www.ylliehana.biz
|
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Letersia e Rilindjes Tue Aug 24, 2010 12:56 am | |
| First topic message reminder :
Hyrje
Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror. Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje. Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar. Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj. Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.
|
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Letersia e Rilindjes Wed Aug 25, 2010 9:49 am | |
| Dashuria A
Do të lëvdoj dashurinë barabar me perëndinë, se dashuri e vërtetë, na mban të gjallë në jetë.
B
S'e kam parë perëndinë, shoh ngaherë dashunnë; dashuria mbretëron, se njeriu pa të s'rron. Cinë të besoj taninë, perëndin' a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë.
C
Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë, putheshim ngaherë, ditënë të tërë; vij e të kërkojë, vij e të thërresë, losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë. Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe? Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe? Tani që jam burrë, tani q'u madhove, dashurin' e parë pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë, mikn' e djalërisë s'e qas as në derë! Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër, Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë.
D
Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditënë mendohem, natën rri pa gjume
Lulete të dilnin, mike, sa të dua, këtu do të vinin të qajnë me mua.
Zogjtë të dëgjonin, do t'më rrinin prane dhe do të këndonin, të harroj sevdanë.
Asnjeri ne jetë plagën s'ma shëron, përveç mikja vetë, qe vjen e lëndon!
E
Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua, ballëtë si diell, faqetë si mollë, qafa jot' e gjatë, mesi yt i hollë, sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë, buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua!
F
E mban mënd, moj Marë, dashurin' e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s'rrojë, vij' e të kërkojë; tl pa mua s'rroje, vij' e me kërkoje.
Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur në ferra, në gurë, u fshehm' kaqë bukur, Sa s'ugjendm'dot kurrë...
G
0 moj lulja manushaqe, ndëgjo dashurinë ç'thotë: Të lozëm faqe për faqe, Të na përzienë lotë.
I
Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er' e ftohtë, s'ka ç'më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor' e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Letersia e Rilindjes Wed Aug 25, 2010 9:49 am | |
| Kopshti i Dashurisë
0 pëllumb' i shkruar, do t'të marr në duar dhe duke kënduar gjetkë do t'të shpie:
Në një vend t'uruar dhe të lulëzuar, në uj'të kulluar edhe nën hie;
Afër tek një lumë ku ka lule shumë, të biem në gjumë, hena të na ndrijë;
Yjtë të shikojnë, zogjtë të këndojnë edhe të na zgjojnë dita kur të vijë.
Pa ngrën' e pa pirë s'mbetemi, moj mirë, se u'ndaj të gdhirë dërgoj e na sjellin:
Qumështë të dhirë dhe djathë të mirë pa uj' e pa hirrë, dhe rrush kur të vjehn;
Ngjalë nga Janina, mjaltë nga Kanina, verë nga Voshtina ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia, mish nga dhënt' e mia, desh nga Labëria, na e faltë zoti' |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Letersia e Rilindjes Wed Aug 25, 2010 9:50 am | |
| Atdheu dhe Dashuria
Vitua një pun' e madhe, e bukur si sorkadhe, nga gjithë shoqet shquan dhe gjithë trimat e duan. Për të tillë bukuri kush nukë ka dashuri?
Një ditë që vij në krua, duke ecurë mbi thua, poqi një turk, trim të marrë tjetër herë s'e kish parë. Rrobatë që kish, i ndrinin dhe armët i vetëtinin! Kur shtiu syt' e e pa: "Vito, të dua! i tha. Vito, do të të marr grua!" Vitua u turpërua, po më shum' u hidhërua dhe iu përgjegj: "S'je për mua, se u'një tjetërë dua, jemi një bes' e një sua; po merre fjalënë prapë dhe shko këtej me vrapë!" - Kush është më trim se mua, që do të të marrë grua? - Ai që jam vluarë (fejuar) dhe për të martuarë; është trim' sa s'gjendetë, i mirë sa s'bënetë; ish vet' i tretë vëlla, kush ka qenë si ata? Trima sa s'i zinte plumbi, njeri vdiq, i dyti humbi. Jorgjin e la perëndia shpresë për mëmën e tia; është i vetëm e jetim, i dashur' i shpirtit tim, dhe nga të tërë më trim, përdor pallën e hanxharë, është i zoti të më marrë! Ndaj, të lutem, mos më nga, të mos biesh në hatà, se shejtani punë s'ka!"
Turku me të tilla fjalë, qiti të shkretënë pallë, nga inati u verdhua dhe thirri posi dragua: "N'është m'i zoti nga unë, le të më dalë këtunë, në më muntë, besa-besë. Burri yt po le të jetë, n'ë dërgofsha n'atë jetë, dije, do të të marr vetë!" Vitua shum'u frikua, lot i vininë si krua, dhe më shtëpi, duke qarë, rrëfeu q'i kishte ngjarë. Po Jorgji, kur e dëgjoi, veshi armëtë dhe shkoi, u ngjit malitë përpjetë ashtu si ngjitenë retë, dhe me zë të madh si shkëmbi po thërret, sa tundet vendi: "Kush ësht' ai q'u lëvdua, qe do të mundet me mua?" Me zë të math, si gjëmimi, iu përgjegj ahere trimi.") "Une jam ai që shtie dhe plumbi dëm nuk bie. U' jam ai që kam vrarë bejlerë dhe pashallarë, dhe kaurë, mijë vetë, kam dërguar n'atë jetë! Dhe do të trembem tani nga një fusharak si ti? Tani do ta shoç dhe vetë kush është trim i vërtetë... Këto thosh turku dhe vinte, po dhe Jorgua e printe; hodhi armëtë përdhezë dhe zuri të sgjeshë brezë, që kish qepur Vitua vetë, Si fustan e fermeletë. Kur e kujtoi, u shemb, mos pandehni se u tremb, bëri kryqn' e fshiu lotë: "Jam azer!" hidhet e thotë, edhe me dorë një thikë ju vërsul turkut pa frikë. Trimi rrëmbeu hanxharë dhe po hidhej si i marrë, Fryjti era, nga rrëmbimi lëshon flokatenë trimi, Atje ku qe afëruar, me gjoks hapet leshëtuar, ju duk, në grykë të tij, varturë një hajmali. Jorgji, kur pa hajmalinë, sytë përmbi të i ngrinë. Dale, tha, ashtu më rruash, pa lëftojme kur të duash, po, në beson perëndinë, kush ta fali hajmalinë? - Nënia në foshnjëri ma vari për mbarësi, po ç'të duhet kjo punë? - Një të tillë kam dhe unë! Shiko! Nëna ma ka falë dhe mua, kur jesha djalë! Të dy trimat hapnë gjitë dhe shikonin hajmalitë qepur me pe të florinjtë, si njëra, si tjetëra, të dya të vjetëra; përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë) gjetën nga një kryq të artë! Mbetën të mahniturë dhe si të goditurë! të tillë punë, kur panë, u pushtuan dhe ranë, Dhe të dy një fjalë thanë: "Të kam vëlla, mor i mjerë, nga një bark paskemi lerë! Jemi një fis e n'jë farë, jemi të dy shqipëtarë, po besa na paska ndarë, Sa na bëri për të vrarë! Sot që dimë vetëhenë, duhet të bëjmë benë të duam mëmëdhenë. Tani të marrëmë male, të lëftojmë për lirinë, te mos kthehemi të gjallë pa shpëtuar Shqipërinë! Tani Viton ta harrojmë, me Turqinë të lëftojmë, ta dërgojmë nga ka ardhë, të shomë ditë të bardhë." |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Letersia e Rilindjes Wed Aug 25, 2010 9:51 am | |
| Kurbeti
Mitrua, kur u martua ndënji një muaj me grua! Erdhi dita për të ndarë dhe u ndanë duke qarë! Gruaja qënkej me barrë dhe kur polli, bëri djalë. Po Mitrua ku ish vallë? Motëmot që qe larguar, një kartë s'i kish dërguar! Ku t'i shkruaj mëm' e mjerë për djalënë që kish lerë? Tri vjet, katër, dhjetë shkuan! Mitrua harroi gruan! E varfëra se ç'pësoi, të ritë vetëm e shkoi. Ç'e deshi të tillë burrë, që s'e pati pranë kurrë! Gjith' bota ven' e vinë, Mitrua harroi shtëpinë, nuk e di që ka dhe djalë! Rron a ka vdekur vallë? Këto thosh grua e mjerë, po burrit i mbajti nderë. E zeza grua se ç'hoqi! Humbi shpresën tek i shoqi:
kur pa ngrën' e kur pa pirë, punoi e rriti të birë. Kurbeti, shokë, kurbeti, kush vate e nukë mbeti? Mitrua zuri Misirë, po puna s'i vinte mirë. Qysh të vejë puna mbarë për të zeztë shqipëtarë? Shkretojënë mëmëdhenë, tek perndon dielli venë! Ku vini, more të mjerë, se sot s'ësht' si njëherë, - qysh vini në vend të huaj, kur s'dini as gjuhnë tuaj? Lum kush rron në vend të tij me qe, me dhën e me dhi. Mos u ndani nga shtëpia, të mos mpshojë perëndia, se perëndia, kur mpshon, gjynaqarët i mundon. Puna nukë ka të sharë, po punoi vetë n'arë, zini çapën e hostenë dhe parmëndën që çan dhenë. Nga fëmia mos u ndani, po punoni që të hani;
Grurëtë që bëni vetë, u harrin për këtë jetë. Me zakonetë që kini, kurbenë duhet ta lini, të nderçim jini, të zotë, po nderi sot s'ka të shkuar, e drejta në këtë botë është fare shtrëmbëruar...
Në kurbet venë të tjerë, ata që s'duanë nderë, se zakonet u ndërruan; burri që fiton, shet gruan, burratë rrojnë nga gra!... Po për Mitro shqipëtarë këto zakone të ra nuk i dukeshin mbarë. Ndaj hoqi e voi shumë, kur pa buk' e kur pa gjumë, rrahu Misirë të tërë, nukë la punë pa bërë, gjithë jetën nën' urdhër, qeseja si kokë hudhër, E shoqja e kish qarë, njëzet vjet që s'e kish parë! Dhe në mos e paftë kurrë, djali u rrit, u bë burrë, mëmën do ta mbajë mirë me të ngrën' e me të pirë. Pas njëzet vjet, nga kursimi, Mitros iu shtua fitimi, solli ndër mënd Shqipërinë gruan e tij dhe shtëpinë; psherëtiti zëmër' e tij dhe qau si çilimi; Dhe te nesërmet, ndaj të gdhirë, Mitrua e la Misirë. Ta kish ditur, kur ish ndarë që la gruan me barrë, mbase kish ikur më parë. Shtatë dit' e shtatë net bëri Mitrua në det; mbaroi udhën e gjatë dhe vate në fshat me natë. Ne shtëpi u afërua, Ndënji pak e u mendua, dhe me vete të tij thosh: "Në gjeça shtëpinë bosh? Në mos e gjeça të gjallë Gruanë!" Me këto fjalë Shikon shtëpinë me dritë edhe vate në fëngjitë të shojë kush është brënda, t'i përgjojë ja ka ënda. Djali kuvëndon me mëmë;
"Pse qan, i thosh, kur ke mua? Ç'kanë shkuarë t'i lëmë dhe duajmë si të dua. - Të dua, thosh mëm' e mjerë, me shpresë tënde kam rruar, nga ti harrova qederë, dhe gjith'ato që kam vuar, dhe sot rroj me shpresë tënde"
Kur gjegji këto kuvënde, Mitrua ngriu në fëngjitë. Fatziu, ç'vuri nër mënde! Vuri syn' e pa në dritë, pa një trim të ri me gruan! Mëndja ju turbullua! Mitrua kujton Misirë, sheh vetëhenë me brirë!?... 0 Mitro, mendoju mirë, mëma përkëdhel të birë, nukë të ka turpëruar, se me nder të madh ka rruar! Ç'mendohesh, more fatzi! Hyrë brënda në shtëpi dhe merr djalënë në gji. "0bobo! sytë ç'më panë! Tha Mitrua si i marrë. Pashë gruan me jaranë, po tani do t'ju bëj varrë! Do t'u bie me kobure, t'i lëshoj në shesh shondure. Mua të më vënë brirë!" Tha, dhe goditi te birë! Mëmë e zezë ulëriti, pushtoi djalën dhe briti, po Mitrua nuk priti, pushka krisi dhe një herë, ra përmbys dhe mëm' e mjerë! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Letersia e Rilindjes Wed Aug 25, 2010 9:51 am | |
| Shqipetar
Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq.
Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh!
Mos beni si keni bere gjer me dje, por te leftoni te tere per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme trimeri; ja te vdesim ja te rrojme per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe, Te shoh me buze te plasur, si me sheh.
U shkretove anembane, Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi, per Morene jane vrare, per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise, memedhe, vish armet e trimerise se ke ne!
Memedheu Memedhe quhete toka ku me ka renure koka, ku me ka dashur mem' e ate, ku me njeh dhe gur' i thate, ku kam pasure shtepine, ku kam njohur perendine, stergjyshet ku kane qene dhe varret qe kane vene, ku jam rritur me therrime, ku kam folur gjuhen time, ku kam fis e ku kam fare, ku kam qeshur ku kam qare, ku rroj me gaz e me shprese, ku kam deshire te vdese. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Letersia e Rilindjes | |
| |
| | | |
Similar topics | |
|
Faqja 2 e 2 | Shko tek faqja : 1, 2 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|