www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop Empty
MesazhTitulli: Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop   Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop EmptySun Oct 24, 2010 1:34 am

Për këngëtarin dhe kompozitorin e shquar britanik, tekstet e këngëve të reja sot “janë të shëmtuara, u mungon frymëzimi dhe duken të gjitha njëlloj. Edhe këngëtarë të mirë është e vështirë të gjesh”

Kjo e tija mund të duket si ankesa e një ylli muzike që nis të ndiejë peshën e moshës. Këto janë fjalët e kompozitorit dhe këngëtarit të madh britanik, Elton Hercules John, 63-vjeçarit me 350 milionë disqe të shitura në të gjithë botën, i angazhuar këto ditë me realizimin e një muzikali mbi “Fermën e kafshëve” të Orwell. Këto deklarata ndoshta janë influencuar paksa edhe nga ajo që ai ka shpjeguar për revistën “Radio Time”: Lily Allen, Lady Gaga e Amy Winehouse, të konsideruara si mbretëreshat e momentit të muzikës pop, i pëlqejnë shumë. Megjithatë, për të, të talentuar sot nuk gjenden shumë. “American Idol” apo “X Factor”, spektaklet e mëdha të talenteve, me thënë të vërtetën e mërzitin shumë. “Televizioni i merr të rinjtë nga rruga, i nxjerr në skenë dhe u jep të këndojnë ndonjë këngë. Nëse gjithçka shkon mirë, i mban nën vëzhgim për gjithë vitin dhe gjithçka përfundon këtu. Ata më pas bëhen yje. Ku do të përfundonin Lewis apo Alexandra Burke, nëse nuk do të ishte dikush që do të shkruante tekste këngësh për to?”, thotë ai. Po mbi të gjitha lind pyetja: Ku ka përfunduar arti? “Spektaklet që promovojnë talentet, ofrojnë spektakël. Por muzika e vërtetë nuk ka shumë lidhje me to. Edhe Susan Boyle është një fenomen që pëlqehet shumë, por unë mendoj se ajo nuk e ka fare idenë për vështirësitë e botës së shou-biznesit”. Për më tepër, Sir Elton shton se “tekstet e këngëve të reja të muzikës pop rrok sot janë të shëmtuara, homologe dhe duken të gjitha njëlloj. Gjithandej mungon frymëzimi”. Popi i kohëve moderne nuk është si ai i kohës kur Elton nisi të këndojë, dhe për të ky është një fakt shumë i rëndësishëm. Në fillimet e tij, njeriu që i shkruante tekstet e këngëve quhej Bernie Taupin, që në jetë, përveçse shkruan këngë për veten, është edhe poet. Një burrë romantik dhe shumë i dashuruar. Në tetor të vitit 1969, për shembull, kur shkoi në shtëpinë e Elton John me adrenalinën në maksimum, bërtiste: “Unë e adhuroj këtë djalë”. Futi dorën në xhep dhe nxori prej andej një copë letër, ku shkroi: “It’s a little bit funny this feeling inside, I’m not one of those who can easily hide”. Bëhej fjalë për “Your Song”. Elton John la kafenë dhe u ul në piano. Për të kompozuar muzikën nuk ju deshën më shumë se dhjetë minuta. Si përfundim doli një kryevepër. “Ehh, kërkoja një këngë të ëmbël, ishte mëngjes dhe unë nuk doja ta zgjoja Benin nga topitja dashurore ku kishte rënë”. Në ato vite, Elton, njeriu më i përfolur që bënte muzikë rrok, kishte kaluar shumë net në klubet e Londrës. Sepse nuk kishte rrugë tjetër, por mbi të gjitha donte të shihte fytyrat e qenieve njerëzore, donte të ndjente aromat dhe të shihte nga afër reagimet e njerëzve të vërtetë. Në këtë udhëtim të çuditshëm netëve të errëta i rastisi të takonte një këngëtar të muzikës bluz, me zë shumë të thellë. Ishte i gjatë, bukurosh dhe gej. Quhej John Baldry dhe miqtë e kishin pagëzuar me emrin Long John. Kënga e tij “Let the Heartaches Begin” në vitin 1967 dominoi në klasifikimet angleze, ndërsa për njerëz si Rod Stewart dhe Paul McCartney, Long John ishte një mit i asaj kohe. Elton John, që ishte pjesë e grupit të tij, e konsideron si një lider të jashtëzakonshëm. “Më ka mësuar shumë. Nëse nuk do të kishte qenë për të, do të isha një person ndryshe. Nuk do të kisha shkuar nga një lokal nate në tjetrin dhe nuk do ta kisha gjetur kurrë veten dhe muzikën time”.

Albumi i ri
“The union” është albumi i ri që këngëtari ka nxjerrë vetëm dy ditë më parë. Për Elton John, ky album lindi nga vlerësimi i tij për Leon Russell dhe dëshira për të bërë diçka shumë larg kritereve standarde të muzikës pop. Me këtë bashkëpunim duket se e ka arritur qëllimin e tij. “Në moshën 63-vjeçare e kuptoj se nuk do të jem shumë shpesh në krye të klasifikimeve, por tani për mua e rëndësishme është të bëj albume dhe të përpiqem të jem një njeri i matur. Leon është idhulli im, dhe të punoja me të ishte një eksperiencë e paharrueshme. Ky album do të nxjerrë në dritë punën e Leon. Unë dua që ai të ketë gjendje ekonomike të pranueshme, të përmirësoj paksa jetën e tij. Ajo që dëshiroj për të janë vlerësimet që nuk ka marrë në këto 35 vjetët e fundit. Dëshiroj që emri i tij të përmendet nga të gjithë, ashtu si dikur”. Dy artistët janë njohur bashkë në vitin 1970. Leon Rusell, 68-vjeçari me lukun e tij të veçantë dhe një talent të rrallë që ka bërë muzikë rrok prej më shumë se 50 vjetësh, ka bashkëpunuar me John Lennon, “Rolling Stones”, apo Joe Cocker.

Karrierë e adhurueshme
Përgjatë karrierës së tij 40-vjeçare, ai ka shitur më shumë se 350 milionë albume, duke u bërë një nga kantautorët më të famshëm të të gjitha kohërave. Ndërkaq, bashkë me tekstshkruesin Bernie Taupin, formojnë një nga çiftet e kompozitorëve më të famshëm dhe më të mëdhenj në historinë e muzikës bashkëkohore. Në vitin 1994 hyri në “Rock and Roll Hall of Fame”, ndërsa në vitin 1998 mori titullin “Knight Bachelor” nga Mbretëresha Elizabet për kontributin e tij në muzikë, bamirësi dhe kulturën angleze. Në vitin 2004, revista “Rolling Stones” e pozicionoi në vendin e 49-të në 100 artistët më të mirë të të gjitha kohërave. Po e njëjta revistë e ka pozicionuar në vendin e 38-të në listën e saj për zërat më të mirë të shekullit. Ndërkaq, shumë revista të tjera e kanë kurorëzuar me titullin artisti solist më i mirë i seksit mashkull. John u bë i famshëm me këngë të tilla si

“Your Song”, “Rocket Man”, “Candle in the Wind” (kënga që iu kushtua Lady Diana-s në vitin 1997), “Goodbye Yellow Brick Road”, “Crocodile Rock”, “Daniel”, “Tiny Dancer”, “Don’t Let the Sun Go Down on Me”, “Don’t Go Breaking My Heart”, “Sorry Seems To Be The Hardest Word” dhe “Sacrifice”. I përket atij singëlli më e shitur në histori, “Candle in the Wind 1997/Something About The Way You Look Tonight”, me 37 milionë kopje të shitura. Të gjitha të ardhurat ju dhuruan fondacionit të Princeshës Diana. Pianoja është instrumenti i tij i preferuar dhe askush nuk mund ta imagjinojë Elton John të performojë në skenë pa të. Për më tepër ai është një nga kompozitorët më të zotë që ka njohur historia e muzikës: në karrierën e tij ka kompozuar më shumë se 700 këngë, pothuajse të gjitha të publikuara dhe është i njohur për shpejtësinë me të cilën kompozon. Ka qenë i pranishëm në më shumë se 2600 koncerte, duke nisur që nga fundi i viteve ‘60 dhe ka bashkëpunuar me artistët më të mëdhenj që jetojnë ende.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Elton John: Sot nuk ka muzike te bukur pop

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rasti i kërcënimit ndaj Elton John
» Gaxha: Nuk bëj muzikë komerciale
» Si të dëgjojme muzikë në celular pa kufje!
» Adelina Ismajli me muzike te vjedhur
» J-Lo ndjehet sikur e diplomuar në muzikë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum