www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 9:07 am

First topic message reminder :

KLLAPI E BLERTË

Te ky i shenjti krua
Me etjen e plasur
ujin e treqind pranverave pijë
Plagët më gjelbërohen

Vorbullës flluskat ia heq
Ia gjej damarët e lagur
Hijes plot vesë të shelgut blu

Rrjedhën e tjerr me sy
Në rrjetën ujore
Bëhem merimangë e njelmët

Me pikla në buzë
Më zënë ethet e Zanës
Treqind vjet e pres një vetëtimë
Të ma heq nga bebëza kllapinë e blertë
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 9:49 am

PAS VDEKJES TËNDE

Edhe pas vdekjes sate
Prapë do të ketë fushë të blertë

Lulet do të lulëzojnë zjarr
E unë do t´i prek me zemër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 9:50 am

FUSHË E NGRIRË

Mos më thuaj
se dhimbje do të kesh në pranverë
Ofshama jote
nënën do ta çojë te lulet e lumit

Deri te ai lumë
s´do mund ta kalosh fushën e ngrirë
Kolla e thatë
frymën do ta zë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 9:58 am

DEGË ULLIRI NË ËNDËRR*

Me malin e kallur mbi kokë
Ujiti lulet në verandë
Që fëmijët të kenë pranverë në dritare
Përmes etjes së zhuritur në lëkurë të gjarprit
Kaloj hejzën e shkretëtirës
E në prehër mbaj thërrmija buke
Të merr pakëz ***ërimë
Fluturimi gri i dallëndyshes drejt vendlindjes
Në natën me hënën e kuqe
Në majë gishtërinjsh marr flakë në yll
Ta ndritë rrugën e fjetur
Dhe ëndrrën e fëmijëve ta zë para agimit
E në atë ëndërr
Lë një zog një lule
Fytyrën e blertë të nënës e degën e ullirit

*Fituese e çmimit Agim Ramadani, 2006.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 9:59 am

UNAZË DHEU

Erdhe me plis të djegur në majë
me faculetë të bardhë nëne
të lidhur katër cepash me nyje malli

Për në shtëpi mora atë lot dhe

Ky dhe i Kosovës
mban erë molle
erë shpirti me duhmë zjarri
erë vakësie t ´ëmblit të nënës
erë varri erë lirie

Mbrëmjeve në dritë të hënës
fëmijëve do t´ua sjell
Galdimit e Albinit
tri herë rreth koke
që tërë natën të ëndërrojnë
se shëtisin në grunaja të bukës së re
me xixëllonja në ballë

Do t´ua sjell rreth koke
Albinit e Galdimit
t´ua nyjëzoj shpirtin me Kosovën
me unazën e dheut të përndezur
do ta shijojnë për çdo mëngjes
dhe do të mësohen me erën e tij
rrugës qumështore përmes qiellit
do t´ i pluhuros yjet me prushin e këtij dheu

Galdimi dhe Albini
Kosovën do ta gjejnë të bleruar
edhe pas njëmijë vjetësh
kur ta puthin për herë të parë
kanë për të ditur
se kanë puthur Diellin e vet…

Nidda, ` 99
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:00 am

NË ÇAMËRI

Sa herë meteorët fluturojnë në Shqipëri
Thahet nga pikëllimi një ulli
Në Çamëri

Sa herë hëna përndizet
Në Çamëri
Hardhia hedh dhembje mbi dhe
Në bar bie rrush si prush
E digjet ajo fushë

Sa herë qiellin e ndan vetëtima
Në Çamëri
Vala e Jonit bëhet jelë kali
Në shkëmb varet nga malli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:00 am

BISEDË NË AKSARAJ

(Nga malli në bebëzat e syrit
e njoha se ishte i dheut tim)

Kur u nisa këndej- i them
livadhet kositeshin në Kosovë
e ai më rrëfen për gjarprin
që e kafshoi në blerimin e jetës

I them se ende i ndërtojmë
Kullat me dritare nga dielli
e ai më rrëfen
për gjenezën e dheut

I them se sivjet kemi gëzim në verë
e ftoj në dasmën e madhe të vëllait të vogël
e ai më pyet
sa dërrasa qet plepi skaj oborrit

E pyes ç´t´i them Kosovës për të
më je mall i djegur në zemër-thotë
në fund e përshëndes TUNGJATJETA
e ai ma ktheu EJVALLA EVLAD

dhjetor,´85
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:01 am

ATJE DHE KËTU

Atje lash
një pjesë zemre peng
për një copë gur
këtu

Gjarpri i shtëpisë
Helmohet nga pikëllimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:02 am

REFUGJATI

As qetë e premtuar për lavër
As dele ne vath për tambël
As dhe për arë e farë
Askund as bar
Vetëm gurë e gurë
Për varr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:02 am

VDEKJA NË KURBET

Në këtë kortezh të zisë
Asnjë mik i rinisë
Asnjë kujtim i fëmijërisë

Medet mbi varr
Asnjë lot i gjëmës
Asnjë fjalë e nënës

As mëmë as dhe
Për ty mëmëdhe
As at as dhe
Për ty atdhe

Asnjë ofshamë e dhimbjes
Asnjë lule e vendlindjes

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:03 am

TAKIMI ME NËNËN NË KURBET

Të përcolla burrë
E të gjeta si gur

Për ty zemra
Lot flake i vura...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:03 am

LETËRZEZA

Larg shkuam larg përtej nëmës së nënës
përtej ku miza hekurin bren
përtej mallkimit të të marrit të lagjes
përtej ku na gjen vetëm letra e zezë

Kur të vijë kjo letër
e lidhur me fjongon futë
me shkronja të zeza e kumt të zi
për vdekjen e babait,vëllait a të nënës

Me kuaj të qiejve
me kafe të hidhët me dritë vetëtime
do të vij para muzgut të gjëmës
me ty motër do të rrimë para të meitit

Do të më rrëfesh me dënesë
për vdekjen e babait me sy çelë
nga malli për mua
me mërzinë tonë do ta pikëllojmë natën

Do të flasim për fëmijërinë
do të gëzohemi që u pamë
e zemra do të na plasë
nga ndarja e re

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:04 am

GJUHA THIKË

Gjuha thikë
derë e gozhduar
bar i egër rreth shtëpie
me dritare të verbra

shikimi i vëngër
mollë e këputur
nga pemë e dridhur

syri i fëmijës
qiell i trembur
nga rrufeja e krisur
pranvera e djegur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:04 am

KOHË E SËMURË

Përditë ç´na bien flokët
Si ëndrrat miku im
Era s´do të mund t´i kthejë më në një anë
M´sa mendimet

Do të kemi kokë tullace si dielli
Prapë do t´i krehim nga shprehia
Do të kthejmë frizura me curril gjaku
Eh ç´të bësh
Sëmundje e kohës është kjo
Miku im

Shkurt ´89
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:05 am

PËRRALLË PËR KALORËSIT E ZI

Ata
Shalojnë kuaj të zinj si nata

Tërë ditën i përgjakin fytyrat
Së rruari me thonj
Natën lëshojnë mjekra në zemër

Në dasmë
Vrasin bajraktarin
Ia shëmtojnë nuses bukurinë në gjak

Në lindjen e fëmijës
Ia fikun yllin
Ia hedhin në detin e vjedhur kamot

Në puthjet e njoma
Shartojnë lulen e sherrit

Ata
Shalojnë kuaj të zinj si futa
Ata kurrë kuajve shalën s´ua heqin…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:05 am

HIPOKRIZIA

Kur Patrioti
Bëhet Partiot

Atdheu
Bëhet xhep

Lulet e vjedhura
Pikëllohen mbi varre

Me ironi
U fishkëllehet lapidarëve

(Kosovë ’06)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 EmptyWed Aug 18, 2010 10:06 am

PA TITULL

Shqipet e lidhura
fluturonin

e të lirat
rënë përtokë

Të shenjtë
mbetën vetëm varret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI   "OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"OFSHAMË NË URNË" SADIK KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Krasniqi e Daci për zgjedhje më 19 dhjetor
» A lejohet të shkosh në det ? Dr.Shefqet Krasniqi
» Krasniqi takon edhe Sejdiun
» VideoT Nga Ma Te NdRyShmet Nga Dr.Shefqet Krasniqi
» Luan Krasniqi, më 28 nëntor do t’i heshtë kritikët
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum