www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përjetime nga Haxhi... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përjetime nga Haxhi... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përjetime nga Haxhi...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Përjetime nga Haxhi... Empty
MesazhTitulli: Përjetime nga Haxhi...   Përjetime nga Haxhi... EmptyTue Nov 17, 2009 8:45 am

Ajo rrugë edhe pse qe shumë e gjatë, plot vështirësi e lodhje, me të hyrë në Qytetin e Ndriçuar u harrua, madje edhe po të ndaleshe pak për të rrëfyer gjithë atë rrugë, e shihje se është e rëndë, për të mos thënë e pamundur.

Lot gazi... Urime... Na përqafuan fort duke na porositur dhimbshëm me një zë të butë: “Mos na harroni në dua”. Bashkëvepruam në porosidhënie, që edhe ata të luten për ne, të kthehemi me Haxh të pranuar e lutje të përgjigjur, lutje në të cilat, emrat e tyre nuk do të mungonin inshaAllah.

***
Udhë e gjatë... Në fillim radhisja në kujtesë emrat e familjarëve, vëllezërve e hallexhinjve, duke e llogaritur se shumë shpejt do arrijmë në Medinën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, e që aty të fillojmë të bëjmë dua për ta.

Ishte rrugë kujtimesh, që kaluam shumë vende, të cilat na kthenin në histori. Përkujtonim Perandorinë Osmane, kur kalonim nëpër Turqi. Kurse Damaskun nuk e kaloje dot pa përkujtuar shumë pejgamberë, që u dërguan nga Allahu, azze ue xhele, në atë qytet shumë të lashtë. S’i harroje dot as emrat e ulemave, kolosëve e eruditëve të këtij Umeti, duke filluar nga Shejhu i Islamit, Ibën Tejmija, e deri te Shejh AbdulKadër Arnauti e Muhadithi i epokës Imam Nasirudin Albani, Allahu i pastë mëshiruar, që dhanë shumë për këtë Fe, e që jetuan aty.

Po edhe tek As’habul Kehf-i na u ngjallën shumë kujtime, aty ku Allahu solli shenja për Fuqinë e Tij Absolute. Kur shikoje sa larg ishte shpella nga rrafshi, të linte të kuptosh se për të ruajtur këtë fe ata ishin në gjendje jo vetëm të largoheshin nga luksi, por të përballonin edhe shumë-shumë sfida, nga përplasjet me armiqtë, e deri te mërzia për familjen. Ata kishin Istikame... Ata u përmendën në Kuran.

***
Hymë në Qytetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, ku në skajet e këtij qyteti vizitorët në radhë të parë ndaluan tek administrata për të dorëzuar pasaportat dhe ngrinim kokat se mos nga këtu do të shihnim minaret e xhamisë së Resulullahut, salallahu alejhi ue selem. Mu si ensarët që kishin hipur nëpër kodra për të parë të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, tek vinte në qytetin e tyre që u quajt Qyteti i të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem.

Ajo rrugë edhe pse qe shumë e gjatë, plot vështirësi e lodhje, me të hyrë në Qytetin e Ndriçuar u harrua, madje edhe po të ndaleshe pak për të rrëfyer gjithë atë rrugë, e shihje se është e rëndë, për të mos thënë e pamundur.
Jo, nuk i shkonte asnjërit prej nesh ndërmend tek çlodhja dhe pushimi, kur do të hymë në hotel, mirëpo përkundër porosive të mos dilnim jashtë vetëm, meqë s’e njihnim mirë qytetin, ne nguteshim që të shkojmë sa më shpejt tek Xhamia e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem.

E të falesh tek Kopshti i Xhenetit, që gjendet brenda vetë Xhamisë së të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, është kënaqësi shumë e madhe. Ashtu sikurse edhe më mbresëlënëse është të falesh mu në vendin, ku i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e ka falur namazin. Të vendosësh ballin mu aty ku e ka vendosur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ballin e tij të bekuar, a nuk është diçka e veçantë?!

E pas namazit shpejt e shpejt do të pyesnim dikë që e dinte: “Ku është varri i të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem?” dhe t’i jepnim një selam: Esselamu alejke ja Resulallah! E përshëndetëm me selam Vulën e Profetëve, i cili, alejhi salatu ue selem, në Keuther padyshim do t’u japë ujë pasuesve të tij të denjë, atyre që kudo që ndodheshin në rruzullin tokësor zemrat i kishin të lidhura me Kuranin dhe Sunetin.

Kjo dëshirë e madhe për të ecur aty ku ka ecur i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, na shtronte në vetvete pyetjen: “Po sa po ecën Umeti rrugës-Sunetit të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem?!” E kësaj pyetjeje iu përgjigjëm, se përpos Ehlu Sunetit dhe Xhematit, të tjerët janë në krizën e identitetit... Allahu qoftë në ndihmë!

***
Çfarë fitova më shumë në Medinën e Pejgamberit në përgjithësi, e në Xhaminë e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, në veçanti?! Nga shumë të mira arrita njëmend të kuptoj vlerën e diturisë dhe bartësve të saj, e kjo u arrit në xhami, aty ku kishte dhjetëra ulema që ligjëronin bindshëm për fenë e Allahut... I riparashtroja vetes ato që thoshte Shejkh Mukbili, rahimehullah, se: “A ka gjë më të mirë sesa dija?! Ajo është më e mirë se ari dhe paratë, më e mirë se një grua e bukur dhe e mrekullueshme dhe më e mirë sesa privilegjet mbretërore.” Kujtoja ato që kishte thënë një njeri i mençur se: “Muslimani arritjen e diturisë dhe ngritjen e vet intelektuale e sheh si mjet për arritjen e qëllimit, për ngritjen lart të fjalës La ilahe il-lAllah." Në Medinë edhe më shumë u motivova për të marrë rrugën e dijes, duke u vetëdijesuar siç thoshte një poet shqiptar se: "Dija nuk kapet me dorë, por as frika nuk largohet me dorë, që të dyja kapen dhe hiqen me mendje të hollë", e për t’u ngritur në këto piedestale fillimisht duhet ulur para bartësve të diturisë, se: “Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve; pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi, as dinarë, as dërhemë, por ata kanë lënë si trashëgimi dijen, prandaj kush e merr ka marrë hisen më të bollshme." (Hadith). Në Medine myslimani kalitet... Mëkëmbet... Sikurse nxënësi i dijes, i cili aty formohet, gatuhet, përparon dhe del për ta shpërndarë dijen në të gjithë globin.

***
Rruga për në Mekë të kujton Hixhretin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam... Dhe ja, Meka me plot kodra, vendi ku lindi i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem.
Tavafi rreth Qabesë është kënaqësia më e madhe, që mund të përjetohet në Haxh. Duke shikuar Qabenë, duke lëvizur buzët që nxjerrin fjalë nga zemra me të cilat lavdërohet Mbreti i Qiejve dhe i Tokës, i cili robërve të Vet nëse i luten Atij u përgjigjet. Safa dhe Merua, dy kodra këto që me kujtime të çojnë edhe më larg nga epoka jonë... Deri te gruaja e Ibrahimit (Mikut të Allahut) alejhi selam, Haxhereja, e cila edhe sot mbetet shembull i qëndresës, durimit dhe i devotshmërisë për të gjithë muslimanët.
Kuptuam se namazi, dhikri, leximi i Kuranit, duatë në Harem, vërtetë përjetohen si askund tjetër. I pa të meta është Allahu, që lë shenja për robërit e Vet, në mënyrë që t’u shtohet imani në Madhërinë e Tij.
Meka kishte vende që qëndrimi dhe bujtja aty të kthente tek mënyra e jetesës së atyre, që i përkisnin brezit më të mirë, atij të artë. Ku qëndron kjo kthesë? Vërtet qëndron në Mina...

***
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, do ta përmendte të fundit (të pestin) Haxhin në hadithin rreth shtyllave të fesë. E në një hadith tjetër do të thoshte se: “Haxhi është në Arafat”.

Shtylla e parë e Islamit është Shehadeti, pra, Teuhidi, e në Arafat fjala më e dashur tek Allahu, sipas një hadithi është fjala “La ilahe ilAllahu, vahdehu la sherike leh, lehul mulk, ue lehul hamd, ue huve ala kuli shejin kadir”, pra, fjalë e Teuhidit. Fillimi me Teuhid, sikurse edhe shtylla e fundit e Islamit me Teuhid.
Është fjala La ilahe ilAllah, për të cilën Allahu, më i Larti, krijoi qiejt dhe tokën, ditën dhe natën, xhindet dhe njerëzit, dhe gjithçka që ekziston. Për këtë fjalë shkohet në Haxh. Për fjalën La ilahe ilaAllah, prandaj Allahu, më i Larti, thotë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që i bëjnë) njerëzit". (Ali Imran: 96-97).
Nëse në mëngjeset e verës, lulet e freskëta janë shumë më të bukura, kur mbulohen nga vesa, besimtarët janë shumë të bukur në Arafat, kur përloten duke e lutur të Mëshirshmin, Falësin, Dhuruesin, Atë që Lartmadhëruar qoftë, në atë vend liron shumë robër të Tij nga Zjarri dhe ua falë mëkatet.
Abdullah b. Mubareku do të pyeste në Arafat Sufjan b. Ujejnen se:

“Kush është më i keqi në këtë grumbull njerëzish? E ai iu përgjigj: Ai që mendon se Allahu nuk ia fal”.

“O Allah! Ti e di pse kam ardhur këtu!”, kështu kishte bërë dua një plaku ynë në Arafat!

Uel hamdu lilahi rabil alemin!

P.S. T’i thuash dikujt: “Na përshkruaj pak, si e kalove në Haxh” zakonisht merr përgjigjen se është shumë e vështirë, apo edhe e pamundur. Për të mos thënë të njëjtën gjë shkrova ato që përjetova, duke i ikur ndonjë stili barok, për të qenë sa më origjinal, i shkurtër dhe i qartë.


Mirsim Maliqi

publikimi i parë revista Albislam nr. 66
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Përjetime nga Haxhi...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum