www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në Empty
MesazhTitulli: Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në   Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në EmptyFri Nov 20, 2009 1:02 am

Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në sëmundje

Xhelozia është një emocion, edhe pse në të shumtën e herëve i padëshirueshëm, që shfaqet kryesisht përmes tri karakteristikave: nevojë për ekskluzivitet, posedim, apo frikë nga braktisja. Megjithatë, trajtimi i xhelozisë nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit në të cilin ndodh. Ajo çfarë është shqetësuese nuk është xhelozia në vetvete, por pasojat e saj, pasi në të shumtën e herëve ajo shkakton stres dhe dhimbje tek personi. Ashtu si në rastin konkret, shpesh individi nuk është i vetëdijshëm për forcën e saj shkatërruese. Ky emocion lind si një reagim i ardhur jo gjithmonë nga një kërcënim real, por edhe imagjinar, në një marrëdhënie të rëndësishme. Xhelozia mund të jetë normale kur bazohet në realitet dhe dezluzione, kur ajo vjen thjesht si pjellë e fantazisë. Në këtë kontekst nganjëherë ajo mund të konsiderohet si e shëndetshme: në çdo çift që është i ngjizur prej dashurisë ekziston ankthi i fshehtë i humbjes së tjetrit. Pak xhelozi, me kusht që të mos bëhet persekutuese, duket se e kënaq partnerin, pasi tregon interes për të.
Frika e braktisjes shkakton xhelozi
Frika e braktisjes bën pjesë në inventarin psikik të çdo njeriu. Por nëse pjesa më e madhe e mendimeve tona vërtitet rreth idesë së “humbjes” së tjetrit, atëherë xhelozia mund të kthehet në sëmundje. Padashur ajo mund të të krijojë ankth, dyshim që kthehet edhe në makth, prej të cilit gjeneron një agresivitet persekutues ndaj partnerit. Në raste të tilla kemi të bëjmë me xhelozi patologjike. Kjo lloj xhelozie, që vjen nga të menduarit delirant, shpesh shfaqet e shoqëruar edhe me të tjera shqetësime si depresioni, alkoolizmi e të tjera, që kanë lidhje me personalitetin. Karakteri i xhelozisë formohet qysh në fëmijëri në fakt, kur fëmija fillon të ndjehet i përjashtuar nga lidhja me prindin me seks të kundërt. Shumë njerëz mund të kenë konflikte të brendshme të pazgjidhura, të mbartura nga fëmijëria. Dhe i përjetojnë këto konflikte si dobësi, pasiguri dhe frikë, ndaj kur befas bien në dashuri, e cila është reciproke, dobësia, frika dhe pasiguria sikur zbehen: ndjehen të dashuruar, edhe pse nuk janë të perfeksionuar. Pra, është dikush që i pranon. Ndjehen të realizuar, të sigurt. Por kur kjo dashuri u kërcënohet, frika dhe pasiguria që mendonin se i kishin flakur përgjithmonë kthehen me forcë prapë tek ata. Nëse personi që ata dashuronin, personi që mendonin se i donte dhe ia pranonte me gjithë të metat e tyre i braktis për një tjetër, pastaj u duket sikur s’ka më shpresa për ta, nuk mund të ndjehen më sërish të sigurt, as në ato gjëra që më parë i pëlqenin tek vetja.
Imazhet romantike
Të gjithë kemi prirje të krijojmë imazhe romantike për zgjedhjen e të dashurit tonë. E zhvillojmë këtë imazh shumë herët në jetë, bazuar në eksperiencat tona gjatë fëmijërisë dhe mënyra se si na kanë trajtuar që fëmijë ndikon shumë në këtë zhvillim. Arsyeja është se këto trajtime mbeten shpesh ende “çështje të pazgjidhura” brenda nesh. Si të rritur ne kërkojmë një person që të përshtatet me imazhin tonë romantik dhe kur e takojmë atë, përpiqemi ta projektojmë imazhin tonë të brendshëm tek ai/ajo. Ja pse themi shpesh kur biem në dashuri “më duket sikur kam një jetë që të njoh”. Ndaj suprizohemi kur pasioni, apo obsesioni për të mbaron, thua se ne nuk kemi parë personin e vërtetë, por projeksionin e imazhit tonë në fakt.

Ndikimi i marrëdhënieve të vjetra

Edhe cilësitë e marrëdhënieve që vendosen jashtë “zonës” seksuale janë shumë përcaktuese, pra mënyra e të jetuarit të lidhjes emocionale të dashurisë, aftësia për t’i besuar tjetrit, përkundja në intimitet, harrimi në ndjenja dhe pasion e të tjera si këto. Në dukje ngjajnë me diçka krejt të ndryshme nga dëshira, por ajo nuk është vetëm produkt trupor dhe është shumë lehtë e modifikueshme prej të gjitha ndjesive. Janë të rëndësishme edhe arsyet që, edhe pse jo seksuale, shtyjnë në sjellje seksuale, si: ankth, trishtim, ndjenjë vetmie, afeksion, nevojë për intimitet emocional, nevojë për të shkarkuar tensionin ose për të pasur avantazhe. Qëndron edhe fakti se nuk mund të shkëputesh lehtë nga e kaluara. Lidhjet e vjetra, pozitive ose negative, ndërtojnë një bagazh pak a shumë të rëndë, që merret nga pas gjatë gjithë jetës.

Ushqimet që ndikojnë në jetën seksuale

Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.

Nxitësit dhe impulsi i imagjinatës

Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Frika e meshkujve
» Ti perkushtohemi maksimalisht te dashur/it/es, apo ti lemi liri njerti tjetrit..
» Lyrical Son së shpejti me “Për inat t’njoni tjetrit”
» Gënjen nga frika prej gruas
» Allegri optimist, përkundër humbjes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum