www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:36 pm

AUTOPORTRET FAMILJAR

Diku rrëzë Pusta Rekës
Lëshonte shtat fshati malor
“Karafilja shqiptare”
Lëshoi kushtrimin .
Fisit iu shtua edhe një burrë
Një pushkë më shumë
Dhe një rend në mulli

Rritet shtati i Klaiqit
Edhe shtohet shpresa e fisit

Nga Karpatet fryjnë stuhitë
Prej torturës dhe gazepit
Na u dëbua krejt mileti

Fiken zjarret
Shuhen shpresat
Karvanet t’lodhura
Shpëtim kërkojnë

Si çdo herë në çaste të vështira
Nëna mendon për ditë të mira
Kryeplaku mblodhi nahinë
Muhagjerëve t’ua bëjnë shtëpinë

Në luftë me turq
E n’luftë me shkja
Në Llovqen trimat kanë ra
Na premtuan bashkëjetesë
Po a i zihet qenit besë?

Tivari e Vardari
Lahen me gjak t’parit
Bjeshkët dëshmojnë për tirani
Varre t’humbura
Pa lavdi.

Shënim:”karajfilja shqiptare”,pushkë që e prodhuan armëtarët shqiptarë e sistemit “Martin-Henri”me kalibër 11.43 mm që shkurtë i thonin “martina”dhe më vonë e pagëzuan “Huta e Popullit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:36 pm

PIKË UJI

Që na ndanë
A bashkon

Pikë uji
E madhe sa oqeani
E domosdoshme
Si spango gërshete
E largët sa venera
E afërt sa marsi

Në një pikë
Sa lot
Aq gëzime

Vetëm një pikë
Si të notosh

Nëse lëkundemi shumë
Zhbëhen kontinentet
Zhdukem plotësisht
Dhe po të vazhdoi kaosi
Do të fundosemi

Do të notojmë
Me velon e caktuar
Në drejtim të caktuar
Dhe era do t’na shpie
Dë drejtim të shpërtimit

Një pikë
Dhe aq të lagur

Nganjëherë të spërkatur
Të larë më shpesh
Asnjëherë të terur

Në një pikë-dy pole
Plus dhe minus
Mashkullore dhe femërore
Veriore dhe jugore

Valë,shkëmbinj
Akullnaja
Dhe shira monsunik

S’na duhet ajri
E as toka
As zjarri
Vetëm një pikë ujë dhe dashuria

Si organizëm dyqelizor
Në solucionin dashuri
Një pikë
Si hapësirë për osmozë
Domosdoshmëri për simbiozë

Një pikë ujë
Mjafton për jetë
Dhe ç’është për kozmosin një pikë ujë
Ç’më duhet ai pa të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:36 pm

BASHKËSHORTES

Të falem nderit
Që në mesin e shumë zogjëve
Më njohe
Gjersa
Mblidhja krënde
Për
Ta bërë
Folenë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:37 pm

ENDE TË DUA

Sodis qiellin
Përplot yje
Mendimet e mia këtë natë
Udhëtojnë kah ti
Të kërkojnë
Në të gjitha ëndrrat e mia
Ti je një dhe e vetmja
Por ti këtë nuk e di
Nuk e di se një lule
Për ty po vyshket
Një palë sy të vetmuar
Po zhyten në vorbullën e lotëve
Më shikon me sy të zjarrtë
Dhe lëndon shpirtin tim
Vërtetë asgjë s’po ndien?
Ishe dhe mbete
Ylli i vetëm inatës sime
E vetmja shpresë në jetë
Në të cilën
Unë jam
Vetëm kalimtar rasti!
Nuk kërkoj asgjë prej teje
Vetëm dua të tregoj
Se të dua
Nëse tani i lexon këta rreshta
Të dalë nga thellësi e shpirtit
Të shkruar
Për
Ty
Lësho vetëm një lot
Mbase edhe të rremë
Të bie në shuplakën time
Të shtrirë
Sepse
Ai
Do të jetë i vetmi
Prej teje
Lësho një lot
Dhe
Pastaj
Shko kah je nisur
Kush e di
Ndoshta rrugët e jetës
Diku do t’na bashkojnë…
…Mbase në amshim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:38 pm

BASHKUDHËTIMI

Bashkudhëtuan:

Fisi, e
Plisi
Hëna, e
Dielli-
Yjet, e
Qielli-
Shqipja, e
Flamuri-
Toka, e
Guri.

Bashkudhëtuan:

Besa, e
Qëndresa-
Lufta, e
Paqa
Errësira, e
Drita-
Robëria, e
Liria!

Mbijetuan:

E,bashkudhëtojnë
Në pafundësi-
Besa e Plisi
Dielli e Qielli
Flamuri e Guri
Paqa,Drita
Liria …!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:38 pm

DHE PASTAJ

(I.K,nga Drenasi,i cili ra në altarin e lirisë më ’99)

Një trim
Një shikim
Një buzëqeshje
Një betim

Dhe pastaj …

Një fjalë
Një zjarr
Një lot
Një ndarje
Një këngë …

Dhe pastaj …

Një kujtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:38 pm

ZGJIMI

Zgjohu
Eja në vete
Harroji
Të gjitha fjalët
Që i ke thënë
Kujtim të mbetën
Mëkatet tua
Hesht
Dil nga lëvozhga
E guacës
Dhe bëhu
Jo e djeshmja
Jo se jo
Zgjidh lindjen
Rilindjen
Zgjimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:39 pm

ZGJIDH RRUGËN

Në rrugën për lart
Rregullat janë të qarta
Me bërryla duhet ta depërtosh turmën
Me thonj të mbahesh duke kërcitur dhëmbët
Duhet t’i përijsh therrat
Të vraposh as qerreve
Dhe t’i rrëosh urat mbrapa
Të kesh kjdes çka flet
Kokën ta mbajsh lart
Dhe t’ju ruhesh goitjeve në ballë
Të kesh sy në shpinë
Dhe vesh që gjitçka dëgjojnë
Duhet të kesh shtatë jetë
Dhe suksesin të vetmin qëllim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:39 pm

KAM PASUR

Kam pasur
Kam pasur baba
Nënën ende e kam
Nganjëherë kam pasur mjaft para
Për ta blerë mëngjezin
Dhe të ha para atyre
Që të uritur më shikonin

Kam pasur këpucët më të mira në qytet
Atë verë
Çdo herë kam pasur sy ëndrrimtar
Vashëzat binin në ta
Mua asgjë s,më kushtonte
Dhe kam doktoruar në rënje
Dhe ikje nga përgjigjet
Kam pasur edhe vajzë
Ka qenë kjo kaherë
Tani kam mjaft kohë për ta humbur

Kam pasur ditëlindje
Biletë autobusi
Dhe
Detyra t’shtëpis
Cigare të huaja dhe shpoti të mira

Kam pasur çastet e mia të ndritshme
Dhe çastet totalisht të errëta
Botën e kisha në shuplakë
Por mik të vërtetë
Asnjëherë s’kam pasur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:39 pm

VJESHTA

Prap erdhi
Qetë perms gishtërinjve
Hyri në shpirtin tim,vargjet e mia
E mbështjellur me mjegull
Vjeshta
Lojë ngjyrash
Gjethet të skuqura në brezin malor
Pika shiu në fytyrën time
Aromat që në ty më përngjajnë
Hapat tonë shushuritje gjethesh
Duart tua të nxehta,buzët
Desha të çirrem
Që të më dëgjosh,dhe të kthehesh…
Vjeshtë është
Kohë mallëngjimi
Kujtimet që në mua rrojnë
Klithjet e mia që s’dëgjohen më
Sepse nuk ka kohë harrese
E cila mund të më marrë
Dhe nga ti të më ndajë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:41 pm

DETEKTIVI

Unë jam detektiv i dyfishtë
Fluturave iu zbuloj sekretin tënd
Ty të flas gjithëçka
Për shtegtimet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:41 pm

VJEDHËSIT E KOHËS

Urrej çdo gjë
Që ma vodhi
Kohën time
Akrrepat
Në orën e jetës
Që nxitojnë në pakthim

Tinëzisht
Mi vodhën
Ninullat
Cicrrimat e zogjve
Dhe
Lehjet e qenëve

Netëve pa gjumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:41 pm

LOTI IM

Të dua i thash detit
Shterroj
Të dua i thash diellit
S’agoi
Të dua i thashë vjollcës
Era e rrëzoi
Të dua i thash zogut
Lart fluturoi
Të dua i thashë vajzës
Iku nga ëndrra ime
Dhe
Nga gjumi më zgjoi
Thashë me vete “ç’zhgënjim”
Mbeta veç me lotin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:42 pm

JU FALEM

Ndoshta do të duhej faleminderuar
Ata që më ndihmuan
T’i kaloj
Të gjitha
Që duhej kjaluar
Në jetë

(Ata në uri
Që më ushqyen
Dhe e tjen ma shuan
Të pastrehë më strehuan)

Ata ndoshta nuk e dinë
Por
Pa ndihmën e tyre
Me siguri sot nuk do t’isha
Dhe nuk do ta këndoja
Këngën për ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:42 pm

RINJOHJA

(Në shenjë respekti dhe malli të pashuar Fitnete Klaiqit-Tiços,aktore në Teatrin Kombëtar në Tiranë)
Atje pas shtatë brigjesh
Fle e qetë Kosova
Të cilën kurr se kam parë
Edhe pse në damar më rrjedh gjaku i saj.

Ksovë,ëndrra ime e ndrydhur
Shpresa ime e venitur
Mos m’dalt shpirti
Pa shijuar ngrohtësinë e buzëve tua
Dhe përqafimin atëror.

Malet e larta
Kurorë rreth qafe
Gjoksin ta stolisin
Bashkët e reve
Shtëllungat në ty
I shprishin
Dhe nëpër cikole
Lënuren e krihen
Ju bjeshkë krenare
Mburojë qëndroni përherë
Kur kabareja në fyell
Ua gudulis shpirtin
Mustakët i dredhni n’erë
Blerimi ua stolis gushën
Fushat në gjelbrimin tend
E ngjyejnë brushën

Pejsazhi yt-bukuri epike
Rrojtja në ty-poemë idilike
Ku dashuria rritet
E ngrohtësi dielli deri në përjetësi
Arat bukanike
Pjellin gjallërim
Me begati shumë
Pemët kanë për rimë
Dielli ua ngroh faqet
Hëna i vë në gjumë
Lagjet për lakmi
Gjymtyrë dinamike
Në besnikëri rriten
Damarët e tu
Kroje të ftohta
E shpërbëjnë zhuritjen
Era qetë i miklon
Puhia ua ndjell gjumin
S’kanë gur kufiri
Sinor kanë lumin

Nxito pra o rreze,e ngrohe atë vend
Silli paqën e lirinë
Epju shpresë ëndrrave,e gëzo vegjëlinë.

Pas 62 vitesh pritje e ankthi
Te karburanti 1 në Tiranë
Rinjoha-netin,aktoren e vogël por zemërmadhe.

Shpesh nodhin befasira e të papritura
Ndjenjadhëmbje e malli të përshkojnë
AromëDHEU të ruajtur me fanatizëm
Në shrvetën e bardhë të nxirë prej vitesh
Mbi hartën e Robëruar të Kosovës-
Të gudulisë hudët dhe të zë frymën

Fillon shpjegimii historiesë së dhembshme
Të kombit dhe fsit tim!…

Në vitin e largët të 28-ë
Me një shervete DHE ën sqetull

Nisi rrugëtimin e shptimit
Ibrahim Kosova
Nisi se s’kish k të rrinte
Vrau në pikë t ditës oficerë armiku
Dhe u nis për t’u mos kthyer më
Horizonteve ë pafund të kërkoi shpëtim.

Dhe vazhdoi marshuta
Pesëmbëdhjetë ditë nëpër acar
Drejt “kepit të shpresës së mirë”,
-Gjeti në Elbasan,
Në prehërin e nënës,
Ku urrejtja dhe pezmi hakmarrës
S’arriti dot.
Me mallin e vendlindjes
E jetoj jetën
Me aromën gudulisëse të dheut
Të ruajtur në shervetën e bardhë.

Sot,Neti rrëfen me ëndje
Ato çaste dhembje e pritje
Malli e shprese.

Kur gjiroja në Pogradec
Zgjatnja kokën
N’kërkim t’pejzazhit hyjnor të Kosovës
E shoqet më tallnin:
“Neti,koncentrohu në rol
S’duket Kosova nga këtu”!

Për kujtim të trungut të ndarë
Nga babai
Ruaj një grusht DHE malli
Dhe vendlindje
Dhe një pasaportë në gjuhë të huaj.

Kundërmon aromë shprese dheu i vendlindjes
Dhe shpirtin ma këputë
Ofshama e babait të ndjerë:
-Ah,Kosovë
Malli im i pashuar”!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:42 pm

LARGIMI

Nisu nëpër kohë
Dhe kërko gjurmët e mia këmbëzbathur
Tragje
Me këmbëzbathur
Do gjesh
Ato janë gjurmët e largimit
Vizato
Hartën e atyre largimeve
Me bashkimin e kuotave
Do të gjesh
Burimin tim
Vatrën stërgjyshore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:42 pm

NGANJËHERË

Është marrëzi fatale të shkruash vargje të zbrazta
Sepse edhe ato të rëndësishmet asgjë nuk thonë
Është budallallëk të mendosh se mund ta ndryshosh jetën
Shumë para teje janë përpjekur por më kot
Pikëlluese është ta fillosh ditën me buzëqeshje
Dhe aq më tepër kur dikush mund ta rrëmbejë atë
Poashtu trishtim është të kalosh pranë dashurisë
Sepse ajo s’ekziston është vetëm vegulli në ajër
Nganjëherë është gënjeshtër të jesh i drejtë dhe ta thuash atë
Sepse të thyejnë kur iu bie ndër mend…
Kur iu bie ndër mend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:43 pm

KUR

Kur mali fle
E s’ka stuhi
Poeti
Shkruan
Poezi

Kur errësohet
E
Hëna bën roje
Ëndrrat zgjohen
Dhe
Magjepsen
Me vallet e yjeve

Kur poeti shqetësohet
Yjet s’dijnë të vallëzojnë
Ëndrrat zbehen
E hëna s’ndriqon

Mos trazoni
Zemrën e poetit
Se harlisen stuhitë
Hëna lodhet
E s’na bën dritë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:44 pm

RRETHI MBYLLET

Njihemi gjatë
Me sy të njejtë shikojmë
Ndajmë të mirën e të keqen
Por tash për çdo gjë është vonë

Sepse
Ti më tradhtove
Fjalën tënde e shkele
Dashurinë tonë e hudhe
Ëndrrat e mia i ndeze
Për këtë
Sonte mbyllet rrethi
Të përqafoj për herë të fundit
Dhe të gjitha t’i fali
Vetëm shko e mos u kthe më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:44 pm

LUFTA

Ulur jam
Dëgjoj vetëm lotët
Të cilët pika-pika
Rrjedhin në faqet e mia
Përnjëherë,pa ndonjë shkak
Jam thyer
Është thyer qëndrimi im i fortë për jetën
Fjalia e cila tingëllon:
Jeta është luftë,pranoje!
Më duket se
E kam humbur atë luftë
Jetën e cila në të vërtetë është luftë
Por jeta prap është aty
Domethënë,nuk jam në dhe
Diçka më mbanë,por nuk di çka …
Dhe lotët ende rrjedhin
Sytë qajnë për mua
Dhe ajo luftë të cilën do të duhej fituar
Më tërheq kah fundi
Sepse nuk jam edhe aq i fortë
Dhe nganjëherë pyes pse lufta vazhdon
Pse jeta është e tillë çfarë është
Dhe e tillë është përshkak teje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:44 pm

Vehbi Klaiqi

LOTI IM

NXITIM

Urrej shiun pranveror
Nxiton faqeve dhe më shqetëson
Urrej përroin kur fryhet
Baltën,llucën që zhysin
Pas cdo hapi tim
Mbetën gjurmët e këpucëve
Por në sekondë zhduken
Secila pikë si mendim
Për fjalën dhe veprën e mirë
Çdo gjurmë në baltë
Për të keqen që ekziston
Dhe më duket
Në atë shumësi pikash
Se të shoh
Por kjo është vetëm dritëmashtrim
Fizikë e pastër
Dhe unë humb arsyen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:44 pm

NJERI I PA FAT

Unë nuk jam unë
Jam vetëm pjesë e hijes sime …
Nuk di kah t’ja mbaj
Askush s’më kujton …

Dikur isha i lumtur
Doja diellin,hënën dhe shiun
Sot jam njeri i pa rendësishëm
Që qetë-qetë frymon …

Askund fund nuk ka për mua
Të më ndihmoj sadopak
Se askujt s,i ha palla
Dhe nuk …

Do humbas në heshtje
Dhe pas meje asgjë s’do mbetet
Sikur të mos kisha qenë në jetë
Se isha njeri i pa fat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:45 pm

UNË DUA

unë dua
dritë
diell
dua unë
s kërkoj
lëmoshë
dhe as
shpëtim
dua
rimat
në përqafim
dua
të jem i ri
i dashuruar
unë
dhe vargjet e gjata
të rrjedhin
si lum
para dyerve të jetës
jam
një lypsar
dhe nga ajo
s kërkoj më shumë
vetëm pak
dritë
dhe vargjet
si lum
kthema
kohën
time të moçme
miku
im i panjohur
krenarinë
dhe yjet
që s shkëlqejnë dot
hapi
derën horizontit
që edhe vargjet e mija
të kalitura në zjarr
të marrin udhë të mbarë
kthema kohën
që pamëshirshëm mi vodhi
të gjitha
ëndrrat
shpresat
pak dritë miku im
ëndrrat e kohës së shkuar
ti kem në përqafim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:45 pm

PORTI I ËNRRAVE TË THYERA

Nga porti shkojnë
Në port vijnë
Me ëndrra rinore
Për jetë përrallore
Ikin
Të pastra si biluri
Kthehen zemërthyera por si guri
Ikin princesha
Kthehen murgesha
Shkojnë për para
Kthehen me marre

Rrugëve të botës
“Mish për top”
Jeta e jonë gjithmonë me lot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI EmptyThu Jul 01, 2010 11:45 pm

APOKALIPSA

Dhe gjithçka që ishte dje …
Dhe gjithçka që është sot …
Dhe gjithçka që do të jetë nesër …
- Nuk do të jetë më !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




"LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty
MesazhTitulli: Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI   "LOTI IM"VEHBI KLAIQI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"LOTI IM"VEHBI KLAIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» "LOTI IM"VEHBI KLAIQI
» Një pikë loti në Ramazan
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum