www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr  Empty
MesazhTitulli: Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr    Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr  EmptySat Oct 23, 2010 12:35 am

Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr  22arifi4

Prishtinë, 22 tetor - Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka akuzuar koalicionin e deridjeshëm qeverisës PDK – LDK se e ka përmbysur shpresën e zhvillimit të vendit pas pavarësisë, ndërsa për kryeministrin Thaçi ka thënë se tash e tri vite ka prodhuar vetëm mjegull dhe terr informativ, duke i privuar qytetarët e Kosovës që të jenë të informuar drejt për atë se çka po ndodh.

Arifi, siç raporton KosovaLive, ka theksuar se qytetari i Kosovës tash e tri vjet me radhë është gënjyer për progresin e madh të Kosovës, ndërsa në fakt ky raport, si edhe shumë të tjerë, po dëshmojnë se në Kosovë nuk ka përparim. Në Kosovë ka përkeqësim, që nëse nuk ndalet, do të lë pasoja afatgjate për të ardhmen e popullit të Kosovës.

“Jemi dëshmitarë se ditëve dhe javëve të fundit opinioni publik i Kosovës është me të drejtë i preokupuar me krizën e rëndë qeveritare dhe temën e vështirë të gjetjes së koncensusit për zgjedhjet e reja. Ky debat është i vështirë dhe është në vazhdën e lajmeve të këqija me të cilat qytetari i Kosovës vazhdimisht po përballet”, ka theksuar të premten Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së AAK-së, në një konferencë për media.

Sipas tij, që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, populli i Kosovës ka pasur vetëm lajme të këqija dhe asnjë lajm që shton shpresat për një të ardhme më të mirë. Ai tha se populli i Kosovës është duke jetuar në varfëri të madhe, me papunësi të madhe dhe ajo që është më e keqja, pa ndonjë shpresë, sepse shpresën e zhvillimit pas pavarësisë e mbyti koalicioni i deridjeshëm qeverisës PDK - LDK.

Ai ka përmendur se para dy ditësh organizata me reputacion të respektuar në botë, Reporterët pa kufij, ka prezantuar një realitet të dhimbshëm dhe ndëshkues për Kosovën, duke e radhituar nga vendi 77 në vendin e 92 për lirinë e të shprehurit. Pra Kosova, ky vend që sapo e ka fituar pavarësinë, e pak ma moti edhe lirinë, ka shënuar dhe shënon degradim në parimin kryesor të lirisë dhe demokracisë: Lirinë e të shprehurit. Ky është një lajm shumë i keq, e i cili nuk guxon të injorohet.

“Kjo është një goditje dëshirës së popullit të Kosovës për liberalizim të vizave dhe përpjekjeve për anëtarësim. Koncepti i deritashëm qeverisës i kryeministrit Thaçi, nuk është duke e dërguar Kosovën drejt Bashkimit Evropian, por është duke e dërguar në një botë tjetër. Kosova, në listën e Reporterëve pa kufij, është një vend më keq sesa Sierra Leone dhe me këto trende që Qeveria Thaçi i promovon, është në rrugë që të arrijë nivelin e vendeve si Bjellorusia, Kongo, Venezuela, Kuba, Koreja Veriore, e kështu me radhë”, ka theksuar Arifi.
“Ne e pyesim kryeministrin Thaçi, që vazhdimisht flet për qeverisjen e mirë, a është cenimi i shprehjes së lirë dhe ngulfatja e mediave parim mbi të cilin ai sheh se si ndërtohet demokracia? A është për kryeministrin Thaçi financimi i mediave të tij partiake koncept mbi të cilën ndërtohet qeverisja e mirë? Pse duhet që në Kosovë mediat të shantazhohen, kërcënohen apo edhe të korruptohen?”, ishin këto pyetje që i shtroi Avni Arifi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Arifi: Thaçi prodhoi vetëm mjegull e terr

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Arta Arifi ish bashkëshortja e Genc Prelvukaj 3 vjet lidhje “klandestinçe”
» Thaçi: Do të befasoheni
» Thaçi “peshkon” deputetë në LDK
» Thaçi pa kundërkandidat për kreun e PDK-së
» Thaçi udhëtoi në Dubrovnik
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum