www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


cikel poeik nga pal sokoli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


cikel poeik nga pal sokoli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 cikel poeik nga pal sokoli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

cikel poeik nga pal sokoli Empty
MesazhTitulli: cikel poeik nga pal sokoli   cikel poeik nga pal sokoli EmptySun Aug 22, 2010 5:59 pm

PAL SOKOLI-Lindur ne Qeshor të vitit 1959, në Radoniq-Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan ndërsa gjimnazin e shkencave natyrorore në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës,Fakulteti Filozofik në degën Filozofi-Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrarë qe nga vitet tetëdhjeta,në revistën studentore "Bota e re",pastaj në "Zëri i rinisë", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare"Shtigje" te vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë"Gjon Nikollë Kazazi"të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë edhe aktivist politik qe nga vitet/80,ka shpërnda literaturë asokohe të ndaluar nëpër shkolla dhe Universitet dhe ne bashkëpunim me disa grupe "ilegale" ka shkruar parulla te ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave,me pseudonime të ndryshme si psh."Alberti","Lumi","Hajredin Hoxha",etj. si edhe ka shpërndarë se bashku me Sanie.Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismet Dina e Shevqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e "Zëri i Kosovës"nëpër njerëz të besueshëm,student,nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas legalizimit të LDK-së,ka udhëhequr një nëndegë në KK. Gjakovës me veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht,disa herë,u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga agjent të UDB-së. Në Nëntor të vitit 1993 burgoset më grupin prej 8 veta "Grupi i priftit" se bashku me priftin katolik Ambroz Uka dhe kushëririn Gjergj Sokoli(tani dëshmor i Kosovës)dhe disa intelektual tjerë,ne ç´rast lirohen me intervenimin e Papës Gjon Pali i II,dhe vetëm një orë pas lirimit kërkohet nga policia për burgosje serish. Pali detyrohet të arratiset në Shqipëri me ndihmën e z. Zef Ndrejaj i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Jetoj 6 muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë,ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik të asaj kohe në Tiranë, derisa në qershor të 1994 shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot.Qe nga viti 1998 kur fillon pushka e parë është depolitizuar dhe merret vetëm me shkrime. Poezi dhe shkrime të ndryshme ju grabiten në dorëshkrim disa herë gjatë bastisjes dhe burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 .Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal-Gjermani. Përmbledhja poetike "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi,është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wupertal-Gjermani. Ndërsa Antologjia e 12 autorëve nga Gjermania "Asht e gjak arbërie " Pal Sokoli& Martin Çuni botuar dhe promovuar ne Hanover-Gjermani Maj 2007 si bashkautor.Në shtator te 2008 boton permbledhjen me poezi"Unazë Gjaku". Ka shkruar recensione për disa libra të rinj dhe disa shkrime edhe nga lëmi i Sociologjisë dhe e Filozofisë. Ka në dorëshkrim edhe permbledhje tjera ne prozë dhe poezi.Poezi të Pal Sokolit janë të përkthyera dhe të botuara në gjuhën italiane dhe gjermane dhe turke.Eshte anëtar i disa redaksive kulturore-informative virtuale dhe i Revistes"Muza shqiptare" organ i Lidhjes se Shkrimtarëve ,artistëve dhe krijuesve Shqiptar ne Gjermani(LSHAKSH) Pal Sokoli në luftën e fundit në Prill të 1999 në Gjakovë, ka humbur 6 anëtarë të familjes prej moshës 17-44 vj. Faqe private e Pal Sokolit ne internet jan; .www.guri.cabanova.de, ose www.pal-sokoli.npage.de .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

cikel poeik nga pal sokoli Empty
MesazhTitulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli   cikel poeik nga pal sokoli EmptySun Aug 22, 2010 6:01 pm

LOJA ME ESHTRA


Ashti juaj i etur


thithë gjakun e vet


në themelin e lirisë


se Nënës Kosovë



Për djepin e Dukagjinit


lule u rritet


mbi kaptyell


lule rriteni ne kopsht


lule rriteni


rreth lapidareve


rreth nënës


ishit kurorë e pritjes


tani kurorë e rritjes.


Rrënuat kullat e lavdit


luftërave të humbura


Batajnicen e bëtë varr


dhe fluturuat si dallëndyshet


pran gjakut të ngrohtë


në gjirin e nënës Kosovë


në Parkun e të pavdekshmeve


shndritë figura e juaj flamur.



Malli për ju


sa uji deti


jeni te gjallë


uron me zë poeti.




***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

cikel poeik nga pal sokoli Empty
MesazhTitulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli   cikel poeik nga pal sokoli EmptySun Aug 22, 2010 6:01 pm

KRYQEZMI I IRONIVE



Nëpër qendër të qytetit


u kryqëzuan dy ironi


në dy drejtime të kundërta


percilleshin e priteshin


nga e njëjta gardë


e tupan,


të dyja i lidhte


një regjim satan.



Semafori i kuq u hap


nder varreza


të shkonte gjeneral


konferencash të thyera


në anën tjetër


lirohen te burgosurit


e ndërgjegjes,


një regjimi satan


te dy palët


përcilleshin e priteshin


nga e njëjta gardë


e tupan,


të dyja i lidhte


një regjim satan.

njërin për në varr


tjetrin për në Hagë



Sa i çuditshëm me dukej


kryqëzimi i dy ironive


qe nuk e shihnin njëra tjetrën,


ose ishte një ironi


e ndarë dysh.


***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

cikel poeik nga pal sokoli Empty
MesazhTitulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli   cikel poeik nga pal sokoli EmptySun Aug 22, 2010 6:02 pm

VERSHIMË MALLI




Jam un bregdet


a breglumi


edhe i shpërlarë


edhe i plagosur


edhe i rrahur jam


vishkulluar valësh


zëmër i Tsunamit


brigjeve të zemrës


vërshim behëm


sa herë me thanë malli


për Kosovën


***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

cikel poeik nga pal sokoli Empty
MesazhTitulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli   cikel poeik nga pal sokoli EmptySun Aug 22, 2010 6:03 pm

KOBI



E ka një fill


nuk është i im


ka një rrugë


nuk është e imja


ka një këngë


pa solin tim


ka një hap


me marshin tim


ka një fat


dhe emrin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




cikel poeik nga pal sokoli Empty
MesazhTitulli: Re: cikel poeik nga pal sokoli   cikel poeik nga pal sokoli Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

cikel poeik nga pal sokoli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» CIKËL NGA PËRMBLEDHJA "DETI I QIELLIT"
» Edona Beqiri - Cikël Poetik
» Cikel me poezi nga Sevdie Regjepi
» Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti
» NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum