veq nje bese me ka thene e ki here do kure tek ju do te vij. Bujanofcin e Presheven i kam thirre bashk me Camerine fjale e bese mi kan dhene se ate dite ketu do te vijn. Kah te vini dore per dore mos harroni e ktheni ne Vlore. Vlores qomnja nje porosi njat flamur do t'a merr ne gji. Te gjithe vllezer edhe motra eni ketu po n'a therret VOTRA: Nje kurore bashk t'a qendisim, njat Flamur ketu t'a ngrisim, te ndegjojne mbret e krajli se u be bashk- nje SHQIPERI.
Me nderime Guri sylaj (ky tekst eshte shkruar me 25.02.1990 ne RAAB ) |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:15 pm | |
| PER TY TOKA IME
Rruge egjate rruga e Drinit kalon neper token time, fale me shendet Shqiperi dhe Ty Kosove Trime.
Rruge e gjate rruge e mergimit kalon neper zemren time, qaje me lote ketu ne dhe te huaj per ty Toka Ime.
Njera rruge eshte plot uj tjetra eshte plot lote, lotet e mi per Ty Atdhe Drini s'i zen dot.
Do te vij dite e bardhe te ju kam me ardhe, syte t'i laj ne Dri, ne Kosove pushken te marr e te dal ne kufi per Kosoven time, per ty Nene Shqiperi u gezofshim more. Guri Sylaj '94 |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:15 pm | |
| POST FESTUM
Mos bene me gisht kah flamuri, pashe koken e shokeve qe nuk i ke pran me mure kthe koken e shih mbrapa, shiko femijt e tyre- nuk kan cka te han.
Mos fol fjale te medha mos thuaj se kemi bere shume, kur nuk e dijm ku i kemi te vdekurit e Mitrovicen na ndan nje muri-lum.
Mos qit ne krah cka fytyra nuk e bane mos i ndyj xhepat me pare lufte-lirie ndoshta dikujt i bejne nder por ty, miku im , nuk te ka hije.
Guri Sylaj |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:16 pm | |
| Kur deshtem te flasim ishte nate nuk shiheshim a mendonim se njiheshim.
Kur deshtem te flasim ishte zhurem ne i bertitnim njeri tjetrit por degjonim vetem zhurmen.
Kur deshtem te bisedojme ishte lufte cdo fjale pikonte gjak.
Eja tash te bisedojm shtruar si vllezer ne drite ne qetesi ne liri ku cdo fjale te pikoj veq dashuri. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:16 pm | |
| Margaritarit me te shtrenjet ne bote
jam shqipetare emrin e kam d i e l l e meme e kam k o s o v e n pasha toke e qiell. Meme e kam kosoven e meme e kemi shqiperine jam motra e shqiponjes pasha perendine. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) Mon Jun 28, 2010 8:16 pm | |
| Mos m'a dridh ylberin te shkruar ne qerpik bukuroshja ime merri krahet e eres lotit mbyllja rrugen te mos pikoj ne zemer hapi rruge praneveres.
Neper rruget me balte merre vargun tim- falja ketij qyteti nuk do te rri larg jush deri ne amshim, zemra tek ju me mbeti.
Mos m'a dridhe qepallen se zemra s'duron- lotin tende ne face, ne festivalet tona kendoje vargun tim Lule Manushaqe. |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) | |
| |
|
| |
| Poezi Shqip te ndryshme (nga Guri Sylaj) | |
|