Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Hungaria, Hollivudi i ri i Europes Tue Jul 27, 2010 12:33 am | |
| Në periferi të një fshati hungarez, 28 kilometra në perëndim të Budapestit, ndodhet një zonë e hapur, e rrethuar me vreshta. Gjatë Luftës së Ftohtë, ajo ishte një bazë ushtarake me raketa të drejtuara nga Europa Perëndimore. Sot, raketat kanë ikur dhe janë zëvendësuar me një lloj tjetër teknologjie të fokusuar drejt Perëndimit: kamerat e filmit. Tanimë ky vend është shndërruar në “shtëpinë” e “Kodra Film Studio”, një studio e madhe e prodhimit të filmave që, pak nga pak, po e transformon Budapestin në një pikë kyçe kinematografike jo vetëm për Europën, por për mbarë botën. Kjo, falë çmimit të lirë të talenteve në këtë fushë dhe taksave të ulëta e ndjellëse. Sipas njërit prej producentëve të studios, biznesi i filmit në Budapest është jashtëzakonisht i madh. Vitin e kaluar janë xhiruar në Budapest disa filma që kanë pasur shumë sukses dhe janë shitur mjaft mirë. Për momentin, Budapesti është vendi i duhur për të bërë një film të suksesshëm. Madje kaq i suksesshëm, sa në prill nisi një projekt shumë i madh në bashkëpunim me Hollivudin. Bëhet fjalë për projektin e krijimit të “Kodra Film Studios”, me përmasa të mëdha dhe me një teknologji të sofistikuar dhe avangardë. Menjëherë më pas disa telenovela të suksesshme që xhiroheshin në Amerikë nisën që të xhirohen tashmë në Budapest. Ndër to mund të përmendim telenovelën “Monte Carlo”, miniserialin historik “The Borgias”, filmin e zhanrit horror “The rite” me Anthony Hopkins. Këtë lloj situate, Hungaria e ka përjetuar edhe në vitin 1988, kur disa pjesë të filmit “Red Heart” të Arnold Schwarzenegger u xhiruan pikërisht në studiot filmike të atëhershme të Budapestit. Më pas në vitin 1996 u xhiruan edhe skena të “Evitas” dhe “Munich” i Spilberg-ut në vitin 1996. Por për vite me radhë, Budapesti ka qenë eklipsuar nga Praga. Kryeqyteti i Republikës Çeke e lançoi veten si një “motër” të vogël të Hollivudit në fillimin e viteve ‘90, duke u shndërruar në studion e disa filmave me buxhet të madh si “Mission Impossible”, “Bourne Identity”, “Casino Royal” . Por fati i Budapestit ndryshoi në vitin 2004, me miratimin nga Parlamenti të një ligji të ri për filmat dhe rigjenerimin e interesit të investitorëve të huaj ndaj Hungarisë. Kështu Hungaria diti që të bëhej interesante për shumë seri të dyta dhe të treta të filmave të suksesshëm dhe aktualisht ka fituar shumë reputacion dhe besim. Punët shkojnë mbroth në këtë sektor, pavarësisht se pjesa tjetër e ekonomisë është në recesion dhe vendi po përjeton një krizë të buxhetit dhe pret ndihmë nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2008 u realizuan në Hungari 47 filma të huaj, ndërsa në vitin 2009, numri i filmave të realizuar ishte 52. Ndërkaq, në Republikën Çeke, në kontrast të këtij zhvillimi në Hungari, industria e filmit ka rënë ndjeshëm këto vitet e fundit, madje llogaritet të ketë rënë me 50% në hapësirën kohore nga viti 2002 deri në vitin 2010, sipas Komisionit Çek të Kinematografisë. Po përse Hollivudi e gjeti Hungarinë menjëherë kaq tërheqëse? Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet dhe fillojnë nga kostoja e ulët e punës e deri tek arkitektura e ndryshme që ofron qyteti. Në këtë qytet mund të xhirosh filma të epokave të shkuara dhe filma modernë, sepse është qytet që të ofron shumë variacione. Madje, në disa aspekte, është edhe shumë më i larmishëm edhe se kryeqytete të tjera të rëndësishme kinematografike si Berlini, Parisi, Londra, apo Roma, që kanë pasur studio kinematografike shumë të suksesshme, pikërisht për shkak të diversitetit të peizazhit të tyre. Por edhe ulja e vlerës së monedhës vendase i ka dhënë producentëve një dorë për të prodhuar, të paktën gjatë vitit të kaluar, një numër të madh filmash, Por arsyeja kryesore që ka bërë që një numër i madh prodhuesish të filmave të vijnë në Hungari është taksa e re e vendosur, që i lejon producentët të kursejnë 20% të kostos së prodhimit të tyre. Kjo taksë është edhe joshja më e madhe që gjejnë producentët në këtë vend dhe kjo ka për ta bërë Hungarinë gjithnjë e më atraktive. Por ndërkohë që producentët e huaj kanë gjetur parajsën në Hungari, producentët vendas e kanë shumë më të vështirë se më parë që të thithin fonde të mjaftueshme nga shteti. Kjo sepse gjithçka është përqendruar tani tek investimi i studiove, duke lënë pas shpine prodhimin vendas. Megjithatë studiot e mëdha janë, nga ana tjetër, një shkollë e madhe për të gjithë hungarezët që synojnë të merren me kinematografi. |
|