www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi” Empty
MesazhTitulli: Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi”   Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi” EmptyWed Jul 07, 2010 9:26 pm

Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi” 21d97a06f906c1638cc827b8b9898e70-490x320

Duhet të tejkalohet turpi dhe të kërkohet ndihma, sepse impotenca në ditët e sotme shërohet në mënyrë efikase, thotë urologu Musa Myftari.

Për shumë qytetarë seksi mbetet edhe më tej tabu temë, ndërsa në mentalitetin e tyre akoma qëndron bindja që më shumë të lavdërohen sesa të pranojnë se kanë probleme me disfunksion erektil, apo impotencën siç njihet në popull, thonë mjekët nga reparti i urologjisë në Mitrovicë.

Musa Myftari, urolog, ka sqaruar se kjo sëmundje është sikurse edhe sëmundjet tjera, andaj duhet të tejkalohet turpi dhe të kërkohet ndihma, ngase në ditët e sotme ekzistojnë barëra efikase për shërimin e këtij problemi medicinal.

Ai shtoi se është me rëndësi të zbulohet shkaktari i problemit. Sipas tij, tek meshkujt më të rinj se 40 vjeç, problemet janë kryesisht të natyrës psikike, sepse tek ta është prezent e ashtuquajtura frikë nga mossuksesi, ndërsa tek më të vjetrit se 40 vjeç, shkaktarët janë më shumë të natyrës organike. Këta shkaktarë, siç thotë ai, duhet të kërkohen te hipertensioni, sëmundjet e sheqerit, obeziteti (shtimi i peshës), e cila shkakton zvogëlimin e nivelit të hormoneve mashkullore, testosteronit dhe problemin me disfunksion erektil.

Sipas fjalëve të Myftarit, kjo sëmundje që është prezentë te disa meshkuj, akoma fshihet me çdo kusht nga ana e tyre, sepse ata kur vinë për t`u kontrolluar, shpesh në frikë dhe nga turpi përmendin shumë simptoma tjera, derisa përmes bisedës nuk arrihet te çështja e vërtetë e problemit, i cili në shumtën e rasteve ka zgjidhje.

Ai vuri në dukje se urologjia merret me caktimin e shkallës së disfunksionit erektil në aspektin organik.

"Përvojat tona në këtë lëmi ende janë të mangëta, sepse deri tani është konsideruar se nuk kemi nevojë me u marrë me këtë problematikë, përderisa ajo nuk e rrezikon jetën. Realisht trajtimi i kësaj çështje duhet të bëhet në mënyrë ekipore ku do të përfshiheshin neurologët, psikiatrët, biokimistët, radiologët, psikologët dhe eventualisht punëtorët socialë, mirëpo derisa stafi mjekësor është kaq pak i paguar, nuk ekziston ndonjë motiv me u marrë me këtë problematikë", ka thënë Myftari.

Në anën tjetër, Kamel Abofoda, inxhinier i diplomuar i farmacisë nga Palestina, i cili jeton dhe punon shumë vite në Mitrovicë, theksoi se vitet e dyzeta janë vendimtare për plakjen, kështu të paktën e ka përcaktuar biologjia, andaj shtëpitë farmaceutike janë ato që përpiqen për njerëzit që edhe në këtë segment të jetës të jetojnë në mënyrë kualitative, ndërkaq siç tha ai, barërat kanë bërë ndryshim qenësor në këtë pikëpamje.

Sipas tij, këto lloje të barërave kanë anën e tyre pozitive dhe negative, andaj duhet që qytetarët t`i shmangen "tregut të zi" dhe barërat e tilla duhet të kërkohen vetëm nga ekspertët.

Ai, vazhdoi tutje se vetëm në këtë mënyrë nuk rrezikohet shëndeti, dhe shtoi se në Kosovë dhe rajon kryesisht ekzistojnë tre lloje të këtyre medikamenteve: viagra, levitra dhe cialis. Abofoda tërheq vëmendjen të sëmurëve, në veçanti nga zemra, t`u shmangen këtyre barërave, sepse rezultatet mund të jenë fatale për ta, ndërsa dëmtojnë të pamurit në masë të madhe nëse këto barëra përdoren më gjatë.

Sipas tij, njerëzit që më së shumti kërkojnë barëra të tilla janë të moshave mbi 50 vjeç, ndërsa për të shuar kërshërinë e tyre ndodhë nganjëherë të kërkojnë edhe të rinjtë.

"Një medikament i tillë kushton 5 euro, mirëpo meqë shitja e tyre nuk është e rregulluar me ligj, është vështirë të gjinden në tregun kosovar", u shpreh Abofoda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!
» 10 semundje qe sheron Agjerimi
» Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër
» Ndonjëherë, dobësia mund jetë një sëmundje
» Kura natyrale ne shtepi per disa semundje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum