www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha Empty
MesazhTitulli: Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha   Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha EmptyFri Oct 29, 2010 7:53 am

Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha Zanacela

Një tjetër fitues do të dalë nga ajo skenë me fat. Shumë të tjerëve u ka ndrirë pas kësaj. Duket se Zana Çela është fatsjellëse për të gjithë. Javës që vjen nis edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik, « Marie Kraja ». Përgatitjet janë në momentet e fundit dhe stafi organizator është në ethe, që gjithçka të shkojë mbarë. Producentja Zana Çela tregon të rejat e këtij edicioni, por edhe të tjera projekte që ka në duar.
Znj. Zana, ju jeni një nga ato producente, që gjithnjë krijon diçka, momentalisht ç’projekte keni në duar ?
Po punojmë për Festivalin Ndërkombëtar Operistik «Marie Kraja», i cili do jetë më datë 30 dhe 31 tetor, në ora 19.00. Jemi në momentet e fundit, në fazën e skenës, pasi tashmë këngëtarët e seleksionuar në fazën e parë do të konkurrojnë në skenën e Akademisë së Arteve dhe në transmetim televiziv në Televizionin Shqiptar. Por përveç këtij projekti të madh kemi filluar të punojmë dhe për edicionin e 6-të të spektaklit Akademia e Yjeve, i cili do të jetë në muajt e ardhshëm. Një tjetër projekt krejt i ri, ka startuar gjithashtu në studion tonë. Mendojmë që do jetë një pasurim i jetës artistike të vendit, por meqë realizohet për herë të parë, nuk ka ardhur ende koha për ta prezantuar konkretisht.
Janë jo pak, si arrini t’i menaxhoni të gjitha njëherësh ?
Kam mbi 15 vjet që punoj me stafe të mëdha dhe jam me fat që bashkëpunoj me më të mirët e artit dhe televizionit në Shqipëri, si regjisori Pali Kuke, Stefan Gajo, kompozitori Robert Radoja, skenografi Bashkim Zahaj, mjeshtri i ndriçimit Lulzim Tufa. Jam e lumtur që kam qenë në bashkproduksion me drejtuesit e njohur të mediave, Aleksandër Frangaj dhe Petrit Beci. E të sigurosh bashkëpunimin e këtyre emrave, projektet shkojnë drejt suksesit.
Kë keni më shumë për zemër mes tyre?
Për mua të gjitha janë njësoj të vlerësuara dhe këtë e them sinqerisht. Mundohem që tek të gjitha të vë pasionin dhe shpirtin tim, për t’i dhënë spektatorit sa më shumë art të kultivuar. Por duhet ta pranoj se, ai që më dhemb më shumë mes tyre, është Festivali Operistik. Është një aktivitet ndërkombëtar, unikal, festivali i parë ndërkombëtar i organizuar në Shqipëri, të gjithë të tjerët në fusha të ndryshme të artit nisën pas tij), i vetmi festival shqiptar që ka në jurinë e tij drejtorët e operave prestigjioze europiane dhe amerikane, si ai i La Scalas, i Operës së Barcelonës, Opera Europës, New Opera-New York. Të kujtojmë se fituesja e vitit të kaluar pati shansin të lidhë një kontratë 2-vjeçare me Akademinë dhe Operën e La Scalas, ku po interpreton rolet e saj të para. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre arritjeve, përgjatë këtyre 11 vjetëve, ka kaluar mes dilemash dhe krizash të forta për vazhdimësinë e tij. Është e çuditshme që festivalet ndërkombëtare që janë faktor aktiv, konkret i integrimit të kulturës shqiptare në Europë, nuk gjejnë ambient dhe përkrahje në shoqërinë tonë.
Meqë jemi në prag të “Marije Krajës”, ç’prurje ofron ky edicion?
Janë 17 këngëtarë të rinj operistikë, të përzgjedhur mes 114 kandidatësh që konkurruan në fazën e parë. Ata vijnë nga Spanja, Gjermania, Rusia, Italia, Meksika, SHBA, Korea e Jugut, Greqia, Maqedonia, Danimarka e sigurisht Shqipëria. Ata sot përbëjnë elitën e brezit të ri, që po hyn në tregun operistik europian. Tashmë gustot dhe preferencat në strategjinë e marketingut operistik botëror kanë ndryshuar dhe ky imazh i ri do përfaqësohet shumë mirë dhe përmes konkurrentëve të këtij edicioni. Ne jemi shumë të sigurt për nivelin e lartë të konkurrimit, i cili përsëri dhe këtë vit, veç çmimeve do konkludojë me kontrata mes drejtorëve të operave dhe agjencive që janë në jurinë tonë dhe artistëve pjesëmarrës. Shpresoj shumë që do ketë dhe një tjetër surprizë të madhe për artistët e rinj shqiptarë, sigurisht nëse ata prezantojnë nivele tepër të larta.
Si është rritur festivali me vitet?
Kur nisi në janar të vitit 1999, ky aktivitet ishte një kompeticion nacional, ndërsa sot është kthyer në një aktivitet të mirënjohur ndërkombëtar, në të cilin konkurrojnë artistë nga 4 kontinentet. Festivali i Shqipërisë është kthyer në një moment promovues, jo vetëm për artistët tanë, por dhe për ata të huaj, të të gjithëve, pa dallim nacionaliteti. Ky festival ka startuar karriera ndërkombëtare, falë personaliteteve të jurisë sonë të nderuar, të cilët çdo vit në festivalin tonë piketojnë artistë për rolet e operave të tyre. Shembujt janë të shumtë, që nga Josif Gjipali, tek Evis Mula, nga tenori belg Michael Fisch, tek këngëtarja nga Turqia Perihan Diana Nayir, apo koreani Hyoung Kyoo Kong, etj., etj. Të gjithë janë sot me karriera të suksesshme ndërkombëtare.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua
» Zana, e bukur dhe e famshme
» Zana Krasniqi, karrierë aktrimi në Los Angeles
» Të Gjitha msn-T e Antarve Ketu
» Gjebrea: Anna mbi të gjitha
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum