| GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli | |
|
Autori | Mesazh |
---|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:44 pm | |
| UNË DHE MALLI
Tërë natën bashkë unë dhe malli
na mbyti halli i kësaj jete jallane
Kur s’kam gjumë fare ndez një cigare brengat i kthej në tym.
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:45 pm | |
| SHTRËNGIM
Në dhomën e errët flakë m’u ndiz trupi kur foli matufi me një qilim xunkthi duke fluturuar
Ra në fushë mes një kënete që i vinte era parfum. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:48 pm | |
| DROJA
Druaj se djalli me xixa stralli na vizaton yllin midis balli
Vijnë pastaj hijenat t’i grisin pelenat e foshnjeve të palindura .
Këta klysh popi soji e sorrollopi që të pijnë gjak populli shekulli s’i ngopi
Në këtë rreth harkor të rrugëtimit mizor vetëm lëmshi i fatit na mbeti në dorë |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:49 pm | |
| FJALA E HUMBUR
Mbeta pa fjalë a ditën kur jam nisur në jetë rrugëve të paruugë në dritë e mugë
Në guvën e shpirtit ndryer është qe një shekull e betuar nën dritë qiri para ikonës sate liri Mbrapsht në krye Shko poshtë
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:55 pm | |
| E GJATË KJO NATË
Sonte gjithçka po fle në qetësinë ë vet
Në dhomën time qielli i ka ndezur fanarët të mos tremben qelizat që tajisin lëngun e jetës
të gjatë shekujt që flejnë dhomat flejnë qytetet sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët bëjnë qarqe, nëpër vargje të regjur si gëzofet shkrihen në vuajtjet e popullit. |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:56 pm | |
| E NDIEJ HUMBJEN
Viti shkel vitin pesha bie pingul në shpirtin tim tretur në mërgim
Një pjesë e diellit m’ është shkëputur nga qielli i bebëz nga hija e lotit tim derdhur në dhe të huaj
Nëse unë s’ kthehem hija ime do të bredhë trotuareve të nbotës pas mallit tim
Për çdo natë e bëj nga një shtegëtim në mendje për në shtëpi për amanetin e nënës para se të japë lamtumirën pranverave të ikura pa kthim |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:56 pm | |
| HALL MBI HALL
Turma shkojnë turma vijnë mbijnë si bari i keq në faqen e blertë të globit
Prej shekulli në shekull kërkojnë lëmoshë trotuareve të fatit
Trokasin në portë të hapur kastat luksoze të ngopura parfumnesh të një biznesi të ndyrë |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:57 pm | |
| ORA JONË Gjurmë pas gjurme bjeshkë pas bjeshke na ndoq sopata shpatën nëpër shekuj Këtu varrë e atje varrë më bëhet shpirti mulli ere në skëterrë pas skëterre deri kur të bredh me bredh kështu,o shpirti im? nga të palarat e botës pelim Këtu s’ jam atje s’më lënë, o nënë qenia ime e ndarë në dysh në udhëkryq |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:58 pm | |
| E BUKURA MORE
Moj e bukura More si të lash, e më s’të pash si të lash, si të lash si të lash, e më s’të pash (popullore)
Ec nëpër të kaluarën për ta gjetur të ardhmen ëndërro shqip, frymo shqip o Arvanit
Hy kalabrisht i dehur mendimeve arbërisht e jetën vazhdo prore e dasmën bëje pleqërisht
Edhe varrin hape me E bukura More
Rro sa malet me dhembjen shkëmbore buzë detit me shikim të humbur nga e bukura More :haha: |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:58 pm | |
| JETË E VAJ
Rrodhi përrocka ujë loti rrodhi kot së koti kur ndryshoi moti
Në katër anët e globit rri buzë trotuari duke shikuar ndërrimin e ngjyrave në semafor
Kërcitën kockat nga reuma kur filloi riga e shiut të bjerë nga ai qiell kuq e zi
Në gjysmë u ngrit flamuri. flamuri i kuq i larë me gjak për këtë jetë të pafaj
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:59 pm | |
| MËRGIMTARI
Larg atdheut larg shtëpie të shkuan vitet sikur hije
Vetëm agimi i djalërisë hap portën e kujtimeve dhe në fushat e bleruara të viteve një çunak këmbëzbathur mbledh Lulenarçizi
E shkurtër është jeta si një shirit celuloidi që fillon në kujtime dhe mbaron në një beze të bardhë në murin e moshës
Imazhe gri si bryma e flokut tënd ngrin e shkrin në lëvizje të përhershme të ëndrrës
. Rini e thinjur stacioneve presin e përcjellin vagonat me radhë që bredhin nga stina në stinë
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 1:59 pm | |
| E NDIEJ HUMBJEN
Viti shkel vitin pesha bie pingul në shpirtin tim tretur në mërgim
Një pjesë e diellit m’ është shkëputur nga qielli i bebëz nga hija e lotit tim derdhur në dhe të huaj
Nëse unë s’ kthehem hija ime do të bredhë trotuareve të botës pas mallit tim
Për çdo natë e bëj nga një shtegëtim në mendje për në shtëpi për amanetin e nënës para se të japë lamtumirën pranverave të ikura pa kthim |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 2:00 pm | |
| NËN QIELLIN E HUAJ
Ky qiell mbi rrokaqiell dhe jeta jonë drith e miell brenda mureve të betonit vyshket e pafaj në këtë nënqiell
Deri në asht unë kam acar. dhe duhet të mbulohem me një re të trashë tymi ose të pëlcas si tollumbace në duart e një fëmije bonjak e gjuajtur nga një shigjetë acari
Zemra ime e mërdhirë del gjysmëlakuriqn të shëtisë nëpër kopshtin e mbuluar me vesë
|
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 2:01 pm | |
| BUZË LUMIT RAJNA
Buzë lumit Rajna mbi syprinën e ujit hijen mallit e ndeza tani jam pa hije i lehtë si avulli si një hije malli që ka rënë mbi ujë |
|
| |
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli Sat Aug 14, 2010 2:01 pm | |
| FJALA JUAJ
Në kujtesë do mbetet ajo fjalë që vjen maleve me flakën e kushtrimit heu kush është trim se ora ka ardhë ujkun e çalë ta heqim zvarrë |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli | |
| |
|
| |
| GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli | |
|