www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare  Empty
MesazhTitulli: Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare    Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare  EmptySat Oct 30, 2010 12:33 am

Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare  29bukoshi_4

Prishtinë, 29 tetor - Bujar Bukoshi përsëriti sot se Lista alternative, “LDK- Ibrahim Rugova”, do të regjistrohet në KQZ si “iniciativë qytetare”. Bukoshi tha se nuk ka marrëveshje me Kryesinë aktuale të LDK-së, prandaj do të garojë si e veçantë, por nën ombrellën e LDK-së. Ndërsa, Sekretari i LDK-së, Ramë Manaj tha se në KQZ nuk mund të garojnë dy lista të LDK-së, duke thënë se Lista alternative e LDK-së, e quajtur “LDK- Ibrahim Rugova”, mund të regjistrohet si e veçantë.

Bujar Bukoshi përsëriti sot akuzat ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Fatmir Sejdiu, duke thënë se ai është fajtori kryesor për krizën në LDK. Ai tha për Radio Blue Sky se “Lista-Ibrahim Rugova” nuk është kundër LDK-së, por, në një mënyrë, shpëtim i saj, duke qenë se do të mbledhë votat për LDK-në.

Bukoshi u shpreh se kjo listë do të regjistrohet si iniciativë qytetare duke ditur se partia nuk mund të dal me dy lista zgjedhore. Ai akuzoi Sejdiun si bartës kryesor të krizës në LDK dhe shkaktarin që nuk është arritur dje marrëveshja për bashkëpunim.

“Kjo listë është për LDK-në, për të mbledhur vota për LDK-në, jemi të detyruar të regjistrohemi si listë “iniciativë qytetare”, sepse një parti nuk mund të dalë me dy lisa në zgjedhje. Kjo do të quhet listë qytetare “LDK Rugova”, për shkak të problemeve të shkaktuara nga Sejdiu, të shpëtojmë votën në këto zgjedhje. Ne mendojmë se i ndihmojmë kësaj, nëse lejoni që Sejdiu të bëjë kërdi në parti, të shpëtojmë votat e LDK-së”, tha Bukoshi.

Ndërsa, sekretari i LDK-së, Ramë Manaj tha se brenda LDK-së nuk mund të ketë iniciativë qytetare, duke thënë se lista alternative e LDK-së - Ibrahim Rugova, mund të regjistrohet si e veçantë. Ai tha se Kryesia e LDK-së nuk ka qëndrim zyrtar për zhvillimet e djeshme, por mohoi që brenda LDK-së mund të ketë dy lista zgjedhore.

“Nuk kemi vlerësime në LDK për atë që ka ndodhur dje, në kuptim të ligjit nuk mund të ketë iniciativë qytetare brenda një partie politike, është një nonsens, askush nuk ja mohon të drejtën askujt, por brenda LDK-së nuk mund të ketë iniciativë qytetare”, tha Manaj.

Bujar Bukoshi dhe Ukë Rugova publikuan dje listën alternative “LDK - Ibrahim Rugova”, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bukoshi e Rugova sqaruan se kjo listë nuk është parti e re politike, por një fraksion brenda LDK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Lista e Bukoshit dhe Ukës si iniciativë qytetare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Në Mitrovicë më pak qytetarë, parregullsi njësoj
» Thaçi përmes ueb-faqes komunikoi me qytetarë
» Lista e Fobive...!
» Lista e Fobive...!
» Lista e Presidenteve te Shqiperise
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum