www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë Empty
MesazhTitulli: Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë   Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë EmptyMon Oct 11, 2010 7:14 pm

Estrada jonë, me ose pa insistim, dëshiron që fëmijët e tyre të kenë të njëjtin “zanat”. Qe nga paralufta estrada kosovare ka nisur një “fushatë” në formë përkrahjeje për fëmijët e tyre, madje ata duan që gjithsesi të jenë të njohur si këngëtarë.

I pari që donte të shihte fëmijën e tij si të njohur ishte Sabri Fejzullau, i cili humorin e paraluftës me titull “Mësuesja” e realizoi me Ermalin.

Në këtë humor paralajmërohet se Ermali do të jetë këngëtar dhe ashtu doli më vonë. Ermali filloi të këndojë dhe të jetë prezent në ekranet televizive. Por, ajo që vërejmë është përkrahja e vazhdueshme e Sabriut, i cili edhe sot vazhdon të thotë se Ermali ka talent dhe zë të veçantë.

Madje Sabriu vazhdoi promovimin e djalit të tij në vitin 1999, atë kohë me këngën e përbashkët në mes Sabriut, Adelina Ismajlit, Ermalit, Sinan Vllasaliut dhe Adelina Thaçit.

Kurse, brenda këtij viti ai së bashku me djalin e tij morën pjesë në spektaklin”Shpia e Kosovës”, ku edhe kënduan së bashku.
Përkushtimi më i madh që fëmijët e tyre të jenë të njohur u vërejt më vonë edhe nga pjesa tjetër e estradës tonë.

Edhe këngëtari tjetër Shkelzen Jetishi, pas luftës, nisi të lëvdojë djalin e tij Korabin, duke thënë se djali i tij është më i mirë në muzikë. Ndërkaq, në vitin 2008, babë e bir realizuan edhe një duet me titull “Si babë e bir”.

Lavdërime për vajzën e saj ka bërë edhe Shkurte Fejza. Madje, ajo pat thënë se ka Gresa Behluli ka zërin më të mirë se ajo. Të dyja ajo në vitin 2009 patën realizuar këngën “Nëna dhe bija”.

E ai që mbështet djalin e tij, si në media ashtu edhe te kolegët është Nystret Muçiqi. Megjithëse, ende nuk kanë realizuar një këngë së bashku me djalin e tij Albatritin, tashmë në shumë koncerte i shohim së bashku.

Albatrinti ka thënë për Kosovapress se gjatë karrierës tash e dy vjet ka pasur një përkrahje të madhe dhe shpreson ta ketë edhe në të ardhmen.

“Krahu i djathtë është babai im, Nystreti, i cili më ka ndihmuar shumë që nga fillimi, i cili është i vështirë për ne këngëtarët e rinj. Prindërit më kanë frymëzuar me muzikë dhe i falënderohem shumë që janë në krahun tim gjithmonë”, ka thënë Albatrini.

Ai thotë se për momentin është i fokusuar në këngët e reja, kurse sa i përket duetit me Nystretin ka menduar të realizojnë një duet të tillë, por për momentin ky bashkëpunim nuk është në plan.

Kurse, Ilir Shaqiri është vërejtur më pak duke përkrahur djalin e tij, Korabin, megjithatë edhe ai nuk ka mbetur pa e përfshirë në angazhimet e përbashkëta. Për festën e Vitit të Ri 2010, ata i pamë duke kënduar së bashku me xixëllonjat në këngën “Liri”.

Edhe Korabi e pranon se gëzon përkrahjen e prindërve. Ai ka thënë për Kosovapress se dëshira e tij, por edhe karriera e babait të tij, e ka drejtuar atë në muzikë.

Korabi tregon edhe përkrahjen e Ilirit në kompozicion dhe këndimin klasik, sidomos në tekstet që e kanë ndihmuar shumë, por edhe në drejtimin e rrugës së vlerave muzikore dhe artit të mirëfilltë.

“Unë gjithmonë konsultohem me babanë për gjithçka dhe ndihma e prindërve të mi vjen edhe në këto momente kur kam më shumë se dy vjet në skenë dhe besoj që gjithmonë do të kemi ndihmën e prindërve, pasi që dihet se ata kanë përvojë shumë të madhe sa i përket muzikës”, pohon Korabi.

Përkrahje dhe publicitet të madh të bijës së saj i po i jep edhe këngëtarja Alberie Hadergjonaj, e cila siguron se Anxhelina së shpejti do të jetë e madhe.

Alberia përveç që prezanton atë te kolegët nga sfera muzikore, ajo tashmë ka filluar të publikojë klipin e këngës dhe fotot e zemrës së saj siç e quan në profilin e saj në Facebook.

Madje, Alberia duke komentuar klipin e këngës së Anxhelinës thotë se ky është një fillim i bukur.

“Fillimi i bukur ishte, por siguroj që ka për të qenë e madhe shpejt”, shkruan për vajzën e saj Alberia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fëmijët të mos jenë pjesë e fushatës elektorale
» Spears nuk dëshiron që fëmijët të trashëgojnë profesionin e saj
» Për kë bënë tifo estrada shqiptare në Kampionatin Botëror?
» Te semuret me tumor s’duhet te jene depresive
» Talentja kosovare e Londrës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum