lola Përgjegjës b> font> i Forumit b> font>
Numri i postimeve : 29035 Data regjis. : 05/11/2009 Age : 34 Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)
| Titulli: Dhimbja e kockave, si ta trajtojme Tue Oct 12, 2010 1:29 am | |
| Shumë mite ekzistojnë rreth osteoporozës. Ajo është një sëmundje që çon në hollimin e kockave dhe thyerjen e kyçeve dhe të shtyllës kurrizore. Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Osteoporoza shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dinë se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakturë në kockë. Sindi Huhl ishte 46 vjeç kur zbuloi se ajo kishte osteoporozë vetëm pasi tronditi kyçin e dorës, kur rrëshqiti e u rrëzua aksidentalisht dhe pësoi thyerje. Ajo thotë se ndjeu një dhimbje sikur e kishin goditur me një send të fortë në dorë. Mjekët i thanë se kishte nevojë për operacion për kthimin e kyçit në vend. Mjekja Loraine Fizpatrik që kreu operacionin, thotë se kocka e dorës së Sindit dukej sikur ishte ajo e një gruaje 20 vjeç më të të moshuar. Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit përllogarit se gratë 30-40-vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale, dallimi duket qartë. Ndërkohë që 80 për qind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, por edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj. Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti. Mjekja Felicia Kosman thotë se njerëzit harrojnë t’i marrin ilaçet. Gra të moshave 60, 70, 80 vjeç vuajnë nga sëmundje të tjera dhe marrin shumë ilaçe dhe shpesh ilaçet për osteoporozën i lënë mënjanë. Ata që ndërpresin marrjen e ilaçeve janë në rrezik më të lartë për të pësuar frakturë në kockë. 20 për qind e personave që pësojnë frakturë kockash të kyçeve të pjesës kryesore të trupit vdesin një vit pas rrëzimit të tyre; zakonisht nga ndërlikime të tilla si pneumonia ose mpiksjes së gjakut pas operacionit. Por një ilaç i ri, acid zoelidronik, që i jepet pacientit vetëm një herë në vit nëpërmjet venave, ndërkohë procesi zgjat 15 minuta. Mjekja Eleonor Modi pranë spitalit Brigham thotë se, ilaçi është po aq i mirë sa edhe ilaçet e tjera në treg dhe është lehtë për t’u marrë. Sipas studimit, gratë që morën acid zoelidronik u prekën shumë herë më pak nga frakturat sesa gratë që morën placebo. Ilaçi i ri ndodhet ende në fazën eksperimentale dhe së shpejti pritet të hidhet në qarkullim. |
|